Hetim në Shqipëri për fyerjet ndaj Greqisë në Facebook
Prokuroria e Athinës kërkon hetime në Shqipëri për një shqiptar që ka fyer simbolet e shtetit grek në profilin e tij në Facebook.
Lajmin e bën të ditur Panorama.
Personi i dyshuar ka publikuar edhe foto ku paraqiten persona me armë kallashnikov në duar.
Kërkesa për hetim ka ardhur prej faktit se profili në Facebook është hapur në një kompani shpërndarëse interneti në Shqipëri.
Gjykata e Tiranës ka pranuar kërkesën e drejtësisë greke për të bërë verifikime.
Prokuroria shqiptare po heton për akuzën e armëmbajtjes pa leje dhe fyerje të simboleve të një shteti.
Faqja në FB i përket Xhimi D., por prokuroria dyshon se bëhet fjalë për një pseudonim.