Forumi Kuq E Zi
FACEBOOK’, 80% E TË MITURVE TË REGJISTRUAR NË SHQIPËRI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
FACEBOOK’, 80% E TË MITURVE TË REGJISTRUAR NË SHQIPËRI Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
FACEBOOK’, 80% E TË MITURVE TË REGJISTRUAR NË SHQIPËRI Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
FACEBOOK’, 80% E TË MITURVE TË REGJISTRUAR NË SHQIPËRI Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
FACEBOOK’, 80% E TË MITURVE TË REGJISTRUAR NË SHQIPËRI 50039_1
Komisioneri për Mbrojtjen e të Dhënave Personale nëpërmjet një hulumtimi të bërë nëpër shkolla të ndryshme 9-vjeçare në kryeqytet dhe në rrethe ka konstatuar se mbi 80% e fëmijëve janë të regjistruar në ‘Facebook’.
Gjithashtu ata kanë konstatuar se këta fëmijë janë kryesisht nxënës të klasave të pesta apo të gjashta, në një kohë kur dihet që mosha minimale për t’u regjistruar në një rrjet social siç është ‘Facebook’ apo ‘Messenger’ është mbi 13 vjeç. Një tjetër konstatim ka të bëjë me faktin se këta të mitur disponojnë një numër të konsiderueshëm miqsh, të cilët sigurisht pjesën më të madhe të tyre nuk e njohin fare. Por ajo që është më e rëndësishmja ka të bëjë me faktin se midis të vegjëlve dhe prindërve të tyre ekziston një hendek teknologjik, si nga ana teknike dhe nga ajo kulturore, çka vështirëson komunikimin midis tyre. Për drejtorin e Drejtorisë së Marrëdhënieve me Publikun pranë Komisionerit për Mbrojtjen e të Dhënave Personale, Igli Pira mbetet shqetësues fakti se pjesa më e madhe e fëmijëve është në gjendje të regjistrohet në autonomi të plotë në një rrjet social apo në shërbimet e çatimit si ‘Messenger’, si dhe të vendosin foto dhe video. “Shumë prindër dhe mësues duken të shqetësuar për faktin se nuk janë në gjendje të menaxhojnë problemet e mundshme që mund të lindin nga një përdorim i papërshtatshëm i mënyrave të reja të komunikimit. Nuk duhet të harrojmë se mosha minimale për t’u regjistruar në një rrjet social si ‘Facebook’ është 13 dhe kushtet e përdorimit duhet të konsultohen kohë pas kohe pasi janë objekt ndryshimi”,- thotë Pira.
Prindërit
Për zyrën e Mbrojtjes të të Dhënave Personale frika më e madhe ka të bëjë me mundësinë që kanë fëmijët për të njohur persona ‘on line’ dhe të humbasin kontrollin e asaj çka ata bëjnë. “Në të vërtetë rrjetet sociale janë një mjet i cili përdoret kryesisht për të mbajtur këto marrëdhënie. Dëshira për të qëndruar në kontakt me miqtë është e njëjtë me çka ndodhte deri para pak kohësh kur fëmijët sa ktheheshin nga shkolla mbylleshin me orë të tëra në dhomë duke folur në telefon dhe prindërit që u kundërviheshin duke thënë “do ta mbyll me çelës atë telefon””,- shpjegon Pira. Sipas tij roli i prindërve qëndron në faktin se duhet t’i rikujtojnë fëmijëve dhe të rinjve që të arrijnë të dallojnë çka ndodh në jetën e botës së internetit dhe çka ndodh në jetën reale. Gjithashtu prindërit duhet të vendosin eksperiencën e tyre në funksion të edukimit të fëmijëve. Nga pikëpamja teknike prindërit mbase nuk mund të bëjnë shumë, por nga ana emocionale prindërit kanë detyrën të informojnë fëmijët se ata janë të pranishëm e janë të gjindshëm në çdo moment për fëmijët e tyre. “Pyetjet që kanë lindur gjatë takimeve të ndryshme kanë treguar për ekzistencën e një hendeku teknologjik që ekziston midis të rinjve dhe të rriturve si nga ana teknike dhe nga ajo kulturore, çka mund ta bëjë të vështirë komunikimin. Shpesh të rriturit nuk e dinë se ç’bëjnë të vegjlit ‘on line’ dhe se si ata mund të ndërhyjnë. Çfarë i shtyn fëmijët të kalojnë shumë kohë në internet? Shpeshherë fëmijët janë vetëm në shtëpi, çfarë mund të ndodhë?”,- vazhdon Pira. Këshilla e tij për prindërit qëndron në faktin se ata duhet t’i bëjnë fëmijët të kuptojnë se të gjithë kanë detyrën të mos ofendojnë të tjerët dhe që të jenë të përgjegjshëm për pasojat e veprimeve të tyre. “Komuniteti “on line” nuk bën gjë tjetër përveçse riprodhon një seri mundësish dhe rreziqesh që do t’iu paraqiten atyre në jetën e përditshme në marrëdhënie me njerëzit”,-thotë Pira. Gjithashtu, nuk duhet harruar fakti që përhapja apo publikimi i pamjeve të personave të tjerë përfaqëson një shkelje të të drejtës për mbrojtjen e jetës private, sidomos nëse personat e përfshirë janë të mitur.

https://kuqezi.albanianforum.net/

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
sa me thonnn e ka,m at fb se rrij ma shum nchat e forum se fb

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons