"Truri i njeriut është objekti më i mrekullueshëm dhe më i mistershëm në gjithë universin"- Henry F. Osborn, antropolog.
"Si
arrin truri të lind mendime? Ky është problemi kryesor, të cilit ende
nuk i kemi gjetur zgjidhje." - Charles Sherrington, fiziolog.
"Pavarësisht
nga grumbullimi i vazhdueshëm i njohurive shumë të hollësishme, mënyra
në të cilën funksionon truri i njeriut mbetet akoma një mister i
thellë."- Francis Crick, biolog.
"Kush flet për një kompjuter si
për një 'tru elektronik', nuk ka parë kurrë një tru." - Dr. Irving S.
Bengelsdorf, redaktor shkencor."Kujtimet tona aktive magazinojnë miliarda herë më shumë informacione se
një kompjuter i madh modern." - Morton Hurt, shkrimtar shkencor.
"Pasi
truri është i ndryshëm dhe pafundësisht më i ndërlikuar se çdo gjë
tjetër që ekziston në universin e njohur, përpara se të kemi mundësinë
të sundojmë natyrën misterioze të trurit, do të na duhet të heqim dorë
nga disa prej bindjeve tona më të forta." - Richard M. Restak, neurolog.
Në
lidhje me humnerën që ndan njeriun nga kafshët, Alfred R. Uolles,
'bashkautor i teorisë së evolucionit', i shkroi Darvinit: "Seleksionimi
natyror do ta kishte pajisur njeriun e egër me një tru pak më superior
se ai i majmunit, ndërsa ai zotron një tru paksa më inferior se ai i një
përfaqësuesi mesatar të shoqërisë sonë të shkolluar." I befasuar nga ky
pohim, Darvini ia ktheu: "Shpresoj që ti të mos kesh vrarë plotësisht
krijesën tonë të përbashkët."Të pohosh se truri i njeriut ka evoluar nga ai i njonjë kafshe, do të
thotë të sfidosh arsyen dhe faktet. Shumë më i logjikshëm do të kishte
qenë përfundimi:
"Nuk kam tjetër zgjidhje, përveçse të pranoj
ekzistencën e një Intelekti suprem, përgjegjës për projektimin dhe
zhvillimin e lidhjes së pabesueshme tru-mendje, diçka që tejkalon tejet
mase mundësitë e kuptueshmërisë njerëzore....Më duhet të besoj se e
gjithë kjo ka pasur një fillim inteligjent, se Dikush e ka bërë këtë të
mundur."- Dr. Robert J. White, neurokirurg
Truri ky top magjik!I përbërë nga miliona neurone, truri është organi më i ndërlikuar i çdo
gjallese. Shprehur figurativisht ai është më i ndërlikuar se cilido
kompjuter i sotëm modern, pra një superkompjuter biologjik
Për
t'i kuptuar më mirë sjelljet e njerëzve, duhet të dimë më shumë mbi
ndikimet biologjike tek ata. Pra, cili është ai gjenerator aq i fuqishëm
që i fut në funksion gjithë këto procese psiko-fizike? Kush tjetër,
përveç trurit.
Truri ka tërhequr gjithmonë vëmendjen, jo vetëm të
psikologëve të sotëm, por edhe të dijetarëve që nga kohët më të lashta,
sepse aktiviteti i tij psiko-fizik, ndikon dhe drejton pothuajse
shumicën e sjelljeve. I përbërë nga miliona neurone, truri (sidomos ai i
qenies njerëzore) është organi më i ndërlikuar i çdo gjallese. Shprehur
figurativisht ai është më i ndërlikuar se cilido kompjuter i sotëm
modern, pra një superkompjuter biologjik. Sa për ilustrim, sërish
figurativ, mund të themi se i tërë rrjeti telefonik botëror, në krahasim
vëllimor me trurin, paraqet vetëm një kokërr fasuleje.
Truri
është edhe pjesa më e rëndësishme dhe më e ndërlikuar e sistemit nervor.
Ai veçanërisht luan rol shumë të rëndësishëm për zhvillimin e jetës
psiqike të njeriut; rregullon funksionimin e organeve; harmonizon
organizmin në përgjithësi; bën të mundur lidhjen e organizmit me
realitetin objektiv (nëpërmjet transmetimit të impulseve nervore) dhe
paraqet bazën fiziologjike për tërë jetën psikike: pra, është bartës i
të gjitha proceseve psikike.Pjesët kryesore të trurit janë tri: truri i madh, truri i mesëm dhe
truri i vogël, kurse pjesa më e rëndësishme dhe më e zhvilluar e tij
është korja e trurit ose siç quhet ndryshe, korteksi. Në zhvillimin e
sistemit nervor, korja e trurit zhvillohet më vonë dhe ajo paraqet
rezultatet më të larta të evolucionit. Sipërfaqja e saj është rreth 2 m2
dhe përmban rreth 14 miliard elemente qelizore.
Truri i të
porsalindurit është katër herë më i lehtë se ai i njeriut të rritur.
Deri në vitin e gjashtë truri arrin përafërsisht 90% të peshës dhe të
proporcioneve të tij përfundimtare. Kështu, ndërmjet moshës 9 dhe
10-vjeçare, truri i fëmijës arrin të ketë proporcion gati të njëjtë me
atë të trurit të të rriturit. Gjithashtu, është vërtetuar shkencërisht
se pesha dhe mosha e trurit nuk është e lidhur drejtpërsëdrejti me
zhvillimin e inteligjencës. Truri peshon rreth 1.5 kg.
Forca e truritSiç u tha edhe më lartë, inteligjenca nuk varet, as nga pesha e as nga
vjetërsia e trurit. Njeriu mund të arrij rezultate fenomenale në moshë
shumë të re dhe shumë të vjetër. P.sh. Gogeni filloi të merret me art
pas moshës 30-vjeçare. Mikelangelo, veprat më madhështore i krijoi në
moshën 80-vjeçare. Edhe Pikaso veprat më të mëdha i krijoi në vitet e 90
të jetës.
Aleksandri i Madh i Maqedonisë i njihte me emër të
gjithë ushtarët e tij. Mitroditi ka sunduar mbi 22 popuj dhe ka biseduar
me të gjithë pa përkthyes.
Kinej Cynes, delegat i mbretit Pirro, për
një ditë i mësoi të gjithë emrat e anëtarëve të senatit dhe të shumë
njerëzve të tjerë të Romës, me të cilët u takua.
Filozofi dhe
mjeku arab, Ibun Sina, shekulli X, që në moshën 10-vjeçare e recitonte
Kur'anin përmendësh, ndërsa në moshën 14-vjeçare edhe të gjitha veprat e
Aristotelit.
Shkrimtari spanjoll, Alfonso Tostado, shekulli XV,
kishte memorie fantastike: secilin libër që e lexonte dy herë, mund ta
përsëriste fjalë për fjalë.Mocarti që në moshën 14-vjeçare, në kishën e Shën Pjetrit në Romë,
mbante mend gjatë kohës së interpretimit gjithë muzikën e një muzikanti
të madh, notat e së cilës ruheshin në fshehtësi.
Indiania,
Shakuntala Devi ishte për gjashtë sekonda më e shpejtë se kompjuteri në
zgjidhjen e një problemi të ndërlikuar matematikor (është fjala për
vitet 80) etj.
Gjithashtu, truri i madh ndahet edhe në dy pjesë: e
majta dhe e djathta, kështu që secila anë e trurit kontrollon pjesën e
kundërt të trupit: pra, në qoftë se dëmtohet ana e majtë e trurit, pëson
paralizë pjesa e djathtë e trupit dhe anasjelltas.
Kërkimet më të reja nga profesoresha Roberta Ornshtajn, japin dritë më tepër në aktivitetin e këtyre dy pjesëve të trurit.
- Pjesa e majtë e trurit drejton aktivitetet shkencore: matematikën, logjikën, analizën etj.,
- ndërsa pjesa e djathtë drejton aktivitetet artistike: ngjyrat, muzikën, ritmin, fantazinë etj.
Sipas
Ornshtajn-it, njerëzit që janë mësuar ta shfrytëzojnë njërën anë të
trurit, e kanë vështirë ta shfrytëzojnë edhe pjesën tjetër. Është
interesante se kur njëra anë e trurit dëmtohet, atëherë e gjithë forca
kalon në anën tjetër. Por në qoftë se shfrytëzohen të dy pjesët e
trurit, shumëfishohet aftësia deri në gjenialitet.
Hulumtimet tek
njerëzit, të cilët zakonisht konsiderohen artistë ose shkencëtarë të
mëdhenj dhe supozohet se kanë shfrytëzuar te dy pjesët e trurit, japin
këto rezultate: Ajnshtajni konsiderohet si shkencëtari më i madh i kohës
së vet. Ai nuk ishte vetëm matematikan apo fizikan, por edhe ëndërrues i
madh, i cili për ëndërrimet gati sa nuk u përjashtua nga kolegji.Sipas fjalëve të tij, Teorinë e relativitetit nuk e zbuloi, duke punuar
në tavolinë, por i shtrirë, duke shikuar diellin me sy gjysmë të
mbyllur. Rrezet e diellit, duke kaluar nëpër qepalla, oscilonin duke u
shpërndarë në mijëra rrezatime të imëta. Ajnshtajni pyeti veten se si do
të dukej udhëtimi në një nga ato rreze të diellit.
Kështu,
fantazia e çoi deri në atë vend, ku njohuria shkollore nuk e lejonte të
shkonte, por imagjinata (ana e djathtë e trurit) dhe njohuritë shkencore
(ana e majtë e trurit) e çuan atë deri te zbulimi më i rëndësishëm i të
gjitha kohërave - Teoria e Relativitetit.
Pikaso, një ndër
piktorët më të njohur të kohës së sonë, tregon se në mënyrë matematikore
dhe gjeometrike e ka përshkruar atë që ka dashur ta punojë, duke
paraqitur me detaje marrëdhëniet specifike, të cilat ka pretenduar t'i
krijojë me ngjyrë, formë dhe vijë.
Ndoshta rasti më i mirë për ilustrimin e
forcës së përbashkët të dy pjesëve të trurit do të ishte Leonardo da
Vinçi, një ndër kokat më kreative të të gjitha kohërave, i cili ishte:
matematikan, linguist, artist, anatomist, arkitekt etj. Supozohet se
Leonardo me njërën dorë ka vizatuar, ndërsa me tjetrën ka shkruar
shënimet e tij. Ekspertët që janë marrë me punimet e Leonardos, thonë se
për t'i përmbledhur të gjitha punimet e tij, një njeriu i duhet 40 vite
punë e pandërprerë, nga tetë orë në ditë dhe atë, me njërën dorë të
shkruaj, ndërsa me tjetrën të vizatojë.Siç pamë edhe më lart, kapaciteti i trurit është i pakufishëm. Sa është i
pakufishëm aq është edhe i pazbuluar dhe misterioz ose me fjalë të
tjera, truri është i vetmi organ që studion vetveten.
Konsiderohet
se truri është një ndër krijesat më të ndërlikuara dhe më të çuditshme
të natyrës në tokë dhe se është fare pak i shfrytëzuar. Sipas Prof. Toni
Bizen, trurin e kemi në funksion vetëm 1%, ndërsa Karl Shishar jep
mendimin se vetëm 10% e trurit shfrytëzohet, kurse pjesa tjetër (90%)
është një gjigant i fjetur. Ndërsa sipas njohurive më të reja, supozohet
se ne shfrytëzojmë vetëm 4% nga numri i përgjithshëm i qelizave
nervore.Nga gjithë kjo që u tha, del se truri posedon kapacitet të pamatur, të
cilin asnjë tru elektronik, së paku deri më sot, nuk mund ta arrijë. Ai
mund të pranoj (teorikisht) deri në 10 15% të mendimeve.
Se sa
është mundësia e pamatur e pranimit të informacioneve mund ta kuptojmë
vetëm përmes rrugës së krahasimit figurativ. Për t'u numëruar kjo
madhësi e informacioneve, një njeriu i duhen 30 milion vjet punë të
pandërprerë, ditë e natë, me shpejtësi: një informacion për një sekondë;
ose nëse e paramendojmë se secila pjesë e mendimeve ose çdo informacion
është në madhësinë e një kokrre gruri, atëherë kjo masë e pamatur e
grurit do të mund të vendosej në një depo, e cila do të kishte lartësinë
3 metra, gjerësinë 5 metra dhe gjatësinë 4500 km.
Në koren e
trurit, mendohet se ekzistojnë rreth 15 miliard qeliza, të cilat po të
vendosen në një varg të pandërprerë, do të formonin gjatësinë rreth
100.000 km.
Se si funksionojnë ato qeliza në tru, me biliona lidhjesh mes tyre ndoshta kurrë nuk do të zbulohet.
Historia e zhvillimi i truritSiç e pamë edhe më lart, truri ka tërhequr vëmendjen e njeriut që nga
lashtësia. Sipas shënimeve historike, truri për herë të parë përmendet
në një papirus, të cilin historianët e mjekësisë e konsiderojnë si
librin më të vjetër mjekësor në botë.
Ky papirus edhe u emërtua
si "Papirus Edvin Smith", sipas emrit të personit, i cili e gjeti në
Ksar (Egjipt) më 1862. Supozohet se është shkruar rreth vitit 1700 p. e.
s. (1200 vjet para Hipokratit, babait të mjekësisë, në formulën e të
cilit edhe sot e kësaj dite betohen mjekët e rinj para se ta fillojnë
këtë profesion).
Truri përmendet edhe tek grekët e vjetër, si tek
Hipokrati, Aristoteli, Platoni etj., por edhe më vonë, në shkollën e
Alkesandrisë, 335 - 285 p. e .s., Herofili dhe kolegu i tij Erazistrati,
filluan të merren në mënyrë sistematike me trurin dhe që atëherë
zbulimet për trurin përparojnë ngadalë nëpër shekuj deri në ditët tona.Përsosja e pjesëve të posaçme të trurit, tek organizmat shtazorë gjatë
evolucionit, vështirë mund të shpjegohet, edhe pse evolucioni i shqisave
organike ka filluar mjaft herët, që në kohën kur janë formuar
organizmat njëqelizorë.
Mund të thuhet se tek shqisat organike
ekziston një substancë, e cila ka rolin e baterisë për shndërrimin e
rrezeve të marra në energji elektrike me forcë të ulët.
Të
gjitha kërkimet për sistemin e komunikimit nëpërmjet sinjaleve
biologjike (impulseve) te organizmat shtazorë, vërtetojnë se komunikimi
kryhet posaçërisht nëpërmjet impulseve bioelektrike. Përshtypjet e
jashtme mbarten nëpërmjet shqisave (në formë fotografish) në qendrat
përkatëse, ku një pjesë e tyre mbeten përgjithmonë lidhje biokimike.
Pra,
shqisat, jo vetëm të njeriut, por edhe të shumë gjallesave tjera, nuk
janë gjendje metafizike, por procese biokimike. P.sh. pa kujtesën
organizmat shtazorë nuk do të bënin shumë dallime. Ato nuk do e dinin kë
e kanë mik e kë armik; nuk do të mund të kryenin zgjedhjen e ushqimit;
nuk do e njihnin partnerin e vet. Praktikisht, ato do të silleshin në
mënyrë shumë instinktive.Sipas shumë eksperimenteve me shtazë, të cilave u është hequr truri i
madh, është vënë re se ato shtazë kanë treguar sjellje shumë të
pakoordinuara. P.sh. gjarpri, pa trurin e madh, mund të lëvizë shumë
mirë, por nuk i njeh armiqtë e vet. Pëllumbi, pa trurin e madh, qëndron
pa lëvizur si nje mumje, pra nuk tregon asnjë interes për ndodhitë që
zhvillohen rreth tij.
Qeni pa trurin e madh, nuk e njeh pronarin
e vet, nuk e dallon ushqimin e nuk e njeh as frikën. Majmuni pa trurin e
madh, nuk posedon kujtesë ose inteligjencë dhe jeton deri në tri javë.
Bretkosa dhe peshku, pa trurin e madh, kanë sjellje gati normale. Kurse,
fëmija pa trurin e madh, në një rast ka jetuar tri vjet e nëntë muaj,
edhe pse nuk e ka njohur nënën e vet dhe nuk ka mundur të mësojë asgjë.
Ndërsa
tek njeriu, gjatë eksperimentimeve, kemi këto rezultate: Çrregullimi i
funksionit të trurit të vogël ka si pasojë jostabilitetin e theksuar
gjatë qëndrimit me sy hapur, luhatet tepër, është jostabil, kurse
symbyllur rrëzohet. Te çrregullimet apo ngacmimet e trurit të mesëm,
shkaktohet humbja e ndjenjës mekanike, termike, akustike, optike ose
shkaktohet ndjeshmëria e tepruar (hiperstezia). Çrregullimi i trurit të
madh, respektivisht i kores së trurit, mund të shkaktojë humbjen e plotë
të kujtesës ose të shkaktojë rritjen maksimale të saj.Neokirurgu nga SHBA, Dr. Wait, arriti i pari të izolojë trurin. Mbi 100
tru të majmunëve, Wait-i arriti t'i ndajë nga kafka dhe t'i largojë nga
truri dhe për orë të tëra t'i mbajë në jetë.
Ndërsa tre
shkencëtarë japonezë (Sudo, Kito dhe Adaqi), arritën që disa tru macesh
t'i ngrijnë deri në -20º C, t'i ruajnë në frigorifer me ngrirje të
thellë dhe prapë t'i ringjallin. Kur arritën ta ndajnë trurin nga trupi,
atëherë lindi edhe ideja për mundësinë e shartimit të trurit.
Dr.
Wait-i arriti i pari ta realizojë këtë eksperiment që në vitin 1965
nëpërmjet transplantimit të trurit të qenit. Prapë lindi pyetja: a mund
të bëhet kjo edhe te njeriu? Wait-i mendon se po, por thotë se ai nuk do
e bëjë i pari, pasi ende nuk e ka gjetur daljen nga dilema se a është
kjo e drejtë apo jo.
Shkaqet e zhvillimit të trurit nuk mund të
jenë vetëm dëshirat dhe aktivitetet e qenieve të gjalla. Kushti,
pothuajse kryesor për zhvillimin e trurit, është ambienti natyror, në të
cilin sillet njeriu. Njeriu dhe ambienti janë faktorë, nga të cilët
varet edhe zhvillimi i shpejtë ose i ngadaltë i trurit.
Duhet të theksojmë se, inteligjenca
trashëgohet nga paraardhësit në masë shumë të vogël, prandaj ajo arrihet
dhe zhvillohet nga aktiviteti gjatë gjithë jetës. Pra, me të drejtë
fiziologu Sherington, i cili zbuloi shumë ligje të funksionimit të
trurit, e quajti atë "top magjik" dhe konsideroi se truri do të mbetet
fshehtësia e natyrës, e cila e fundit do t'i zbulohet njerëzimit.