Ja si mund ta largosh drejtorin e shkollës nga puna..
Një drejtor shkolle në Arizona, SHBA, ka dhënë dorëheqjen pasi një nxënëse e kishte fiksuar në aparatin celular duke puthur plot pasion sekretaren e shkollës.
Stephen McClenning dha dorëheqjen pasi pamjet dolën online. Edhe sekretarja është larguar. Të dy u kapën në aparat celular nga 16 vjeçarja Myranda Garber. Prindërit e vajzës vendosën që ta largojnë atë nga shkolla pasi u revoltuan me sjelljen e drejtorit. Të dy, edhe drejtori, edhe sekretarja ishin të martuar.