Fosile të shumta të Pikaia gracilens që nga periudha Kambriane u zbuluan në Kanada.
Një krijesë e vogël e ngjashme me krimbë, që jetojë para 505 milionë vjetësh, kur toka ishte akoma e pa banueshme u vërtetua si krijesa/kafsha më e lashtë e njohur deri më sot.
Kjo krijesë i përket grupit Chordoto, grup të cilit i përket dhe qenia njerëzore si dhe “trangujt” e detit.
Grupit të Chordoto i përkasin të gjitha kafshët me shtyllë kurrizore (zvarranikët, gjitarët, zogjtë, amfibët), si dhe disa kafshë të tjera pa shtyllë kurrizore, si “trangujt” e detit dhe tunicates tjera.
Një karakteristik bazë e Chordoto është akordi kurrizorë, një strukturë e cila shfaqet në fazat e zhvillimit të fetusit dhe i jep përfundimisht një pjesë/vend shtyllës kurrizore.
“Analiza na ofron fakte se Pikaia vërtet dispononte akord kurrizor”, pohon Jean-Bernard Caron i Universitetit të Torontos, Kanada, i cili bashkëpunojë me koleg të tjerë nga Universiteti i Kembrixh.
Pikaia gracilens, një kafshë e gjatë dhe e ngushtë, me një gjerësi të konsiderueshme dhe gjatësi vetëm 5 cm, u zbulua në Parkun Kombëtarë në Johann të Kanadasë -i njohur për periudhën Kambirane- në fillim të shekullit të 20-të.
“Paleontologët konsideruan atë kohë se kishin të bënë një krimbë prehistorik”, thuhet në raportin e Universitetin e Torontos.
Ekspertiza e re, e 114 fosileve, e përmbys tashmë këtë teori.
“Ndihet dikush më i përulur kur mëson se mjellmat, gjarpërinjtë, arinjtë, zebrat dhe njeriu ndajnë historinë e tyre me këtë krijesë mikroskopike”, deklaron i entuziazmuar Dr. Karon.