Një grua 39-vjeçare nga Italia, është përdhunuar në grup nga dy meshkuj në Greqi dhe provat e policisë identifikojnë si autorë të agresionit seksuale, dy adoleshentë shqiptarë,
Sipas burimeve zyrtare nga policia lokale ngjarja ka ndodhur më 17 prill 2012 në orët e mbrëmjes në Kretë, në Shën Nikolao. Dy djemtë shqiptarë, se cili 16 vjeçar, kanë arritur të tërheqin në një ndërtesë të re ende në ndërtim, një grua 39 vjeçare italiane dhe atje e kanë përdhunuar njëri pas tjetrit.
“Dy djemtë shqiptarë u kapën sot nga forcat e krimit kundër personit të Kretës dhe gjenden përgjegjës për përdhunim në bashkëpunim të shtetases italiane”, u shpreh një zyrtar i policisë lokale.
“Dy autorët e përdhunimit nuk janë arrestuar pasi kanë skaduar afatet e kapjes në flagrancë të tyre, gjithsesi ata do të ndiqen penalisht por në gjendje të lirë për shkak të moshës së mitur dhe do të procedohen për akuzën e kryerjes së marrëdhënieve seksuale me dhunë kryer në bashkëpunim”, – tha zyrtarisht policia e Kretës.
Vetë dy të dyshuarit që u shoqëruan në polici dhe më pas u lanë të lirë, janë shprehur se nuk e kanë përdhunuar turisten italiane. Ata thanë se akti seksual është kryer mes të treve me dëshirën e 39-vjeçares.