Mos e përmendni emrin e "asaj tragjedie"!...
Mos e përmendni emrin e "asaj tragjedie"! E papërmendshmja konsiderohet se sjell fat të keq për aktorët që luajnë...
Historia që Makbethi qe e mallkuar me sa dihet u përhap natën e parë të shfaqjes, në 1606. Aktori që luante Zonjën Makbeth u sëmurë në mënyrë misterioze dhe vetë Shekspirit iu desh të zërë vendin e tij. Makbethi ishte porositur dhe paguar nga Mbreti James I, i cili mori vetë pjesë në natën e hapjes. Ishte një katastrofë. U deshën të kalojnë pesëdhjetë vite para se Makbethi të luhej sërish.
Makbethi flet për rreziqet që shkakton etja për pushtet dhe tradhëtinë e miqve. Mes vetëtimave dhe rrufeve, tre shtriga gostisin gjeneralin skocez Makbeth dhe mikun e tij Bankuo me profecine e tyre. Ato shpallin "se që këtej e tutje do të jetë Mbret" dhe se Bankuo do të bëhet atë i një linje mbretërish. Menjëherë Makbethi fillon të ushqejë ambicie për t'u bërë Mbret i Skocisë.
Ai i shkruan të shoqes për Profecinë dhe kur Mbreti Dunkan vendos që të qëndrojë në shtëpinë e Makbethit në Inverness, Zonja Makbeth hartonnjë plan për ta vrarë. Makbethi vret mbretin e tij, por kjo e lë atë vetë totalisht të tronditur. Tashmë Zonja Makbeth duhet të marrë frenat. Që të sigurojnë fronin, atyre u duhet që të vrasin sërish...
Që nga viti 1606, ka patur një seri vdekjesh dhe fatkeqësish që lidhen me Makbethin. Në vitin 1667, tragjedia e errët dhe e frikshme u rishkruajt në formën e një muzikali disi më të lehtë, kompletuar me kërcime dhe balet.
Ky version, me tri shtriga që këndojnë, u përsërit në 1703 gjatë një proteste puritane kundër teatrit. Gjatë shfaqjes, ndodhi stuhia më e tmerrshme e historisë së Anglisë: pesëqind detarë gjetën vdekjen, Bristoli u shkatërrua dhe Londra pësoi dëme shumë të rëndë. Uragani ishte një shprehje e zemërimit të Zotit, thanë puritanët.
Teksti origjinal u ripërdor nga Kemble në Drury Lane në vitin 1794. Gjatë një shfaqjeje, një aktor që luante rolin e Makbethit pësoi një plagë thike pothuajse fatale. Gjatë shfaqjes për ta bërë sa më reale kishte luftime plot pasion me armë reale, dhe dihet që një aktor që luante rolin e Makdufit doli në fund pa gishtërinj, të cilët i ishin prerë nga Makbethi i papërmbajtshëm. Në vitin 1849, pati një protestë në të cilën gjetën vdekjen më shumë se 30 vetë në Astor Place Opera House, aty ku po luhej "E papërmendshmja".
Në prodhimin e vitit 1937 në Old Vic London, regjisori pothuajse gjeti vdekjen në një aksident me makinë. Vera Lindsay, që luante Zonjën Makbeth, edhe ajo pësoi plagë të rënda. Ylli i produksionit, aktori i famshëm Lorenc Olivier humbi zërin dhe pothuajse gjeti vdekjen kur një peshë nga dritat e skenës u shemb përtokë.
Pas këtij incidenti, krijuesi i teatrit, Lilian Bayliss pësoi një atak në zemër dhe gjeti vdekjen natën e shfaqjes së parë. Më vonë, një pjesëtar i audiencës u godit nga një copë e shpatës së Olivier dhe vdiq gjithashtu nga një atak në zemër.
Një produksion i kohës së luftës me John Gielgud në rolin e Makbethit mund të mbajë rekordin. Shtriga e tretë u sëmur dhe vdiq nga një atak në zemër gjatë provave përfundimtare dhe aktori që luante Mbretin Dunkan vdiq nga bajamet. Një shtrigë po kërcente përreth kazanit, por nuk mund të ruante ritmin e muzikës. Ajo u shemb përtokë dhe vdiq mbi skenë. Dhe skenografi kreu vetëvrasje.
Në vitin 1947, aktori i ri dhe shumë premtues Harold Norman luante rolin e Makbethit. Në skenën përfundimtare, Norman në vend që të vdiste mbi skenë sic ishte bërë gjatë provave doli në anë të skenës. 'Më kanë therur", i pëshpëriti ai drejtorit të skenës. U dërgua menjëherë në spital dhe aty vdiq një muaj më vonë.
Më vonë u zbulua se, në dhomën e zhveshjes që ai ndante me një tjetër aktor, Norman kish nisur të citonte "të papërmendshmin", duke refuzuar të ndalej edhe kur u paralajmërua.
Charlton Heston e ka luajtur disa herë rolin e Makbethit. Në vitin 1953 ai e mori rolin në një prodhim në skenë të hapur në Fort St Catherine, Bermuda. Gjatë kohës së provave ai pësoi një aksident me motor, gjatë performancës së parë iu desh të kalëronte një kalë pa shalë në skenën e parë.
Krejt papritur, Heston nxitoi jashtë skenës, duke treguar me gisht nga kofshët, duke ulëritur prej dhimbjes dhe duke thirrur: "Hiqmini!" Kushdo që kish larë shalët i kish bërë ato me vajgur dhe djersa e kuajve si dhe nxehtësia i shkaktoi djegie të rënda Hestonit.
Më vonë, kështjella e Makbethit u shemb e djegur sic ishte planifikuar, por era coi tymin dhe flakët në drejtim të audiencës, duke bërë që të gjithë të rendin nga sytë këmbët. Fatmirësisht, askush nuk vdiq në produksion dhe gjatë tij.
Në vitin 1954, Old Vic doli sërish me atë "tragjedinë skoceze". Menaxheri i kompanisë theu të dy këmbët në një aksident me makinë, një elektricist pësoi djegie të rënda, pati një tentativë për vetëvrasje dhe dy prej aktoreve pësuan aborte. Një vit më vonë, Olivier luajti sërish rolin e Makbethit, me Vivien Leigh si Zonjën e tij.
U përgatit edhe një version filmik, por producentët hoqën dorë duke menduar që yje si Laurence Olivier dhe Vivien Leigh nuk mund të garantonin të ardhura të mira... pasi Vivien Leigh kish luajtur tek "Bashkë me erën" dhe versionet filmikë që Olivier u kish bërë Henrit V, Hamletit dhe Rikardit III kishin qenë të gjithë super të suksesshëm!
Në vitin 1961, gjatë Festivalit të Shekspirit në Stanford, Konektikat, një aktor me bicikletë u shtyp nga një makinë. Në spital, atij iu bashkua një prej shtrigave, e cila u rrëzua nga një prej ashensorëve të skenës. Në muajin e fundit të sezonit, Frenklin Klover po luante Makbethin në Shtepinë e Bardhë para presidentit Kenedi.
Ai u lëndua dhe më pas iu zhvillua një cist poshtë krahut, u operua por vazhdoi të luajë. Një koleg më i ri u gjet duke vdekur për shkak të plagëve të marra nga një thikë, ndërkohë që vrasësi nuk u gjet asnjëherë. Edhe menaxheri i kompanisë u vra në apartamentin e tij në Boston.
Në vitin 1970, një aktor në Liverpool Repertory Theatre që luante Makbethin u godit në sy nga një shpatë, Zonja e tij u sëmur me grip, që më pas u përhap e u desh të shtyhej pesë herë... e të tjera e të tjera...
"Nëse merr një dramë popullore si Makbethi do të gjesh një katalog fatkeqësish në historinë e saj", ka thënë Michael Bogdanov i English Shakespeare Company. Ai kish qenë gjashtë muaj me radhë në një produksion të Makbethit pa pësuar asnjë gjë.
Skeptikët kanë thënë se një dramë që ka kaq shumë beteja, duele dhe vrasje, që shfaqet kryesisht natën, me dritë të mangët, është e prirur të ketë aksidente. Të luash "atë dramën" është emocionalisht dhe fizikisht shumë e lodhshme, dhe të duhet të ngjitesh e të zbresësh shkallë dhe tribuna, dhe prerje e plagë mund të ketë edhe me shpata pa majë...
Besimtarët, nga ana tjetër, kanë vërtetuar se Shekspiri shkoi shumë larg në dëshirën e tij për autenticitet, duke përdorur receta të magjisë së zezë. Përbërësit e krijesës së shtrigave në Aktin I, Skena 3 - shkalla e dragoit, dhëmbi i ujkut... - nuk ishin thjeshtë produkt i imagjinatës së Shekspirit.
Në librin e tij E Mbinatyrshmja mbi Skenë, aktori-regjisori Richard Huggett pretendon se ka prova të shumta që tre shtrigat tek Makbethi përdorin në realitet yshtje të magjisë së zezë, dhe kështu që Shekpsiri i ka dhënë një mallkim fatal dhe të pakthyeshëm dramës. Vetë Mbreti James kish botuar më herët një libër mbi shtrigat dhe si të pikaseshin ato.
Në një përpjekje për të kënaqur Mbretin, për skenën e hapjes së Aktit IV, Shekspiri riprodhoi një ritual të shenjtë të magjisë së zezë. Një grup shtrigash kërcenin përreth një tribune të zezë, duke hedhur në të ingredientë dhe duke thirrur me fraza të cuditshme.
Disa thonë se është gjithashtu e mundur që praktikues të këtyre lloj ritualeve nuk kanë qenë shumë të argëtuar prej ekspozimit publik që Shekspiri i bëri shtriganisë së tyre, dhe kështu vendosën të mallkojnë dramën...
Mbreti, shtrigat dhe Makbethi
Zgjedhja e Shekspirit për linjën e mbinatyrshme me bazë historike të Makbethit nuk ka qenë arbitrare. Mbreti skocez James VI hipi në fron në vitin 1603 dhe që atëherë u bë i njohur si Mbreti James I i Anglisë. Data e Makbethit të Shekspirit është diku mes viteve 1605 dhe 1606. Shekspiri zgjodhi një temë që do të kënaqte mbretin e ri skocez, të dhene pas gjuetise se shtrigave.
Me qëllim që të fitonte miratimin e Mbretit, Shekspiri mund të ketë shkruajtur një dramë që do të ofronte një imazh lajkatues për mbretin e ri. Provat që pasardhësit e Bankuos, që tregohen në Aktin 4 Skena I janë paraardhësit e Mbretit James I jepen tek libri i Baxterit, Problemet më të mëdha Letrarë.
Kjo gjë nuk mund të përmendet pa i kujtuar lexuesit cështjen e autorësisë së plotë të Shekspirit në dramë si dhe mundësinë e ndihmës prej Francis Baconit. Një libër historie i titulluar Baethius, shkruajtur në vitin 1575, është gjetur në librarinë e Bacon.
Në këtë libër, Bacon ka shkruajtur gjenealogjinë e mbretërve skocezë pasardhës të Banquos deri tek James V, gjithsej shtatë mbretër; por duke iu kthyer tragjedisë, e cila u shfaq fillimisht në Folio në vitin 1623, Makbethi shfaqet si pasardhës i Bankuos nga motrat e cuditshme.
Mbreti James I kishte interesa të tjerë, përvec gjenealogjisë ai ishte shhmë i dhënë pas shtrigave. Ai ishte gjuetari më i madh i shtrigave në Angli, përgjegjës për vdekjen e më shumë shtrigave britanike se cdo monark tjetër në historinë e Anglisë.
Një përshkrim i gjallë i gjuetisë së shtrigave nga James I jepet prej Anne Barstow: James nisi të dyshojë në vitin 1590 se një grup shtrigash në North Berwick po komplotonin vdekjen e tij dhe përmbysjen e fronit skocez. I shtrënguar prej frikës jo vetëm të magjisë, por edhe tradhëtisë, James mori vetë në pyetje të akuzuarat, duke u treguar vecanërisht i ligë ndaj Agnes Sampson dhe Barbara Napier.
Duke iu referuar joshjes së Evës prej gjarpërit, ai shpjegoi se të gjithë gratë futen në kurth më me lehtësi prej djallit, se sa burrat. Në traktatin e tij "Daemonologie" ai këmbëngulte se të gjithë shtrigat meritonin vdekjen me zjarr - të gjithë moshat, të gjithë rangjet, edhe fëmijët.
Besimi tek dhe njohuria mbi ngatërresat e shtriganisë ishin të zakonshme gjatë kohës së Shekspirit. Një vëzhgues i rëndësishëm, Reginald Scot na rrëfen në librin e tij "Zbulimi i Shtriganisë": Përrallat e shtriganisë kanë hedhur rrënjë kaq shpejt dhe kaq thellë në zemrën e njeriut, saqë shumë pak ose askush sot, nuk mund të bëjë durim e të presë dorën dhe ndreqjen prej Zotit.
Fakti që shumë akademikë mbështesnin besime të tillë i bënin ata më të fortë mes njerëzve të thjeshtë. Mbreti James I u përpoq të shkatërrojë cdo kopje të këtij studimi mbi shtriganinë, por sigurisht që nuk ia doli sepse shumë kopje të tij mund ti gjesh edhe sot.
Me shumë gjasa Shekspiri u mbështet tek libri i Scot për personazhet e shtrigave tek Makbethi. Shtrigat që Shekspiri i bëri aq popullore janë me shumë gjasa baza e konceptit modern që ne kemi për shtrigat. Scot na jep një përshkrim shumë të njohur për ne: "Gra që përgjithësisht janë të moshuara, me sytë gri, të bardha në lëkurë dhe plot me rudha".
Shtrigat njihen se kanë pesë sabate kryesore, kohëra me fuqi të shtuar për shkak të forcave natyrore planetare. Takimi i shtrigave që tregohet në skenën e parë të Makbethit nuk është në një periudhë të tillë, por është thjeshtë fundi i një takimi të paautorizuar nga Hekati, Mbretëresha e shtrigave.
Nuk ka asnjë dyshim që detaje të shtriganisë, që janë të shumtë në një dramë si kjo, janë përfshirë te Makbethi pa dyshim për të impresionuar Mbretin James I. Ky ishte një njeri kaq shumë i dhënë pas temës sa që kishte shkruar edhe traktatin e tij mbi subjektin.
Shekspiri përzieu historinë e Skocisë me folklorin e ashtë dhe supersticionin modern për të krijuar nje tragjedi që do t'i sillte atij një sukses shumë të madh para mbretit. Pa e ditur, ai është shndërruar në një sukses fenomenal edhe për brezat e shumtë që erdhën më vonë.