Forumi Kuq E Zi
Toka bosh Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Toka bosh Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Toka bosh Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Toka bosh Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Toka bosh Empty Toka bosh 18/6/2011, 16:16

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Gjatë gjithë historisë së regjistruar të njerëzimit është folur për botën e nëndheshme, krijesat e saj dhe ferrin që përfaqëson kjo botë.

Që nga mitologjia e deri tek tekstet fetare gjejmë gjurmë të forta të përshkrimeve të një bote irreale të mbushur me figura hyjnore e gjysëm hyjnore, qenie mistike dhe të frikshme të konsideruara pjellë e fantazisë njerëzore dhe e frikës së tij ndaj një të panjohure që ka mbetur e tillë për mijëra vjet dhe është prekur vetëm nga një grusht njerëzish të zgjedhur.

Vazhdimisht kanë ardhur mesazhe që janë dëgjuar nga ata që i kanë mbajtur veshët e hapur dhe mendjet e hapura për të kuptuar atë që nuk e kupton dhe pranon dot mendja e ndrydhur njerëzore.

Si qenie njerëzore nuk jemi të ndërgjegjshëm për fuqinë e madhe që kemi në trurin tonë dhe kufizohemi nga frika e të panjohurës, duke i mohuar vetes përdorimin e dhuratës më të madhe që kemi nga natyra apo nga krijuesi.

Ndër shekuj njerëz të guximshëm dhe ëndrrimtarë janë përpjekur të gjejnë rrugët për të hasur këtë të panjohur. Shumë kanë dështuar deri dhe me jetët e tyre.

Disa ia kanë dalë mbanë dhe kanë lënë dëshminë e tyre që edhe sot e kësaj dite vazhdon të mos pranohet falë hijes së dyshimit që ka mbështjellë mendjen njerëzore dhe se lë atë të shpërthejë me gjithë fuqinë e saj.

Sot, më shumë se kurrë njerëzimi po i afrohet kufijve të dijes, duke u përpjekur t'i kapërcejë ato. I kërkon në avancimin e shkencës, teknikës, mendimit dhe perceptimit. I kërkon ato në trupat e sistemit tonë diellor dhe përtej tij, duke guxuar që të zgjerojë hapësirën e kërkimet nëpër kozmos dhe gjithë universin.

Por nuk duhet harruar që vetë globi ynë ende është i mbushur me mistere. Nuk duhet harruar sesa zbulime të rëndësishme janë bërë vitet e fundit kur mendohej se s'ka mbetur më gjë për t'u zbuluar.

Njohim mjaft mirë sipërfaqen e Hënës dhe të Marsit, por nuk dimë ende se çfarë fshihet nëpër thellesitë e Amazonës dhe të Xhunglës tropikale afrikane.

Njohim mirë satelitet e Saturnit dhe të Jupiterit, por ende nuk dimë të shpjegojmë zërat e fortë që na vijnë nga e kaluara dhe e tashmja për ekzistencën e diçkaje shumë të pabesueshme nën këmbët tona.

Përpiqemi të hedhim në hartë sistemin tonë diellor, galaksinë tonë dhe të tjera, përpiqemi të gjejmë sesi u krijuan dhe kur do të kenë një fund dhe ende nuk dimë as 1% të asaj që përfaqëson brendësia e globit tonë.

Dhe këtu është misteri më i madh që ende mbetet për t'u zbuluar. Gjeologjia me saktësitë dhe pasaktësitë e saj na ka ardhur në ndihmë për të kuptuar dhe mësuar shumë mbi historinë e planetit tonë si trup dhe si ndërtim. Por si çdo shkencë ajo ka nevojë gjithmonë për përmirësim dhe ndryshime në koncepte dhe nga ky rregull ajo nuk mund të bëjë përjashtim.

Është apo jo bosh Toka jonë? Çfarë janë faktet që mbështesin këtë teori? Ka apo nuk ka hapësirë që të mundësojë kushte për një shoqëri që të jetojë aty për qindra madje mijëra vjet?

A ka gjurmë dhe prova që dëshmojnë pro kësaj teorie? Kush janë qeniet që mund të jetojnë poshtë këmbëve tona dhe pse ato kanë bërë këtë zgjedhje? Kujt kulture i përkasin dhe çfarë lidhje kanë ato me të kaluarën e largët të njerëzimit, një e kaluar, e cila nuk bën pjesë në historinë e rregjistruar dhe që mund të shkojë mbrapa në kohë disa dhjetra mijëra vjet?

Këto janë disa nga pyetjet që kanë munduar shkencëtarët për shekuj e dekada. Kërkimet kanë qenë të shumta, faktet dhe misteret gjithashtu, por asnjë nuk ka arritur të mbështesë një teori të vetme dhe ka arritur vetëm që të nxjerrë gjithnjë e më shumë pyetje të reja.

Në fund të fundit, ky është dhe kalvari i vetë shoqërisë njerëzore, jemi gjithmonë në kërkim të përgjigjeve për pyetjet tona dhe nuk do të rreshtim asnjëherë se përpjekuri për t'i gjetur ato përgjigje.

Qëllimi i shumë dijetarëve ka qenë dhe është që të pasqyrohet ana e panjohur e brendësisë së tokës, ajo anë që pëshpëritet me gjysëm zëri nëpër bisedat e shkencëtarëve të rinj dhe ata të mendimit alternativ, të studiuesve që kanë kaluar vite të tëra, duke mbledhur dhe përpjekur të provojnë dëshmitë e ardhura ndër vite, të të kontaktuarve dhe mendimtarëve mendje hapur dhe sidomos të asaj shtrese që konsiderohet si injorante dhe pa kredibilitet shkencor, por që në shumë raste ka rezultuar të jetë disa herë më e pasur shpirtërisht dhe mendërisht sesa shkencëtari më i afirmuar.

Këta janë njerëzit e mbrojtur nga eksperienca dhe njohuria disa mijëra vjeçare e transmetuar brez pas brezi dhe që mbart atë të fshehtë të natyrës njerëzore, të cilën shkenca e sotme e injoron dhe nuk e quan aspak si të denjë për t'u trajtuar.

Pra, janë zërat e të lashtëve në gojën e të tashmëve, të cilët përpiqen që të na zgjojnë nga gjumi letargjik dhe të na shkundin amnezinë që na ka pushtuar mendjen kolektive prej më shumë se 5 mijë vjet.

Përbërja e Tokës

Si trup qiellor Toka ka këto veçori:

- Orbita: 149,600,000 km (1.00 AU) nga Dielli

- Diametri 12,756.3 km

- Masa: 5.972,24 kg

Këto janë fakte që dihen dhe pranohen nga çdokush, por jo që përbën një mister deri në ditët e sotme është brendësia e saj. Siç dimë nga shkenca e gjeologjisë planeti ynë është një sferë solide e përbërë nga disa shtresa. Toka është e ndarë në disa shtresa, të cilat emërtohen në varësi të veçorive të tyre sizmike dhe kimike (trashësia është në kilometra):

- Nga 0 - 40 km është ajo që quhet Korja e Tokës

-Nga 40 - 400 km është ai që quhet Manteli i Sipërm

-Nga 400 - 640 km është ai që quhet Rrajoni Tranzitor ose Pjesa e Ndërmjetme

-Nga 650 - 2700 km është Manteli i Poshtëm

-Nga 2700 - 2890 është ajo që quhet Shtresa D''

-Nga 2890 - 5150 km është ajo që quhet Bërthama e Jashtme

-Nga 5150 - 6378 km është ajo që quhet Bërthama e Brendshme.

Shkencërisht këto shtresa të tokës kanë tipare karakteristike. Në rastin e kores ajo varion në trashësi, është më e hollë nën oqeane dhe më trashë poshtë kontinenteve. Bërthama e Brendshme dhe Korja janë solide; Bërthama e Jashtme dhe shtresat e Mantelit janë plastike ose gjysëm të lëngshme.

Shtresat e ndryshme janë të ndara nga njëra-tjetra nga boshlliqe ose mungesë vazhdimësie, të cilat bëhen më evidente në të dhënat sizmike. Ajo që njihet më mirë nga të gjitha është boshllëku Mohorovicic që ndodhet midis Kores dhe Mantelit të Sipërm. Pjesa më e madhe e masës së Tokës është në Mantel dhe shumica e pjesës së mbetur është në Bërthamë. Pjesa që ne popullojmë është vetëm një fraksion i vogël i tërësisë së saj.

Bërthama ka mundësi që të jetë e përbërë në pjesën më të madhe të saj nga hekuri ose hekur nikel, por ekziston mundësia që të ketë të pranishëm dhe elementë të tjerë.

Temperaturat në qendër të Bërthamës mund të jenë të larta deri në 7500 K (kelvin), pra, më e nxehtë se sipërfaqja e Diellit. Manteli i Poshtëm mendohet se është në pjesën më të madhe të tij silikon, magnez dhe oksigjen i përzier me hekur, kalcium dhe alumin.

Manteli i Sipërm mendohet, se është i përbërë në shumicën e tij nga oliveni, piroksen (silikate hekur/magnezi), kalcium dhe alumin. Shumicën e këtyre e dimë nga teknikat sizmike, mostrat që vijnë nga Manteli i Sipërm nëpërmjet shpërthimeve vullkanike, por në tërësi, pjesa më e madhe e brendësisë së Tokës është e pakalueshme ose e papërshkueshme. Korja në pjesën më të madhe të saj është e përbërë nga kuarci (dioksid silikoni) dhe silikate të tjera.

Këto janë të dhënat që na ofron shkenca e sotme mbi përbërjen e Tokës.

Por ka edhe një anë tjetër të medaljes dhe është pikërisht ajo që quhet Teoria e Tokës Bosh (Hollow Warth Theory). Në fakt, Toka nuk është aspak bosh nga brenda, por që përmban hapësira të mëdha boshllëku, të cilat sipas raporteve të studimeve të shumta mund të jenë në gjendje të suportojnë një numër shumë të madh banorësh dhe ndërtesash.

Pra, kur thuhet Toria e Tokës Bosh, jepet ideja e ekzistencës së kaviteteve të një madhësie të paimagjinueshme me kushte të përshtatshme për zhvillimin e një ekosistemi.

Astronomi britanik Edmund Halley (i famshmi që i dha emrin Kometës Halley) ka hedhur idenë se, Toka mund të përbëhet nga disa sfera koncentrike të vendosura brenda njëra-tjetrës në formën e një mozaiku kinez. Dy shtresat e brendshme kanë diametër të krahasuar me Marsin dhe Venusin, ndërsa Bërthama e Brendshme solide është po aq e madhe sa planeti Mërkur.

Por, ideja më e befasishme që hodhi Halley ishte ajo që secila nga këto sfera të brendshme mund të suportojë ekzistencën e jetës. Sipas teorisë së tij ato mendohet se janë të mbushura me dritë të krijuar nga një atmosferë e ndritshme.

Kur shikohej pamja jo e zakontë e Aurora Borealis Halley, hodhi postulatin se mund të jetë shkaktuar nga dalja e gazit prej brendësisë së Tokës drejt atmosferës. Kjo teori e Halley u propozua në shekullin e shtatëmbëdhjetë kur njohuria shkencore mbi strukurën e tokës ishte ende primitive.

Me kalimin e kohës pamundësia e ekzistencës së një toke tërësisht bosh u bë mëse e qartë për shkencëtarët dhe studiuesit, por ideja u çua më tej nga shkrimtarët e zhanrit fantastiko-shkencor si libri i famshëm i Zhyl Vernit, Udhëtim në Qendër të Tokës i shkruar në vitin 1864 apo një cikël i tërë novelash me temë nga Toka Bosh e shkruar prej Edgar Rice Burroughs.

Këta të dy si dhe shumë shkrimtarë të tjerë u frymëzuan nga teoritë e një eksentriku amerikan të fillim shekullit të nëntëmbëdhjetë të quajtur John Cleves Symmes. Ashtu si dhe Halley, Symmes mendonte se Toka është e përbërë nga pesë sfera koncentrike.

Por ai shtoi edhe diçka tjetër. Sipas tij, në secilin nga polet ka hapje apo çarje, të cilat u quajtën 'Hapjet Symmes'. Oqeani hyn e del nëpër këto hapje dhe po ashtu brendësia e tokës supozohej se ishte e banuar.

Symmes ishte një kapiten i ushtrisë i shquar gjatë Luftës së vitit 1821 dhe mbronte me fanatizëm teorinë e tij. Kreu shumë udhëtime nëpër gjithë vendin që të siguronte fonde për të organizuar një ekspeditë në hapjen e Polit të Veriut. Ai madje dërgoi dhe një peticion në Kongres me kërkesën që ky i fundit të financonte ekspeditën.

Një doktor i pasur në vitin 1824, financoi një ekspeditë në Polin e Jugut për të gjetur Hapjen Symmes, por ekspedita nuk pati sukses dhe Symmes vdiq, duke mos e parë të realizuar idenë e tij.

Në vitin 1906, William Reed publikoi një libër të quajtur Fantazma e Poleve ku deklaronte, "Jam në gjendje që të provoj teorinë time se, Toka jo vetëm është bosh, por e përshtatshme në brendësinë e saj, që të mundësojë ekzistencën e jetës njerëzore me të njëjtën lehtësi si në sipërfaqen e saj.

Numri i njerëzve që mund të jenë në gjendje të jetojnë aty i kalon miliardat. Teoria e Reed zgjoi pak interes në radhët e një publiku mëse skeptik.

Por marshalli B. Gardner, i cili shkroi mbi teorinë e Symmes disa vite më pas, tërhoqi një vëmendje më të madhe. Ai kundërshtoi si absurde nocionin e pesë sferave koncentrike të Symmes, por në të njëjtën kohë u tregua entuziast mbi idenë e hapjes në pole. Sipas Gardner, brendësia e Tokës ishte e ndriçuar nga një diell i vogël rreth gjashtëqind milje në diametër.

Gardner shkoi dhe më tej kur paraqiti aplikimin e zbulimit të tij në Zyren e Patentave të Shteteve të Bashkuara. Ja ç'thotë dokumenti origjinal:


PATENTA E SHTETEVE TË BASHKUARA 1096102: TEORIA E TOKËS BOSH

Pra, ky është regjistrimi që Gardner bëri në datën 25 Nëntor 1912. 18 muaj më pas, në 12 Maj 1914 Agjencia Federale i lëshoi zotit Gardner patentën e Shteteve të Bashkuara me numër 1096102, dokumenti i dytë më i rëndësishëm shkencor që është lëshuar ndonjëherë.

Rëndësia e këtij dokumenti kalohet vetëm nga ajo e zbulimit të fluturimit prej vëllezërve Orville dhe Wilbur Wright në vitin 1903. Për arsye që Gardner nuk mund t'i kuptonte, por që tashmë në ditët tona janë mëse të qarta, zbulimi i tij u shndërrua në sekretin ushtarak më të klasifikuar të të gjithë kohërave.

Gjatë viteve të tëra të studimeve dhe udhëtimeve të tij në rrethin Polar, ai u bë zbuluesi i famshëm i mamuthit të ngrirë në Siberi në vitin 1846 dhe është pikërisht ky zbulim që përforcoi idenë e tij për hapjet në pole, pasi gjendja e përkryer në të cilën ishte trupi i ngrirë i mamuthit sugjeronte, që ai kishte ngordhur para pak kohësh dhe e vetmja mënyrë që ai mund të ishte gjendur aty ku u gjet ishte ardhja e tij nga një afërsi, e cila është Poli i Veriut, pra nga hapja e tij.

Kohë më pas observimi i Gardner rezultoi të ishte me shumë vend po të kemi parasysh udhëtimin e parë mbi Polin e Veriut të kryer nga Stanley në vitin 1929, dhe që u transmetua direkt nga radio. Vazhdojnë ende të jetojnë njerëz, të cilëve ju kujtohet komenti shqetësues, që bëri Stanley kur u ndodh mbi Polin e Veriut dhe filloi të raportonte për një pamje të pabesueshme luginash të gjelbëruara, lumenj, pemë të larta dhe mamuthe që kullosnin lirshëm.

Fill mbas këtyre fjalëve transmetimi u ndërpre dhe më pas nuk pati asnjë koment. Disa deklarata të mekura më pas e quajtën si një mirazh dhe komentet përfunduan aty.

Fakti interesant është që Gardner nuk kishte dijeni për punën e William Reed dhe konkluzionet e arritura ishin komplet të pavarura. Por, nëse Reed e kufizoi studimin e tij thjesht në eksplorimet polare, Gardner shkoi më tej, duke i zgjeruar ato dhe me astronominë. Dhe këtu ai e bazoi gjithë kërkimin e tij, duke i dhënë baza të forta shkencore.

Sipas teorisë së përgjithshme të krijimit të planetit, në fillim, pra 4-5 miliard vjet më parë, Toka ishte ende një sferë gjigande gazi vërtitës shumë të nxehtë dhe gradualisht filloi të ftohej. Ligjet e fizikës thonë se, gazet që ftohen kondensohen dhe në këtë mënyrë sfera e gaztë që rrotullohej me shpejtësi filloi të koncentrohej, ndërsa vazhdonte humbja e nxehtësisë.

Tërheqja gravitacionale e qendërsuar vazhdoi të reduktonte diametrin e sferës rrotulluese me material që po ftohej pak nga pak... por kjo deri në një farë pike. Ky është ndryshimi i madh logjik midis teorisë së vjetër jo adeguate mbi formimin e planeteve dhe zbulimit të Gardner. Sipas nocionit të vjetër koncentrimi gravitacional vazhdoi parreshtur deri sa Toka u shndërrua në një llavë të nxehtë nën presionin e një shtypje të madhe gravitacionale.

Nëse një skenar i tillë padyshim që ndodh në mënyrë rutine në evolucionin qiellor në disa trupa të veçantë dhe shumë të mëdhenj, si në rastin e yjeve, është padyshim jo e njëjta gjë me zhvillimin e disa planeteve tipike. Faktori kryesor është ai i forcës centrifugale.

Përfundimi i studimit të Gardner sugjeron se, planeti ynë e përfundoi fazën e tij evolutive si trup qiellor kur u ngurtësua si një sferë e zgavërt prej 8000 miljesh me një diametër prej 1400 milje hapje polare dhe në këtë pikë qëndron dhe avantazhi i Gardner nga Reed.

Duke qenë i bazuar shumë në astronomi dhe me anë të dokumentimeve të tij si dhe fotografi që lidheshin në mënyrë specifike me mjegullnaja dhe kometa, Gardner kuptoi gjithë të vërtetën.

Pikërisht në mes të kësaj sfere (tokës) është një sferë proporcionalisht e vogël inkandeshente. Midis saj dhe kores së mjegullnajës ka një hapësirë boshe, e thënë me fjalë të tjera mjegullnaja është e zgavërt me përjashtim të sferës së ndritshme në qendrën e saj.

Këto janë disa detaje të pakta për të mos u përqendruar shumë në aspektin teknik të temës dhe 3 faktet kryesore që Gardner zbuloi në lidhje me Polet dhe hapjet në to janë: 1- një ndryshim dramatik klime, e cila bëhet më e ngrohtë sa më shumë i afrohesh poleve, 2- veçanësia e madhe e të famshmes Dritës së Veriut ose Aurora Borealis dhe 3- devijimet e çuditshme të busullës në lartësi shumë të mëdha.

Është e paimagjinueshme nga njerëzit që nuk kanë njohuri se çfarë pune dhe informacioni është bërë dhe mbledhur në lidhje me këtë teori. Dokumentat dhe faktet nuk janë bërë masivisht publike dhe ka shumë njerëz, për të mos thënë pjesa më e madhe e tyre që nuk e kanë idenë se çfarë ka ndodhur, çfarë zbulohet dhe çfarë aplikimesh bëhen nga shkencëtarë e studiues të ndryshëm në të gjithë botën.

Konkluzionet e Gardner si dhe të të tjerëve si ai ose ndrydhen ose anashkalohen dhe kjo lloj mënyre mesa duket ka rezultuar e suksesshme po të shikohet apatia dhe injoranca totale e masave. Është e vështirë që në një temë të jepet çdo detaj, por është e rëndësishme të përmendet që nuk bëhet fjalë për teori boshe.

Në të kundërtën, bëhet fjalë për studime voluminoze, udhëtime dhe eksperienca të provuara në person si dhe observime të mbështetura nga teknologjia e kohës.

https://kuqezi.albanianforum.net/

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons