Futbollisti i njohur, Zinedin Zidane, ka vendosur t’i dhurojë Shqipërisë një milion franga, pasi ai e konsideron vendin tonë një nga vendet më të varfra në Europë.
Zinedin Zidane prej disa vitesh është emëruar si ambasador i parë i OKB-së në fushatën kundër varfërisë.
“Shqipëria di që është vendi më i varfër në Europë dhe po vazhdon të vuajë nga varfëria. Kjo ishte arsyeja jonë në misionin për të ndihmuar arsimin shqiptar dhe të fëmijëve të të gjithë rajonit, si pjesë e Europës”, tha Zidane.
Gjatë një interviste për gazetën “Shqip”, ai është pyetur nëse e njeh Kosovën dhe ja si është përgjigjur ambasadori i parë i OKB-së:
“Sigurisht që po, kush është ai që nuk e njeh sot Kosovën, e cila këto vitet e fundit ishte në epiqendër të mediave botërore, pasi regjimi serb ushtronte një terror të paparë kundër popullatës civile të pambrojtur në rajon.
Sot, falë komunitetit ndërkombëtar, shqiptarët e Kosovës jetojnë të çliruar, të pa diskriminuar, pa dhunë, pa spastrime etnike, pa brenga. Pra në liri, demokraci dhe në pavarësinë e tyre” është shprehur futbollisti francez.
Zidane ka treguar se futbollistët shqiptarë janë teknikë dhe të shkathët, por në Shqipëri nuk ka kushte për zhvillimin e sportit.
“Mendoj se perspektiva e një sporti, sado që të jesh i aftë e i shkathët, varet edhe nga kushtet dhe zhvillimi ekonomik e shoqëror i atij vendi. Fatkeqësisht në Shqipëri, këto kushte ende mungojnë. Kjo bën që të mos kemi një sport apo futboll të mirëfilltë, përkundër talenteve dhe shkathtësive të të rinjve shqiptarë si në Shqipëri, po ashtu edhe në Kosovë”, thotë Zidanr. /E.L.