Për të apasionuarit e kinemasë, tre filma të rinj këtë fundjavë në rrjetin e kinemave “Imperial”. Njëri prej tyre premierë botërore: “The Lucky One”. Dramë e bazuar në romanin me të njëjtin titull të Nicholas Sparks. Një marins, interpretuar nga Zac Efron, pas tre vjetësh shërbimi në Irak niset për në Lousiana për të gjetur gruan e panjohur, roli i Taylor Schilling, që ai mendon se i solli fat. ‘The Grey’, i gjinisë aventurë, është filmi tjetër. Pas rrëzimit të avionit në Alaska, shtatë pasagjerëve u duhet të mbijetojnë. Rreziku më i madh janë ujqërit. Liam Neeson është protagonisti kryesor.
Angelina Jolie, kësaj radhe si regjisore, skenariste dhe producente sjell filmin “In The Land of Blood and Honey”. Me një realizim tërësisht ndryshe nga ata tipik hollivudianë, ajo sjell dramën e luftës në Bosnje-Hercegovinë në vitet ’90.
“Filmi i Angelina Jolie tregon historinë e grave të dhunuara në këtë luftë dhe aktorja nuk jep mesazhe politike, por njerëzore”, shprehet Altin Prifti, drejtor i përgjithshëm i kinemave “Imperial”.
TCH