Një djalë 15-vjeçar në Itali, falë teknologjisë dhe nuhatjes “hi-tech”, ka ndihmuar policinë për të lokalizuar hajdutin, që kishte vjedhur pikërisht iPad-in e tij. Detektivi i vogël u kishte propozuar agjentëve që t’i ndihmonte në hetim, pikërisht kur e ëma po bënte denoncimin për vjedhjen që ishte kryer në familjen e tyre, më 22 prill. Përveç iPad-it, në apartament ishin vjedhur një laptop, disa para kesh dhe objekte të tjera personale, bëjnë të ditur mediat italiane.
Falë teknologjisë, djaloshi ka arritur të lokalizojë hajdutin, një 34-vjeçar nga Roma dhe policia më pas ka prangosur atë dhe një bashkëpunëtor.
tch
Falë teknologjisë, djaloshi ka arritur të lokalizojë hajdutin, një 34-vjeçar nga Roma dhe policia më pas ka prangosur atë dhe një bashkëpunëtor.
tch