Sandia National Laboratories (SNL), degë e kompanisë amerikane për zhvillim të teknologjive ushtarake, Lockheed Martin, ka zhvilluar atë që e ka quajtur “plumb të mençur” (smart bullet). Ai në majën e tij ka senzorin i cili i mundëson që të përcjellë laserin për shenjim të cakut dhe në këtë mënyrë ta godasë apo qëllojë atë pa marrë parasysh se a është shkrepur në mënyrë precize drejt tij apo jo.
Përveç kësaj, plumbat e mençur kanë edhe senzorë shtesë përmes të cilëve trajektoren e tyre mund t’ia përshtatin terrenit (navigimi mes ndërtesave?) edhe deri 30 herë në sekondë. Plumbat fluturojnë me shpejtësi të zërit dhe kanë diametër deri 2 kilometra.
Hulumtimi është rezultat i investimit prej 12,3 milionë dollarëve të cilin Lockheed Martin e ka marrë në vitin 2008 nga Agjencia për hulumtimin e teknologjive të avancuara mbrojtëse (DARPA). Në foto shihet plumbi duke shkuar drejt cakut me trajektore të ndryshueshme.