Publikimi i një imazhi ku tregohen gjurmë aktiviteti në Mars, për pak sa nuk u besua nga vetë shkencëtarët e NASA-s.
“Curiosity” dërgoi në tokë imazhet e radhës nga planeti i kuq dhe në njërin prej tyre shiheshin qartë gjurmët e një makinerie që kishte kaluar mbi sipërfaqen e planetit.
Gjithcka u bë më e besueshme kur u zbulua se gjurmët e trajektores së “Curiosity” me ato të dërguara në tokë që do të thotë se diçka tjetër kishte kaluar aty më parë. Por pas thellimit të hulumtimit u kuptua se bëhej fjalë për gjurmët e dy robotëve të nisur 9 vite më parë nga NASA, përkatësisht të Spirit dhe Opportunity.
NASA humbi kontrollin e saj mbi “Spirit” në vitin 2009, kur mekanizmi ngeci në një terren me rërë, ndërsa Opportunity vazhdon rrugën e saj drejt kraterit të Endeavour.