Shkencëtarët kanë gjetur organizmin më të vjetër të gjallë në botë, dhe zbuluan se në tokë ai ka mbijetuar për më se 200,000 vite ndërsa ai vazhdon të jetoj ende.
Bëhet fjalë për një formë të barit gjigant në fundin e Detit Mesdhetar. Shkencëtarët Australian kanë mbaruar një DNA sekuencë të ekzemplarëve të barit gjigant, Posidonia oceanic, e cila shtrihet në mbi 40 “fusha” nëntokësore nga Spanja e deri te Qipro, shkruan Telegraph.
Analiza e DNA-së është publikuar në zhurnalin Plus ONE dhe zbuloi se disa nga ekzemplarët e barit ishin të vjetër edhe deri në 200,000 vite. Deri tani mendohej se një bimë në Tasmani ishte organizmi më i vjetër i gjallë me 43,000 vite jetë.
Profesori Carlos Duarte nga Universiteti i Australisë Perëndimore, theksoi se çelësi i jetëgjatësisë së këtij bari deti është mundësia e tij për riprodhim me rrugë aseksuale, respektivisht me klonim. Ai shtoi se ani pse barërat detar janë organizmat më të qëndrueshëm në planet, numri i tyre ka filluar të bie, për shkak të zhvillimit global dhe ngrohjes globale.
“Nëse ndryshimet klimatike vazhdojnë me këtë tempo, përfundimi për këtë lloj të bimës do të jetë i keq”, përfundoi Duarte. Si një nga arsyet ai ceku edhe atë më realin – ato nuk kanë mundësinë që vetvetiu të zhvendosen dhe të gjejnë ndonjë zonë më mikpritëse të Mediteranit.