Në mbrojtje të xhaguarit
Për shkak të shkatërrimit të habitatit të tyre natyror, dhjetra kafshë rrezikojnë zhdukjen në mbarë globin, e ndaj disa prej tyre janë vendosur në programin e mbrojtjes së Kombeve të Bashkuara.
Një ndër këto kafshë që bën pjesë në këtë listë është edhe xhaguari brazilian, që cdo ditë e më shumë rrallohet për shkak të prerjes së pyjeve në vendin amerikano-latin. Një organizatë joqeveritare braziliane, e quajtur “NEX” është vënë në mbrojtje të tyre.
Organizata ka në pronësi një park në shtetin e Goias ku strehon disa prej felinëve që e kanë të pamundur jetesën në botën e egër. Nëpërmjet një seti fotografish, “NEX” përshkruan punën e përditëshme, që nga ushqimi e deri tek vizitat mjekësore të xhakuarëve. Nëse në këto vizita, grupi i mjekëve veterinerë mbërrin në përfundimin se “pacienti” është gati dhe mund t’i mbijetojë jetesës në pyll, e lëshojnë atë.