Ky gjigand eshte gjetur ne Antrim (Irlande) nga Z.Dyer.
Foto e publikuar ne vitin 1895
Jo vetëm Bibla, por edhe tekste budiste dhe maja u referohen qënieve fillestare dikur dominues të Tokës. Një mit shumë i përhapur dhe ndoshta jo i privuar nga shpjegime shkencore. Siç e kanë demonstruar disa zbulime arkeologjike dhe teoritë lidhur me Gjigantët e ciklopët.
Nëqoftëse i japim të drejtë mitologjisë greke, Titanët (ky term individualizonte me saktësi një racë gjigantësh me pamje vërtet të egër; njëlloj me Ciklopët dhe të Ecantochiri-ve, janë bij të zotit të qiellit Uran, të konceptuar me zoten e tokës Gaia, nënën universale të mitologjisë klasike) jetonin në brendësi të shpellave dhe tipar i përbashkët me Ciklopët, kishin një sy të vetëm.
E kujtoni, patjetër, atë që ju desh të sfidonte Uliksin në një fazë të caktuar të pelegrinazhit të tij. Kronikat e lashta i përshkruajnë si dominues të pakundërshtueshëm të Tokës në kohërat që qenë dhe, një ditë të bukur, vendosën që të rebeloheshin ndaj zotave dhe ndaj njerëzve: nuk mund të jemi të sigurtë lidhur me arsyen e grindjes, ndoshta kjo racë gjysëmhyjnore fitoi vetëdije se mund ta uzurponte pushtetin nga duart e hyjnive.
Për një motiv të tillë zotat vendosën që ta ndëshkonin këtë arrogancë mendjemadhe: nga këtu, midis ndëshkimeve të imponuara, edhe përmbytja me kujtesë të lashtë. Të mundur, Titanët u zëvendësuan nga Gjigantët, të lindur nga gjaku i derdhur nga një plagë e Uranit, i tredhur nga i biri Cronos, më i riu midis tyre.
Për t'u bërë mbret i madh, Cronos hëngri fëmijët e pasur me të motrën Rea, por falë një stratagjeme Zeusi shpëtoi dhe, me kalimin e kohës, fitoi rangun e babait të padenjë. Gjigantët (fjala rrjedh nga termi sanskrit g'ant-u që do të thotë "kafshë"), për aq sa dimë, kërkuan me të gjitha mënyrat, por më kot, që të hakmerreshin për paraardhësit e tyre: për këtë arsye janë përshkruar edhe ata përjetësisht në revoltë ndaj këtyre hyjnive.
Bijtë e Elohim
Siç do ta shikojmë, duke iu qëndruar edhe tregimeve të tjera mitologjike, Gjigantët e banonin Tokën mijëra vjet përpara erës tonë. Lindja e kësaj race mund të zbresë në momentin në të cilin disa zota vendosën që të çiftëzoheshin me qëniet njerëzore.
Lidhur me këtë, është elokuente sa ndodhet në dy pasazhe të Zanafillës: "Kur njerëzit filluan të shumëfishoheshin mbi Tokë dhe lindën vajzat e tyre, bijtë e zotave panë se vajzat e njerëzve qenë të bukura dhe morën për gra aq sa deshën prej tyre (6,1-2)"; "Kishte në Tokë gjigantë asokohe - bile edhe më pas - kur bijtë e zotave bashkoheshin me vajzat e njerëzve dhe këto u lindnin atyre fëmijë: janë këta heronjtë e lashtësisë, njerëz të famshëm (6,4)".
Shprehjet "bij të Zotit" dhe "gjigantë" nuk janë gjë tjetër veçse përkthimi i përshtatur dhe i pranuar i termit Nefilim, i pranishëm në Biblën hebraike: duhet saktësuar se, në mënyrë të ngjashme nga sa është bërë tashmë për disa shprehje në faqe të tjera, Nefilim në fakt duhet përkthyer në mënyrë korrekte si "njerëz që kishin zbritur", domethënë "bij të Elohim" të zbritur në Tokë, ku Elohim, në mënyrë të pabesueshme, është shumësi i njësit hebraik El, Ilu ose Eloah: domethënë nënkupton Zota! Të paktën ky interpretim i një shpure të madhe studiuesish, që jashtë skemave klasike janë çimentuar në përkthimin e teksteve kuneiforme të qytetërimit të sumerëve, duke analizuar pastaj përmbajtjen e librit të shenjtë të kristianëve.
Për të qenë të qartë, termi "Elohim" shfaqet 30 herë të mirë tek Zanafilla dhe deri 2570 herë në të gjithë Biblën. Për plotësim informacioni, termi Eloah shfaqet 40 herë në Librin e Jehovait. Nefilim përkthehet, pa shiko, pa shiko!, si termi Annunaki i mitologjisë së Sumerëve (Në fakt, Annunaki nënkupton "njerëz që nga qielli zbritën në Tokë").
Praktikisht, mitet na tregojnë sesi kjo racë u rebelua ndaj hyjnive. Atëhere, ja gjigantët që kërkojnë të ngjisin malin Olimp (në mitologjinë nordike Olimpi transformohet në qytetin Asgard) apo Trifoni që i heq Jupiterit rrufetë e tij, të rekuperuara më vonë pas ndërhyrjes së humanit Cadmius, i cili me fuqinë e muzikës arriti që ta vejë në gjumë gjigantin.
Sigurisht që kërkohet tani të bëhet dallimi për të mos rënë në konfuzion. Për efektin e deformimit, disa mite marrin në fakt hua elementë të të tjerëve. Për shembull, është rasti i Gog dhe Magog, dy gjigantëve të Biblës që i gjejmë të futur në mitologjinë britanike për të simbolizuar fuqinë e këtyre njerëzve: në fakt, këta dhe titanë të tjerë, janë mundur nga heroi lokal Brute (edhe ai, ka gjasa, një gjigant!); vetëm ata të dy janë mbajtur në jetë, por për t'u transformuar në gur dhe të vendosur në hyrjen e pallatit të fituesit, mbi Tamiz. Tamam një fund i shëmtuar...
Në të gjithë botën
Lajmëtarët e dërguar nga Moisiu në Tokën e Premtuar (Canaan), siç thotë Bibla në Librin e Numrave (13, 32-33), u kthyen duke thënë se kishin takuar bijtë e Anak: "...vendi që kemi përshkuar për të eksploruar është një vend që i ha banorët e tij; të gjithë njerëzit që kemi parë janë njerëz me shtatlartësi të madhe; kemi parë gjigantët, bij të Anak, të racës së gjigantëve, përballë të cilëve na dukej vetja se qemë miza dhe kështu duhet t'u jemi dukur atyre".
Edhe dueli midis Davidit dhe Goliatit nuk lë shteg për interpretime të tjera. Tek Deuteronomi, Bibla vazhdon që t'u referohet gjigantëve kur flet për krevat hekuri të gjatë 5 metra që gjendej në Rabbath, pranë bijve të Ammon: kështu, shtrati i një mbreti gjigant tashmë të zhdukur. Për ta flitet edhe në mitologjinë budiste ku gjigantët janë të lidhur me mitin brahminik të "përzierjes së detit të qumështit".
Tek "Popol Vuh" gjigantët janë qënie mitologjike (njëlloj me titanët) që luftojnë, me zotat dhe njerëzit, një lloj titanomakie greke: në mitologjinë maja në fakt binjakët Hunahpù e Ixbalanqué, Ahau-t e parë (zotër të qytetërimit Mais të kryesuar nga Xibalbà) luftojnë me gjigantët në luftën e Camè-ve.
Të mundur, gjigantët identifikohen në Atlantët e Copàn-it. Por paksa të gjitha tekstet e ndodhura në librin e shenjtë të kristianëve dhe të hebrenjve, në veçanti Dhiata e Vjetër, siç kemi pasur rast ta shikojmë, flasin për këtë racë njerëzish gjiganteskë.
Prapa në kohë
Duke përdorur dëshminë e ndonjë historiani, mund të kërkojmë të individualizojmë një periudhë kohore ku, sipas çdo gjase, vendosen hyjnitë dhe natyrisht duke pasuar, gjigantët, duke parë se ndodhitë e tyre ndërthuren për bukuri.
Me saktësi, nuk është gjithsesi e thjeshtë të vendosen të gjitha hyjnitë e të kaluarës tonë stërgjyshore, edhe pse është tashmë e vështirë të theksohet që këto, njëlloj me gjigantët, kanë ekzistuar realisht. Le të provojmë të kuptojmë diçka dhe ta bëjmë këtë duke thirrur në ndihmën tonë kronikat e pakta që kemi në dispozicion.
Historiani Beroso (ishte edhe një prift babilonas, i konsakruar në Marduk, që rikopjoi në gjuhën greke në shekullin e VI-të B.C. të famshmen Listë të mbretërve, që i përket vitit 2100 B.C. dhe që përmban historinë e popullit të tij qysh nga krijimi) në shkrimet e tij tregon për 10 mbretërit mitikë babilonas që mbretëruan përpara përmbytjes: në tërësi, sipas mendimit të tij, do të kthehej prapa me 432 mijë vjet.
Lidhur me këtë, janë të pabesueshme analogjitë me Biblën, që flet për 10 stërgjyshër përpara përmbytjes siç flet kjo listë për 10 mbretër "primitivë". Edhe mosha fantastike e këtyre personazheve është e ngjashme, por edhe pas përmbytjes, duke ju qëndruar rrëfimeve babilonase, vërejmë një dinasti mbretëruesish, që megjithëse të shitur për personazhe historike, janë për t'u konsideruar zota apo gjysëmzota, duke parë vetëm ata të Dinastisë së I-rë - 23 gjithsej - qëndruan në pushtet për 24510 vjet!
Mos u frikësoni nga shifrat. Sot jemi mësuar që ta masim kohën duke u nisur nga presupozimi që Toka harxhon një vit për t'u rrotulluar përreth Diellit dhe që muajt janë 12 si ciklet e Hënës.
Por duhet mbajtur parasysh që deri në vitin 1543 (me Kopernikun si epokëndarës) besohej se ishte Dielli ai që rrotullohej përreth planetit tonë! Megjithatë, sumerët e dinin këtë të paktën 4500 vjet më parë. Një kokëçarje e bukur! Ja pse nuk mund të përjashtojmë që në të kaluarën të lashtët të kishin në përdorim metoda të tjera për të matur rrjedhjen e kohës.
Mendoni për moshën biblike të shumë profetëve dhe jo vetëm: për shembull, për doktrinën hindù, një ditë tokësore 24 orëshe korrespondon me 8640 milion vite të Brahmas.
Nga ana e tyre, sumerët për Listën e mbretërve përdorën si njësi matëse sar-in, që korrespondon me 3600 vite tokësore, koha e përdorur nga planeti Nibiru (nga ku vinin me sa duket zotat e tyre) për të kompletuar orbitën eliptike jashtë dhe brenda sistemit tonë diellor.
Tamam si për t'i ngatërruar më tej idetë: duke u nisur nga pohimet e dy shkencëtarëve të njohur, Von Braun dhe Einstein, është hipotezuar që një ekuipazh që fluturonte në hapësirë prej mijëra vitesh drite, do të kthehej në Tokë pas rreth 26 vjetësh, por ndërkohë në planetin tonë do të kishin kaluar nja 2000 vjet të mira!
Austriaku Helfsen, ufolog i njohur, i ka marrë këto teori, sidomos atë të relativitetit të kohës dhe, nga ana e tij, ka propozuar një studim interesant: duke pasur parasysh përshpejtimin uniform dhe atë të frenimit (në gjysëm të rrugës) të një anijeje hapësinore, ka postuluar se në brendësi të një anije hapësinore, që udhëton me një shpejtësi lehtësisht me të ulët se ajo e dritës, koha do të rridhte më ngadalë respektivisht planetit të nisjes.
Kështu, sipas studiuesit, kjo diferencë në vite do të tentonte të rritej shumë me kalimin e kohës, ndërsa deri në 10 vjet nuk do të regjistroheshin variacione të rëndësishme. Duke u kthyer tek ne, duke ju referuar konflikteve midis Horus dhe Seth në Egjipt, historiani Maneton e vendosi konfliktin 13500 vjet përpara Menes, mbretit fillestar të tokave të bashkuara.
Për të pasur informacione të mëtejshme kohore lidhur me këtë duhet të bëjmë tani një kërcim në kontinentin e ri.
Në Amerikën e Jugut krijimi i botës është për t'u gjetur në figurën Viracocha (hyjnia e inkasve kujtohet me emrin Kukulcan apo Quetzalcoatl për toltekët, për majat dhe për axtekët, por gjithmonë bëhej fjalë për të njëjtin person): legjendat tregojnë se pas një përmbytjeje të zgjatur nja 60 ditë kjo qënie supreme zbriti në njërin prej dy ishujt në liqenin Titicaca (që në gjuhën e Aymarà-ve, indigjenëve peruanë, do të thotë "Liqen i pumas dhe i peshkut të shenjtë" dhe "mitër e njerëzimit": në fakt Titi përkthehet "puma", ndërsa Caca është emri i një peshku të zonës, i kujtuar në legjendat lokale që tregojnë për krijimin dhe për përmbytjen) që i dha jetë, pas tentativash të ndryshme të shkuara dëm, gjinisë njerëzore duke plazmuar argjilë dhe duke i fryrë me frymën e jetës.
Më të bërë kështu, u transferua në Tiahuanaco (fjalë për fjalë do të thotë "Vend ku bashkohen toka dhe ujëra", por mund të përkthehet edhe "Vend nën ujin e Zotit", "Qytet i Diellit dhe i ujit" e "Qytet i përjetshëm i ujit") që është larg rreth 25 kilometra nga liqeni i sipërpërmendur. Për indigjenët, qyteti u ngrit në një natë të vetme, pas përmbytjes, nga zotat apo nga gjigantët.
Duke ju referuar studimeve të kryera mbi tekste mitologjike, është e mundur të datohet shfaqja e zotit rreth vitit 3100 B.C. dhe gërmimet arkeologjike në Tiahuanaco e konfirmojnë besnikërisht këtë të dhënë; në fakt, shtresa më e lashtë e qytetit i përket vitit 3130 B.C.
Me bërjen e këtij digresioni të nevojshëm, domethënë për t'i gjetur kështu një vendndodhje të duhur kohore racës së zhdukur të gjigantëve, përveçse për të përdorur mitin e përmbytjes, duhet të marrim në konsideratë rrëfimet e majave, si gjithmonë të saktë dhe maniakalë në përcjelljen edhe të ndonjë datimi të dobishëm, skllevër siç qenë të kalendarit të tyre dhe, për pasojë, të kohës: është e mirënjohur që majat, siç edhe toltekët dhe axtekët, ndërtonin tempuj e piramida me kadenca të sakta, çdo 5, 10 apo 20 vjet.
Megjithatë, faktet që u përkasin nga afër gjigantëve janë të vendosur në erën e Diellit të Katërt, atë për t'u kuptuar që përfundoi me transformimin e njerëzve në peshq: duket të kuptohet se specia njerëzore shpëtoi nga ujërat falë diçkaje të ngjashme me një arkë. Kjo epokë korrespondon me Pleistocenin dhe, për pasojë, periudhës së akullnajave të fundit, rreth 12000 vjet më parë.