“Jeta është imitim i artit më shumë se sa arti imitim i jetës”. Kështu shkruante shkrimtari Oscar Wilde në shekullin e XIX. Intuita e shkrimtarit irlandez u vërtetua së fundmi nga historia e dy aktorëve të rinj kubanë. Javier Nunez Florian dhe Anailin de la Rua de la Torre ishin të ftuar në “Tribeca Film Festival” në Nju Jork për të qenë prezentë në premierën amerikane të filmit ku ishin protagonist, me titull “Një natë”.Filmi bën fjalë për dy të rinj kubanë të cilët arratisen nga vendlindja e tyre drejt Shteteve të Bashkuara në kërkim të një jete më të mirë. Skenari kinematografik është realizuar dy herë, nga të njëjtët persona. “Arratisja e parë” ndodh në sheshxhirim, ku dy aktorët 20-vjecarë largohen drejt Shteteve të Bashkuara…por vetëm në film.
Krejt ndryshe arratisja e dytë, ose “arratisja e vërtetë”. Dy të rinjtë, Javier dhe Anailin duhet të prezantonin filmin e tyre të enjten e shkuar në Nju Jork. Por ata nuk udhëtuan kurrë drejt “Mollës së Madhe”. Mungesa e tyre shqetësoi autoritetet amerikane që nisën një hetim. Nga hetimi u zbulua se dy të rinjtë , të nisur nga Havana me një vizë të përkohëshme, zbritën në Majemi nga ku do të merrnin fluturimin drejt Nju Jorkut…kjo nuk ka ndodhur kurrë.
Zyrat e emigracionit në Majemi njoftojnë se nuk kanë marrë ende një kërkesë nga dy aktorët kubanë për azil, megjithatë ligji u lejon atyre që këtë aplikim ta bëjnë brenda një viti.
Javier Nunes Florian dhe Anailin de la Rua de la Torre janë dy të rinjtë e radhës që i shtohen listës së gjatë të artistëve, atletëve, shkrimtarëve e shumë e shumë të tjerëve që përfitojnë nga udhëtimet e tyre të para jashtë Kubës për të braktisur regjimin e “Kastrove”.