Gorgoneion, pra koka e prerë e Meduzës -bazuar në korrelacione të ndryshme- përbën një planet-sy, i cili mund të rrotullohet në hapësirë dhe njëkohësisht të jetë një mjet luftarak i armatosur deri në dhëmb gjithmonë i gatshëm për luftë. Mbi së gjithash, mund të mbartë, apo të “lindë” jetë, ndërkohë paralelisht përbën syrin: “Syri që vëzhgon gjithçka”.
Siç dhe thamë, meduza dhe e gjithë pamja e saj tmerruese, -Meduza-Shtrigë- u krijua nën përgjegjësinë dhe mbikëqyrjen e Athinas, në një ambient (në tempullin e saj) të cilin e kontrollonte vetë ajo.
Mbas prerjes së kokës, Perseu ja dorëzoi atë Athinas, e cila e mori në përkujdesje dhe mbikëqyrjen e saj.
Nëse ne, do dëshironim të simbolizonim së bashku Meduzën dhe Athinanë, çfarë duhej të bënim?
Nuk është e vështirë. Atëherë, le të kujtojmë këtu se për Pythagorians, trekëndëshi barabrinjës përfaqëson Athinanë si Perëndeshë e Urtësisë. Gjithashtu, gërma “Δ” simbolizon hyrjen/portën e jetës, parimin femërorë dhe pjellorinë. (Fjalori i Simboleve, J. C. Cooper). Dhe këtu duhet të kujtojmë Athinanë-Bakri (=shtëpi bakri, i bakërt dhe planeti, si dhe nga pjesë bakri përbëhen dhe meduzat) e cila njëkohësisht quhej dhe “enë-bakri”.
Kështu, simbolika e saj do të ishte e tillë: Meduza brenda në trekëndësh.
Trekëndëshi në simbolikën e numrave, është i njëjti me numrin tre (3). Në intelektin e tij më të lartë ai përbën simbolin e Shën Trinisë. Në pozicionin e tij normal, me majën nga sipër, ai simbolizon zjarrin, si dhe lëvizjen eprore për lartë, për të gjitha ata që kanë tendencë në bashkësinë e sipërme unike (Fjalori i Simboleve, Juan-Eduardo Cirlot).
Gjithashtu ai përbën dhe natyrën e trefishtë të Universit: Qiellin, Tokën dhe Njeriun.
Me majën/kryen nga sipër, është simbol i Diellit dhe simbolizon Jetën. Sipas Plutarkut: “Zona brenda këtij trekëndëshi, është vatra e përbashkët e gjithçkaje dhe quhet Fusha e së Vërtetës, brenda së cilës ruhen/përmblidhen gjithçka me qëllim që të ruhen standardet dhe të mos shqetësohet Logjika, format dhe prototipat e çdo gjëje që ka ekzistuar dhe do ekzistojë. Dhe Përjetësia qëndron rreth tyre, nga ku koha rrjedh përmbi Botëve siç edhe një lum nga burimi i tij”. (Fjalori i Simboleve, J. C. Cooper).
Nëse sjellim në kujtesën tonë se Meduza, është ajo e cila i përket meduzës=shikim i egër. Pra, një sy i cili shikon egër, atëherë… kemi një sy brenda një trekëndëshi.
Është syri, që po të jemi pak më me kujdesshëm, e ndeshim atë dhe e gjejmë në shumë qytetërime të lashtë.
Është Syri të cilin ne e shikojmë nëpër kisha.Piramida, sipas Marc Saunier, është një kompozim i formave të ndryshme, ku çdo njëra prej tyre ka rëndësinë e vetë. Baza e saj është katërkëndëshe dhe përfaqëson Tokën. Maja e saj, është pikënisja dhe synimi i çdo gjëje -“ qendra e fshehtë”- dhe ajo çka bashkon majën me bazën e saj janë fasadat në formë trekëndore, simbole të zjarrit, të zbulimit hyjnor dhe të trekëndëshit të Krijimit. Si pasoj, piramida shpreh në tërësinë e saj gjithë Veprën e Krijimit në tre faqet bazë të saj (Fjalori i Simboleve, J. C. Cooper).
Në botën e ngurtë/qëndrueshmërisë, Syri Vëzhgues është vendosur në majë të piramidës.
Me pak fjalë, gjoja ata të cilët e kanë vendosur apo ata të cilët e përfaqësojnë, janë mbi gjithçka dhe gjithkënd. Kështu, është konvertuar dalë nga dalë në simbolin solemn të Illumunati apo të Lozhave Masonike, si dhe të gjithkujt tjetër apo të gjithëve së bashku: Të Rendit të Ri Botëror.
Si dhe (duke shtrembëruar kuptimin e tij) arriti të bëhej Vula e Madhe e Amerikës, dhe gjithë çka tjetër që mund të përfaqësoj.