Forumi Kuq E Zi
 Mashtrimi i madh i astrologjisë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Mashtrimi i madh i astrologjisë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
 Mashtrimi i madh i astrologjisë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
 Mashtrimi i madh i astrologjisë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Të gjithë ata që me qejf shikojnë horoskopin për të zbuluar çfarë
tregojnë yjet, me siguri i ka befasuar keqinformacioni, i cili është
përhapur nëpër internet si cunami, që shenjat e horoskopit në fakt nuk
janë të sakta

Mashtrimi i madh i astrologjisë

Të gjithë
ata që me qejf shikojnë horoskopin për të zbuluar çfarë tregojnë yjet
për ditën e sotme apo javën e ardhshme, me siguri i ka befasuar
keqinformacioni, i cili kohët e fundit është përhapur nëpër internet si
cunami, që shenjat e horoskopit në fakt nuk janë të sakta.

Astronomi
amerikan Parke Kunkle, nga shoqëria "Minnesota Planetarium" javën e
kaluar ka përsëritur në qarqet shkencore faktin e njohur mirë që
pozicionet e yjeve në qiell për shkak të procesionit, përkatësisht të
lëkundjes së boshtit rreth të cilit sillet Toka, në 3000 vitet e fundit
kanë luajtur nga vendi për pothuajse një konstelacion të tërë.Toka sillet rreth boshtit të vet dhe rreth Diellit. Por, maja e boshtit
të Tokës nuk rri e qetë, por lëviz dhe rrotullohet dhe për 25.686 vjet
bën një rreth të plotë.

Për shkak të këtij fakti, pozita e yjeve
në qiell, përkatësisht e planetëve në të, ndryshon vazhdimisht. Kjo do
të thotë që ata që deri tani kanë besuar që janë për shembull peshore,
në fakt duhej të ishin peshq. Lajmi ka bërë aq bujë saqë telefoni i
astronomit amerikan nuk ka ndalur së rëni.

"Jam i befasuar që
lajmi ka nxitur kaq shumë entuziazëm. Kjo nuk është diçka që ka ndodhur
menjëherë. Kjo ka ndodhur me shekuj. Asgjë nuk ka ndryshuar në jetën
time dhe nuk ndihem ndryshe. Unë e di cila është 'shenja ime e vërtetë'.
Kur kam lindur, Dielli ishte në konstelacionin e ujorit. Nuk është me
rëndësi për mua se a pajtohen me këtë astrologët apo jo, unë i përmbahem
astronomisë. Por, më vjen mirë që ky rrëfim i ka bërë njerëzit të
interesohen për ndodhitë në qiell", ka thënë Kunkle.
Por, duket që shumicën e "besimtarëve të astrologjisë" ky lajm i ka
brengosur seriozisht dhe nëpër gjithë botën tek miliona njerëz ka
shkaktuar krizë të vërtetë të identitetit.

Sigurisht, ka edhe
prej atyre të cilët "kanë ndjerë gjithmonë", që shenja fqinje do t'i
përgjigjej më shumë personalitetit të tyre, por edhe ata janë konfuzë,
sepse nuk e dinë a munden tani të zgjedhin atë që u pëlqen më shumë. Për
ngushëllim mendoni vetëm se sa të vështirë e kanë ata njerëz, të cilët
shenjën e vet e kanë bërë të pavdekshme me tatuazhe, në SHBA çdo i pesti
vizatim i bërë në lëkurë është shenjë e horoskopit...

Përgatiti: KLARITA BAJRAKTARI

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
 Mashtrimi i madh i astrologjisë 550115_522872991057460_1433338781_n
Lëvizjet e yjeve ndikojnë realisht fatin dhe personalitetin tonë? Pro dhe kundër horoskopit

Astrologjia
është një disiplinë shumë e lashtë kozmologjike, që bazuar në konceptin
se lëvizjet e trupave qiellorë dhe pozicionet e tyre karshi Tokës
ndikojnë në mënyrën tonë të të vepruarit, studion fatin e qenieve
njerëzore duke vëzhguar yjet.
Pa dyshim që është diçka mahnitëse; të
mendosh p.sh, se Saturni mund të ndikojë ditën tonë apo se kemi lindur
në një orë të ditës në të cilën yjet kanë ‘dekretuar’ se personaliteti
ynë është më shumë ose më pak i qëndrueshëm, më shumë ose më pak
autoritar, është një mendim romantik.

Por ia vlen të besosh
realisht në këtë fakt? Ka nga ata që janë vërtetë të fiksuar për ta parë
horoskopin e ditës në TV ose për ta lexuar në gazetë. Por edhe në këtë
rast duhet pasur kujdes me atë që dëgjoni ose lexoni; duhet të
informoheni më parë se kush e thotë apo kush e shkruan horoskopin tuja,
nëse është vërtetë një profesionist i astrologjisë apo një amator.
Një gabim tjetër lidhur me horoskopin ka të bëjë me faktin se disa
mendojnë që horoskopi parashikon të ardhmen. Në realitet qëllimi i tij
është të parashikojë se si do të jetë humori juaj gjatë ditës, dhe si
rezultat vendimet që do të merrni.

Ka nga ata që duke lexuar
horoskopin influencohen, edhe negativisht gjatë gjithë ditës. Kjo është
diçka e gabuar. Më mirë do të ishte që në fund të ditës të bënit një
lloj bilanci nëse ajo që parashikonte horoskopi për ju në mëngjes është e
vërtetë.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons