FBI identifikoi hakersin e “Anonymous” përmes gjoksit të së dashurës
Kjo fotografi ja mundësoi FBI-së që të mund të arrestonte një prej hakersave të grupit “Anonymous” nën akuzën se kishte qenë pjesë e rrjetit që përvetësoi të dhëna të rezervuara nga oficerët e policisë në Shtetet të Bashkuara të Amerikës. Higio O. Ichoa III është prangosur nën akuzën e hyrjes së paautorizuar në faqet e internetit të agjencive zyrtare.
Ishte ky imazh i bërë nga e dashura e tij që çoi në aksionin dhe ndalimin e 30 vjeçarit programues kompjuterik nga Galveston i Teksasit. Në foto femra ka një letër të ngjitur në stomak ku shkruhet “PwNd by w0rmes & CabinCr3W ♥ u B****’s!”. FBI tha se përmes kësaj identifikoi Ochoa i cili e thërriste veten “w0rmes” online dhe se ishte anëtar i “cabinCr3w”, një nofkë e grupit Anonymous.
Në muajin shkurt Ochoa kishte hapur një profil në Twitter @AnonË0rmer i lidhur me një faqe interneti në të cilën ishin publikuar disa informacione të vjedhura. Në qendër të faqes ishte vendosur fotoja e gruas me mesazhin. Të dhënat e fotos tregonin se ajo ishte marrë nga iPhone.
GPS koordinoi gjithçka në të dhënat e fotos duke mundur të kuptojë edhe adresën e saktë të vendit ku ishte fiksuar, Wantirna Sourth, Melbourne. Më pas FBI shkoi në faqen e FB të Ochoas ku konstatoi se e dashura e tij emërohej Kylie Gardner nga Australia. Nga kryqëzimi i të dhënave FBI kuptoi se ishte i njëjti njeri. Policia arrestoi Ochoan në 20 mars ndërsa e dashura e tij nuk rrezikon asnjë akuza dhe ndodhet e lirë.