Tmerr ne Bollywood, i presin koken nje aktoreje te re
Aktorja e re e kinematografise Bollywood, 26-vjeçarje Meenakshi Thapar u rrembye dhe ne vazhdim, u vra ne menyre barbare nga dy kolege te saj, te cilet i kerkonin familjes se saj 22.000 euro.
Trapar luajti ne filmin indian thriller “404# dhe aty u njoh me dy aktoret e tjere, te cilet e vrane.
36-vjeçari Amit Jaiswal dhe e dashura e tij Preeti Surin vendosen qe ta rrembenin kolegen e tyre, pasi kishin marre informacionin e duhur per pasurine e saj, por edhe per pozicionin e familjes se saj ne krahinen Dehra Dun.
Sipas gazetes “Telegraph”, vrasesit e kishin ftuar aktoren e re ne nje ekskursion ne Gorakhpur, nje qytet i vogel ne kufi te Indise me Nepal, i njohur per tempujt budiste. Aty e mbajten peng, derisa te afermit e saj te paguanin parate qe kerkonin.
Edhe pse nena e Thapar pagoi nje pjese te shume se kerkuar,por ata moren parate dhe aktoren fatkeqe e vrane pak me vone.
Trupi i saj pa koke u gjend i hedhur prane nje rezervuari uje. Ndersa çifti makaber koken e aktores e vendosi ne nje çante, te cilen e hodhen me vone nga dritarja e autobusit qe i transportonte per ne Bombay.
Dy aktoret mizore u arrestuan dhe iu gjet karta SIM e celularit te 26-vjeçares se vrare. Pak me vone ata e pranuan krimin e tmerrshem.