Në një komunitet të vogël në Kubë, 60 persona mes tyre 18 fëmijë janë mbyllur në kishën e provincës që prej tre ditësh dhe kanë deklaruar se nuk do të dalin pasi janë në pritje të fundit të botës.
Sipas medieve besimtarët po presin një cunam të fuqishëm që do të shkatërroj të gjithë rruzullin tokësor. Ata udhëhiqen nga prifti Braulio Herrera. Sipas të dhënave policia ka ndërhyrë disa herë për të nxjerrë jashtë besimtarët, kjo me kërkesën e disa prindërve fëmijët e të cilëve ndodhen në Kish.
Në një lidhje telefonike me mediat i biri i priftit deklaroi se askush nuk po mbahet me dhunë në Kishë të gjithë janë të lirë të largohen nëse dëshirojnë. Ky izolim ka tronditur jo vetëm provincën por dhe më gjerë pasi është bërë lajmi i ditës në disa prej medieve më të rëndësishme ndërkombëtare
Sipas televizionet kombëtar kuban prifti kohë më parë është akuzuar për korrupsion dhe është kërcënuar me shkishërim.