Ekstremistët ultra- konservatorë në Afganistanin verior janë nën akuzë se kanë helmuar ujin e pijshëm në një shkollë të mesme, duke bërë që 150 vajza të rrezikojnë seriozisht jetën.
Një zyrtar i qeverisë tha se nxënëset janë në kushte kritike. Ai shtoi se fajtorë për helmimin e ujit janë radikalët.
Një zyrtar i shëndetit publik tha se ishte një akt i qëllimshëm për të helmuar vajzat.
Që prej rrëzimit të regjimit taliban në vitin 2001, femrat kanë nisur të kthehen në shkolla, veçanërisht në Kabul.
Mendohet se aktualisht janë 2.7 milion vajza që shkojnë në shkollë, krahasuar me vetëm disa mijëra gjatë regjimit taliban.