Forumi Kuq E Zi
Filozofi në triadë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Filozofi në triadë Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Filozofi në triadë Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Filozofi në triadë Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1Filozofi në triadë Empty Filozofi në triadë 21/4/2012, 00:41

$EB@$TJ@N

$EB@$TJ@N
->Fond@tor<- WebM@ster
->Fond@tor
Filozofi në triadë 14004d1329761007-filozofi-ne-triade-filozoftriad
Hiloni, njëri ndër shtatë dijetarët grekë, në pyetjen se ç’është më së vështiri, përgjigjet: “Të ruash sekretin, të shfrytëzosh sa më mirë kohën e lirë, si dhe të durosh padrejtësinë.”





-Rregullisht preokupohemi me tri çështje: ç’të bëjmë për shëndetin, për mençurinë dhe për shpirtin tonë. Zhvillimi, përkujdesja dhe ruajtja e shëndetit janë primare; meditimi, të lexuarit dhe të dëgjuarit janë sekondare; të vepruarit, të krijuarit dhe kënaqësia janë të rëndësisë së tretë.



***



-Një filozof i madh kinez thotë: Janë tri rrugë që na shpiejnë kah mençuria: meditimi, si rrugë më racionale; edukimi, rrugë kjo më fisnike; si dhe përvoja, si rrugë më e mundimshme.



***



-Hiloni, njëri ndër shtatë dijetarët grekë, në pyetjen se ç’është më së vështiri, përgjigjet: “Të ruash sekretin, të shfrytëzosh sa më mirë kohën e lirë, si dhe të durosh padrejtësinë.”



***



-Telasi thotë: “Më së vështiri është njohja e vetvetes; më së lehti është t’i këshillosh të tjerët; më së miri do të jetojmë nëse në jetën tonë i respektojmë vërejtjet që ua bëjmë të tjerëve”. Pastaj, thoshte se i është mirënjohës fatit të vet: “Së pari, sepse kam lindur njeri dhe jo kafshë; së dyti, sepse jam mashkull dhe jo femër; së treti, që jam helen dhe jo barbar.



***



-Sipas Platonit ekzistojnë tri lloje të tërheqshmërisë: njëra ka të bëjë me zotat, e dyta me njerëzit dhe e treta me të ndjerët. Ata që janë të kujdesshëm ndaj faltoreve u janë besnikë zotave; të dytët, që i kthejnë borxhet, janë të kujdesshëm ndaj njerëzve; dhe, ata që janë të kujdesshëm ndaj përmendoreve janë të drejtë ndaj të ndjerëve.



***



-Platoni shpirtin e ndanë në tri pjesë: pjesa e parë ka të bëjë me arsyen, e dytë me lakminë, ndërsa e treta me zemrën. Nga pjesa e arsyeshme del meditimi, vendosja dhe mirëkuptimi; pjesa e lakmueshme nxit oreksin për ngrënie, dëshirën për seks, e të ngjashme; ndërsa pjesën e tretë e karakterizojnë guximi, kënaqësia dhe pikëllimi.


-Krantori, për të cilin thonë se ka shkruar 30 mijë vargje, në pyetjen se ku ka dëshirë ta varrosin, thotë: “Është kënaqësi të jesh i varrosur diku, në ndonjë skutë të fshehtë, të atdheut tënd të dashur.”



***



-Aristoteli mençurinë praktike e ndanë: në logjikë ose në sjellje të mirë të individit; në ekonomi ose në udhëheqje të ekonomisë shtëpiake; si dhe në politikë ose në udhëheqje të shtetit.



***



-Sipas Aristotelit format e dobëta të rregullimit shtetërorë janë: tirania, paligjshmëria e individit; oligarkia, paligjshmëri e të pasurve; si dhe burokracia, paligjshmëri e demagogëve.



***



-Teofasti, një nga filozofët frytdhënës grek, në një banket, personit që tërë kohën heshtte i tha: “Në qoftë se je i padijshëm, mirë po vepron; por, nëse je i arsimuar, atëherë ky veprim yti është i marrë”.



***



-Moravia, shkrimtar italian, thotë: “Ka njerëz që dinë të fitojnë para dhe ka njerëz që dinë të jetojnë. Por, të rrallë janë ata që dinë edhe njërën edhe tjetrën”.


B.Vllazim Bytyci

https://kuqezi.albanianforum.net/

2Filozofi në triadë Empty Re: Filozofi në triadë 6/2/2013, 19:16

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Një ditë ndodhesha në Korfuz, hyra në një librari greko- franceze pranë
Spianadhës për të blerë disa libra. Në vitrinën e pasur e të bukur të
librarisë zotëronte në mes një libërz elegant: “Eloge de la Betise” nga
Louis Latzarus. Ështe një nga seria e librave “shpirto”, që boton
shtëpia editore franceze Hachette për të lëvduar disa vese të njeriut,
si paditurinë, të rremen, shëmtimin, çrregullimin, pakujdesinë, etj. Në
një vitrinë tjetër të brendshme e të futur gjeta, të trazuar me libra të
tjerë, një vepër të shkrimtarit amerikano-francez Ernest Dimnet me
titullin tërheqës “L’art de penser” të shtypur nga shkrimtari- editor i
zgjuar Bernard Grasset. Desha ta ngas pak librarin.
- Përse atë
librin që të mëson zanatin si të mendosh e ke hedhur në një rrëzë brenda
në dyqan dhe librin që lëvdon budallallëkun e ke ngulur mu në mes të
vitrinës së jashtme që ta shohin gjithë bota?
Librari grek më vështroi si me mëshirë dhe më tha disa gjëra, që më bënë të kuptoj se ai e zotëronte mirë filozofinë e kohës.
-
Mendja ka vdekur bashkë me Dekartin që tha atë fjalë të madhe: “Cogito
ergo sum” (“Mendoj, pa rroj”). Koha jonë kësaj fjale i ngjiti në krye
një ndajfolje të vogël dhe e bëri: “Non cogito, ergo sum” (“Nuk mendoj,
pra rroj”). Pastaj Krishti e paska thënë me vulë: “Lum të varfrit nga
mendja!” Kur ca njerëz që e kanë marrë dehurde të mendojnë për gjithë ne
të tjerët, përse ta vrasim kot mendjen? Është bërë zakon të thonë se
ata që s’e vrasin mendjen janë budallenj. Për këtë edhe koha jonë do
libra si “Eloge de la Betise”; të paktën të ngushëllojë veten për
budallallëkun e saj dhe sa të ngjallet prapë koha e Dekartit me fjalën e
tij të madhe.Fundi i fjalës ka qenë librari që më kandisi t’i ble të dy librat që t’i
kem edhe për kohën e budallallëkut, edhe për kohën e filozofit francez.

Le ta zemë se njerëzia rron në epokën karteziane. Ç’është kjo e drejtë e mendjes?

* * *

Një
nga simptomat më karakteristike të krizës shoqërore, që po kalon
njerëzia e sotme, është edhe puna që ka të bëjë me të drejtën e mendjes.
Çdo njeri thotë dhe nga një mendje. Ka njerëz që thonë dhe nga dy-tre
mendje: zgjidhni e merrni. E keqja është se zor të gjesh një mendje për
të qenë! Kështu është. Në asnjë periudhë tjetër të jetës shoqërore vihen
re kaq mendje të shumta sa në periudhën e një krize. Edhe kjo është një
fazë e çkurdisjes shoqërore: çkurdisja e mendjes! Po si, pra? S’ka të
drejtë çdo njeri të ketë një mendje të tijën? E drejta e mendjes nuk
është shfaqja e parë dhe e shenjtë e lirisë së njeriut? Bile, a nuk
është detyrë e çdo njeriu të lirë?

Po! E drejta e
mendjes është një detyrë e çdo njeriu të lirë. Ose më mirë: ka të drejtë
të mendjes ai njeri që ndjen edhe një detyrë që i përgjigjet kësaj të
drejte. Brenda në shoqëri s’mund të kuptohet e drejta pa detyrë. Në një
tërësi shoqërore harmonike s’ka të drejtë që të mos kundërpeshohet me
një detyrë. Çdo pjesëtar i shoqërisë ka të drejtë të mendjes. Kjo do të
thotë: çdo njeri është i lirë të ketë një mendje, duke e blerë këtë të
drejtë me ndjenjën e përgjegjësisë së kësaj mendjeje. Kur mungon kjo
ndjenjë, e drejta bie poshtë, siç bie edhe disku i peshores kur s’ka një
peshë analoge në diskun tjetër.

Sepse mendja nuk
është një mendim, një ide, një kuptim që kemi formuar vetëm për veten
tonë. S’ka vetëm rëndësi vetjake. Ka të bëjë me tërë shoqërinë. Dhe ka
rrjedhime për të tërë jo vetëm për një njeri. Për këtë qëllim thuhet
edhe mendja, që të bëhet udhëheqëse e rregull për të menduar e për të
vepruar. Themi një mendje për të tjerët me qëllim që ta dëgjojnë e tandjekin pas. Edhe fjalët e urta që ruan çdo popull si kapital të
mençurisë shoqërore, mendje janë; bile janë mendjet më të mira, që janë
dëgjuar gjatë historisë. Kjo gjë ka vlerë për çdo mendje. Kështu duhet
të jetë edhe çdo mendje.

Çdo mendje është dëshmia e
një të vërtete që del nga eksperienca e tij vetjake, por me përmbajtje
shoqërore. Vlera dhe fuqia e saj është e përgjithshme. Mendja është si
një çek që ua japim të tjerëve që ta thyejnë në një bankë. Që të japim
një çek duhet të kemi kredi në bankë, e cila i rregullon kreditë tona
sipas depozitave tona ose sipas pasurisë sonë, ose sipas garancisë që
kemi dhënë. Sepse e drejta e mendjes shumë herë ka nevojë edhe për
garanci.

Përgjithësisht, edhe shoqëria bën si bankat: e
rregullon kredinë e mendjes së çdo njeriu, duke formuar një hierarki.
Hierarkia shoqërore, veç të tjerave, do të thotë edhe këtë që: cilët në
shoqëri kanë të drejtën e mendjes dhe cili e ka rradhën më parë e cili
më pas. E para gjë që do të pyesim, duke dëgjuar një mendje, është se:
kush e thotë? Jo nga meraku, por që të dimë se ç’rëndësi t’i japim. Një
mendje nuk gjykohet vetëm nga përmbajtja e saj, por edhe nga vlera që ka
në hierarkinë shoqërore ai që e thotë. Kjo mënyrë mundet të mos jetë më
e mira, por është më e sigurta. Se çdo mendje është si thika me dy
presa: mund të shpëtojë, por mund edhe të përmbysë. Ç’bindje mund të
frymëzojë dhe ç’vlerë mund të ketë mendja e një njeriu që s’e ndjen ose
s’e mban dot barrën e përgjegjësisë së saj? Akoma: ka edhe shumë mendje
të gabuara, që shpien për në shpëtim, që krijojnë realitete, sepse
burojne nga një besim i thellë dhe mbrohen nga njerëzit me jetën e tyre.
Këto jane gabimet jetike, siç thotë filozofia. Por ka edhe mendje të
drejta, të cilat humbasin kot, sepse baballaret e tyre i hedhin në rrugë
si djem të gjetur. Të gjithë kanë të drejtë të bëjnë djem; po vlejnë
vetëm ata që janë të zotë t’i rritin djemtë e tyre.Të gjitha shoqëritë drejt kohës janë përpjekur të formojnë një hierarki
të tillë: të kenë mendje vetëm ata që janë në shkallë të formojnë një
mendje pjellore e të sigurtë dhe të mundin të garantojnë rrjedhimet e
saj. Në kohët e vjetra shoqëritë i vinin gardhe të drejtës së mendjes,
duke marrë si kriter: moshën, farefisin, pasurinë, sipas kohës dhe
kushteve të jetës. Asnjë nga këto kritere s’është i mbaruar. Të gjitha
krijojnë padrejtësira, edhe siguria që japin nuk është e plotë. Në
shoqëritë e sotme s’ka më të tilla gardhe. Jo se nuk ndjehet nevoja e
hierarkisë shoqërore, por se këtë hierarki e mbështetin në të çmuarin e
vlerës vetjake të çdo njeriu, pa gardhe shoqërore. Është e vërtetë se
kriteret e vjetra vazhdojnë pjesërisht dhe sot të formojnë hierarkinë
shoqërore… mosha, farefisi, pozita, pasuria… po në shoqërinë e sotme
s’qëndrojnë më pak në këmbë, veç moshës gjer në njëfarë pike. Sot çdo
njeri ka të drejtë të ketë një mendje. Edhe e drejta paguan taksë. Bile
tani detyra është më e rëndë. Në qoftë se tjetër herë për shkak të
moshës, të farefisit, të pasurisë, njeriu mund të fliste e të dëgjohej,
në shoqërine e sotme njeriu më parë nga të gjitha duhet të ngrejë lart
me duart e veta tribunën ku do të qëndrojë që të thotë mendjen e tij.
Kështu kuptohet e drejta e mendjes në një shoqëri të sotme të shëndoshë:
të ketë ndërgjegje të vlerës dhe të përgjegjësisë së mendjes së tij, ta
trumbetojë me trimëri, duke thënë akoma edhe jetën e tij.

Çdo
mendje përmban brenda kurdoherë kërkimin që të bëhet udhëheqës shoqëror
dhe rregull shoqëror; por s’e ka kënda këtë kërkim, nuk vlen të thuhet.
Pra, që të thotë njeriu një mendje, më parë duhet ta kandisë veten me
kthjellësi se e ka këtë të drejtë dhe pastaj t’ua mbushë mendjen të
tjerëve që t’ia njohin këtë të drejtë. Ka të drejtë të ketë mendje vetëm
ai që di dhe do të përpiqet për mendjen e tij, të përpiqet me trimëri e
me nder, ashtu siç përpiqen të gjithë ata që kanë një besim të gjallë.
Mendjen e tyre e vënë përmbi jetën e tyre, sepse mendja e tyre është
ajka e jetës së tyre, ka brenda mundim e përmbledhje dhe shfaq besim të
patundur. Kështu bëhet në çdo shoqëri me tradita e me qyçe të lidhura
mirë.Mirëpo njerëzia kalon krizë shoqërore të madhe. Ndodhet në një periudhë
vlonjëse në të cilën kanë rënë vlerat shoqërore, është prishur hierarkia
shoqërore, jane zgjidhur lidhjet shoqërore. Njerëzia e ka humbur
besimin ne vetveten e saj dhe në të tjerët. Mungon edhe ndërgjegja e
detyrës, edhe ndjenja e përgjegjësisë. Flasin të gjithë dhe asnjëri
s’dëgjohet. Frëngëllojnë të gjithë nga një mendje të tyre ose të huaja,
dhe ku t’i çojë era. Kush çan kokën se ç’do të bëhen këto mendje?
S’kushtojnë asnjë: as përpjekje mendore, as përgjegjësi morale, as
kujdes, as mendim. Thuhen vetëm për t’u treguar dhe po zunë vend, mirë.
Përgjegjësi e barrë s’kanë.

Një mendje është dhe një
udhë e re që i tregohet shoqërisë. Duhet të ketë mendje ai që di se ku
shpie udha dhe ia mban të hyjë i pari në këtë udhë me ndërgjegje të
plotë të përgjegjësisë së tij. Është e shenjtë e drejta e mendjes. Po, e
shenjtë. Po, më parë për atë që ka vullnet dhe fuqi shpirtërore ta
mbajë mendjen lart përmbi kryet si “san eta sanetorum”, dhe jo poshtë
nën këmbët e tij! As edhe të lidhur me xhepin e tij!

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons