Një nga fëmijët e Meksikës, një ditë qëndroi përballë oqeanit të pafund dhe brigjeve të tij plot rërë. Në një moment, ai dallon një yll deti të cilin dallgët e egra e flakën në breg. Disa sekonda më pas, djali u turr drejt yllit të cilin e ktheu sërish në vendbanimin e tij, në det, para se të japë shpirt në rërën e nxehtë. Por me ta hedhur në ujë, u befasua me dhjetëra yje të tjerë të flakur në rërë. Megjithatë, ai nuk u demoralizua, por një e nga një filloi ti kthejë në det, duke kryer kështu një detyrë njerëzore ndaj yjeve të mjerë, të cilët i priste një fat i zi.
Në një moment, djalin e thërret një filozof i madh i cili e kishte ndjekur aktin e tij dhe i thotë:”O bir! Më duket se po lodhesh kot. A nuk i sheh ato miliona yje deti të flakur në breg?! A nuk e sheh se ajo që po bën ti nuk do e ndryshojë fatin e tyre të zi?!”
Djali, duke buzëqeshur u ul të rrokë një yll tjetër deti dhe pasi e hodhi në ujë i tha:”Sapo i shpëtova jetën këtij ylli që hodha në ujë. Ajo jo? Ndoshta do të kisha shpëtuar edhe disa yje të tjerë në vend që të merresha me ty. Prandaj, më lër të bëj atë që mundem! Sakaq, ti dridh zinxhirin mbi kullën tënde të fildishtë dhe vështroji me sy pa u trazuar këto miliona yje teksa japin shpirt. Lumturia ime më e madhe është kur shpëtoj një jetë të cilën kam në dorë ta shpëtoj.”
Djali vazhdoi ti kthejë yjet në ujin e oqeanit, pa e humbur shpresën dhe hovin rinor, në shërbim të natyrës së gjallë. Ai as që ia vuri veshin filozofit i cili teksa notonte në oqeanin e mendimeve të thella, u mbyt nga valët e demoralizimit dhe humbjes së shpresës.
Morali:
Filozofi harroi se detyra e tij ishte të ndreqë sado qofshin dëmet dhe plagët. Nëse kërkojmë pakëz dritë nga pishtari i kësaj rrëfenje, do të shohim se numri i njerëzve me probleme është goxha i madh. Megjithatë, dyert e shpresës duhet të mos mbyllen kurrë. Sado të vogla qofshin përpjekjet për të kuruar një sëmundje dhe shpëtuar një jetë nuk duhen ndërprerë. Djali i vogël jetoi në thellësinë e jetës dhe mbolli shpresën në rërën e bregut. Kurse filozofi ynë i madh jetoi në një qoshkë, pa ia parë kush hairin dijeve të tij të gjera.
Mësues i dashur, prind i dashur, nënë e dashur dhe ti o ftues në të mirë! Nëse nuk do të lëvizni ju për ta ndrequr këtë punë, kush do të lëvizë?
Nëse nuk do të viheni në lëvizje tani, kur do e bëni këtë?
Nëse njeriu nuk fillon me veten e tij, si mund të presë nga të tjerët?
Nëse të duket e pamundur të bësh vepra madhështore, bëj një të vogël për në mënyrë madhështore!
Gjëja më e lehtë është të ulesh dhe ndjekësh çfarë po ndodh. E vështira është të ngrihesh dhe të bësh diçka, për ta ndryshuar atë realitet të dhimbshëm që na shohin sytë.