Kryetarja e Kuvendit, Jozefina Topalli priti në një takim Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Tiranë, Alexander Arvizu.

Takimi u zhvillua ditën e enjte dhe në njoftimin zyrtar të Kuvendit të Shqipërisë thuhet se tema e bisedimeve ishte axhenda e Kuvendit dhe e punës në komisioneve gjatë kohëve të fundit.
Zonja Topalli ka informuar ambasadorin Arvizu për punën e parlamentit dhe të komisioneve, vecanërisht për fazën në të cilën ndodhet reforma zgjedhore. Kryetarja e Kuvendit njoftoi kryediplomatin amerikan në Tiranë për një numër nenesh dhe amendamentesh të kaluara në Komisionin e Reformës Zgjedhore sipas rekomandimeve te OSBE/ODIHR pas zgjedhjeve të 2009 dhe 2011.
Kryetarja e Kuvendit shprehu besimin se Komisioni ka mundësitë të përmbyllë punën e vet brenda afateve të caktuara, që është fundi i muajit prill.
Takimi mbërrin pas drekës së ditës së mërkurë që ambasadori Arvizu pati me kryeministrin Berisha.
Megjithëse, si kryeministri, si ambasadori kanë qenë të shoqëruar nga bashkëshortet e tyre, besohet se gjatë drekës së punës situata aktuale politike në vend dhe zgjedhja e presidentit të ardhshëm kanë qenë çështje të diskutuara mes tyre.
Dreka e punës ishte një ftesë e bërë për ambasadorin Arvizu pak ditë më parë. Ajo përkon edhe me nisjen e kryeministrit Berisha javën e ardhshme në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai do të festojë në Nju Jork me shqiptarët e shoqatës “Vatra” 100-vjetorin e themelimit të shtetit shqiptar. Por ndalesa më e rëndësishme do të jetë në Uashington DC, ku konfirmohet se axhenda e kryeministrit përmban takime në nivelet më të larta në Departamentin amerikan të Shtetit.
tch