Revista “Time” ka publikuar listën me 100 njerëzit me më shumë influencë në botë për vitin 2012. Lista ndahet në 5 kategori, manjatë, risi, ikona pionerë dhe liderë. Në grupin e fundit përfshihen figura të tilla si presidenti amerikan Barack Obama, Mitt Romney, Hillary Clinton, por edhe personazhe më pak të njohur si zv/presidenti kinez Xi Jinping.Mes 38 grave që përfshihen në listën e këtij viti janë themeluesja e “Spanx Sara Blakely”, që ka vënë pasuri të madhe duke riorganizuar të dhënat për gratë në të gjithë botën. Ajo përfshihet në kategorinë e manjatëve.Mes ikonave gjenden këngëtarja e muzikës pop Adele dhe Dukesha e Kembrixhit, Kate. Në liste gjendet një total prej 54 personalitetesh ndërkombëtarë nga 37 vende. dhe jo të gjithë janë pozitiv, të tillë si lideri koreano-verior Kim Jung Un dhe presidenti sirian Bashar al-Assad.
TCH
TCH