Gjenetikisht nuk duhet te ndodhte,poor tashti jemi para nje fakti real.Mjekët britanikë kanë mbetur të habitur dhe gjenetistët nuk kanë ditur ta shpjegojnë se si nga një çift me ngjyrë solli në jetë një fëmijë me lëkurë të çelët dhe me sy bojëqielli.
Prindërit, të cilët jetojnë në Britani, por kanë origjine nigeriane, kanë edhe dy fëmijë te tjerët të ngjashëm me ta. Babai i vajzës është habitur kur ka parë beben, por nuk ka asnjë dyshim që ai është i ati. E vogla është quajtur Nmachi, që do të thotë “Bukuri e Zotit” dhe prindërit ndihen me fat që e sollën atë në jetë.
Vajza e porsalindur Nmachi Ihegboro ka mahnitur ekspertët e gjenetikës të cilët thonë se vajza nuk është as albin. Babai i saj Ben (44 vjeçar) thotë: “Prej se ka lindur, nuk mund t’ia ndajmë sytë”. Nëna e gëzuar Angela (35 vjeçe) deklaroi se ajo është një fëmijë tepër i bukur “është e mrekullueshme”.
Familja jeton në Woolwich në jug të Londrës, ndërsa të gjithë fëmijët tjerë janë me ngjyrë të zezë. Ben i tha gazetës britanike “The Sun” se fillimisht ishte shokuar pas lindjes së Nmachit bile edhe ishte mahitur duke e pyetur gruan nëse ky fëmijë është i tij.
“Pasi lindi të dy jemi ulur dhe nuk kemi mundur t’ia ndajmë sytë me orë”, tha babai i fëmijës. “Bashkëshortja ime është besnike. Edhe sikur të mos ishte, bebja nuk do të dukej kështu”, ka përfunduar Ben