Është një problem i njohur rreth asaj që shumë aplikacione të Microsoft janë duke harxhuar baterinë e llaptopit dhe, për ta përmirësuar këtë problem, ju mund të përdorni Microsoft Fix IT. Ky aplikacion ju ndihmon në rritjen e jetëgjatësisë së baterisë në llaptopin tuaj, ashtu që ju mund ta përdorni atë për një kohë më të gjatë, pa pasur nevojë që ta mbushni atë.
Çfarë përmirëson?
- Periudhën mjaft të gjatë kohore para se të shkojë kompjuteri në “gjumë”
-Përdorimin një screen saver në vend që të vendoset kompjuteri në “gjumë”
-Ndriçmin shumë të lartë
-Plani për fuqi e llaptopit nuk është i vendosur sipas planit më efikas për fuqi
-Adapteri për wireless jo i vendosur për kursim të rrymës
-Gjendja minimale e procesorit është e vendosur shumë lart
Si ta përdorni këtë aplikacion?
-Shkarkoni arnimin MicrosoftFixit.power.Run.exe këtu
-Klikoni me të djathtën dhe instalojeni atë si administrator
-Ndiqni udhëzimet dhe kryeni procesin
Funksionon me llaptopët dhe netbookët që kanë Windows XP / Windows Vista / Windows 7./pcworldal/ kekompjuter/