Besimtarët ortodoksë do të kremtojnë nesër festën e Pashkëve festën e Pashkëve. Sot ne mesnatë në kishat ortodokse do të mbahen edhe meshat qe kujtojne ringjallen e Krishtit.
Me kete rast kryepeshkopi i Kishes Ortodokse, Anastasi, uroi te gjithe besimtaret ortodoske.
"Pashka na fton gjithashtu të kalojmë nga egocentrizmi ynë në vëllazërim me të tjerët. Lodhja, mosbesimi, shija e hidhur e jetës sonë të përditshme na shtyjnë shpesh në egocentrizëm. Sillemi vërdallë rreth vetes, problemeve dhe interesave tona. Është detyrë urgjente dalja nga kulla e unit, që të takojmë të tjerët me mirëkuptim dhe respekt. Pashka, le të përqafojmë me gëzim njëri-tjetrin. T’u japim të tjerëve falje, dhembshuri dhe dashuri jo të shtirur. Le t’i falim të gjitha në dritën e Ngjalljes. Njëkohësisht, Pashka na fton të dalim nga zona e ankthit, shkurajimit, në atë të shpresës. Të dalim nga frika, që mbush shpirtin tonë me hidhërim të thellë”, u tha kryepeshkopi.
tch