Pavarësisht rrjedhjes së votave, mazhoranca ia arriti të zgjedhë Elis Çefën si përfaqësues të Parlamentit në Këshillin e Lartë të Drejtësisë.
Në një seancë, ku si rrallë ndonjëherë merrnin pjesë të tërë deputetët e Kuvendit me përjashtim të Rudina Seserit që ka dhënë dorëheqjen, mazhoranca, e cila numëron 74 deputetë, mundi të sigurojë 71 vota. Votimi, i cili normalisht për emërtime të tilla është i fshehtë, shkaktoi momente debati në sallë mes deputetëve të mazhorancës dhe opozitës.
Gjatë ndërprerjes së seancës, kur sekretariati i votimit duhet të përgatiste kutitë për një votim manual, mazhoranca kërkoi që fletët të firmosen nga të tre anëtarët e sekretariatit, në momentin që deputetët paraqiteshin për të tërhequr fletët e votimit. Opozita, duke iu ndruajtur firmosjes në mënyra të ndryshme që mund të identifikonin votën e deputetëve të ndryshëm, e kundërshtoi firmosjen në momentin e tërheqjes së fletëve nga deputetët, dhe kërkuan ose vulosjen e fletëve, ose firmosjen e të tëra fletëve përpara fillimit të votimit.
Në mungesë të konsensusi, kryetarja e Kuvendit e hodhi votimin në mënyrë elektronike. Pas votimit elektronik, kandidati i mazhorancës mori 71 vota. Ndërkohë, Partia Socialiste ka thirrur urgjent një mbledhje të grupit parlamentar socialist.
tch