Nje vajze 9 vjece u detyrua te vrapoje per me shume se tre ore nga gjyshja dhe njerka e saj si ndeshkim per nje genjeshter, dhe perfundoi kaq e dehidratuar saqe vdiq pak dite me pas.
Kjo ngjarje e rende ka ndodhur ne Alabama, ku te dyja grate tashme ndodhen ne burg te akuzuara per vrasje.
Savannah Hardin te premten e kaluar ka genjyer gjyshen e saj, 46 vjecaren Joyce Hardin Garrard, duke mohuar se kishte ngrene karamele. Per kete eshte detyruar nga ajo dhe nga njerka 27 vjecare Jessica Mae Hardin per te vrapuar per ore te tera.
Nena te njejten mbremje ka thirrur ndihmen e shpejte, sepse vajza u semure dhe ishte pa ndjenja.
Sforcimet i kishin provokuar asaj nje dehidratim te rende, dhe per pasoje ajo vdiq te henen. Shkaku i vdekjes u tregua nga autopsia.
Nje banor i lagjes ka treguar se kishte pare vogelushen duke vrapuar para shtepise se saj, por qe nuk kishte pare askend qe ta detyronte.