Në një reportazh të DEUTCHE WELLE për kontingjentin e ushtarëve maqedonas në Afganistan shihet qartë se si banorët dhe punëtorët që jetojnë pranë bazës së këtyre trupave ushtarake në Kabul flasin bukur dhe pastër gjihët shqip dhe maqedonisht.
Unija Mohamed Eson ose ndryshe siç e thërrasin ushtarët “profesori” pasi ai kishte punuar si profesor në një shkollë të mesme dhe për shkak të rrogës së vogël është detyruar të largohet nga ai profesion dhe të punojë si pastrues në bazën e ushtarëve të NATO-s në Kabul, pranon se di të flasë shqip, raporton Zhurnal.
Ai pohon se nga ushtarët e ardhur nga Maqedonia, ku ka maqedonas dhe shqiptarë ka mësuar disa fjalë shqip dhe disa maqedonisht.
“Di të flas shqip, psh: mirëmbrëma, mirëmëngjesi, por di edhe fjalë maqedonisht”, deklaroi Eson.
Banorët e Kabulit dhe jo vetëm, sidomos ata që punojnë dhe jetojnë në bazat e NATO-s kanë arritur të mësojnë disa gjuhë të huaja, të ndihmuar dhe nga trupat ushtarake prezente aty.
Dhe lufta ka anët e saj pozitive dhe humane.