Lindja dhe zhvillimi i qenies njerëzore, është një çështje që ka shqetësuar së tepërmi si arkeologët po ashtu dhe antropologët, ndër shekuj.
Janë ata të cilët akoma dhe sot vazhdojnë të kërkojnë zgjidhjen e këtij misteri, janë ata të cilët me studimet e tyre kërkojnë të hedhin dritë mbi rrjedhën ne historisë së evoluimi të qenies njerëzore dhe se si kemi arritur deri më sot!
Por, në ekspeditën e arkeologëve, citon alb-observer.com, të cilët por kryejnë gërmime në një shpellë, në Kinën jugore, zbulimet që ata kanë bërë aty, faktojnë se qeramikat datojnë para 20.000 vjetësh.
Kështu, këto qeramika të zbuluara aty, rrëzojnë teorinë e sotme e cila pretendonte se qeramika u zbulua dhe filloi të zhvillohej para 10.000 vjetësh.
Madje, shenjat që u diktuan mbi këto qeramika, vërtetojnë se këto enë janë përdorur për nevoja gatimi.
Ekipi i arkeologëve dhe antropologëve kinezë dhe amerikanë, të cilët kanë organizuar këtë ekspeditë, besojnë se qeramikat e zbuluara aty, i përkasin një grupi gjahtarësh që silleshin rrotull. Ndërkohë ata avancojnë dhe një hap më tej, duke pretenduar se lindja e qeramikës ndodhi në periudhën e fundit të akullnajave.
“Jemi shumë krenarë për këto zbulime. Kërkimet janë rezultat i punës disa brezash shkencëtarësh”, deklaroi arkeologu Prodi Wu dhe vazhdoi: “Tani mund të studiojmë pse ekzistonte qeramika në atë epokë, cili ishte përdorimi këtyre enëve dhe çfarë roli luajtën ato në ekzistencën e qenies njerëzore”./alb-observer/