Zbulimi që mund të rrëzonte historinë antike: Në Bosnjë piramida më e madhe në botë?
Një zbulim i arkeologut boshnjak Semir Osmanagic në vitin 2005, mund të bëjë që të ndyshojë perceptimi mbi piramidat të cilat deri më tani njihen si simbole ekskluzive të qytetërimeve antike egjiptiane dhe Amerikano-Qendrore. Osmanagic ka zbuluar një piramidë pranë Sarajevës, në qytezën Visoko që ndodhet rreth 30 km nga kryeqyteti i Bosnjës. Piramida gjendej e fshehur në një kodër e cila gjithmonë kishte tërhequr vëmendjen për formën e saj të çuditshme. Megjithatë fillimisht arkeologët botërorë u treguan skeptike duke menduar se format e kodrës mund të ishin ndonjë kapricio e natyrës. Por Osmanogic nuk u dekurajua dhe bindi autoritetet vendase për të filluar gërmimet. Dalngadalë duke u hequr gjelbërimi i kodrës 220 metra të lartë filluan të dilnin në dritë blloqe gurësh në formë drejtëkëndëshi perfekt.
Kështu që arkeologu ngriti një hipotezë të re: Piramidat mund të ishin tre të cilat së bashku formonin një trekëndësh barabrinjës. Ai i quajti ato”Piramida e Diellit”, “Piramida e Henes” dhe “Piramida e Dragoit” dhe sipas tij dy të tjerat janë të fshehura në kodrat aty pranë.
Ato mund të jenë ndërtuar 12.000 vjet më parë, kohë që përkon me mbarimin e epokës së Akullnajave. Por për arkeologët nga e gjithë bota kjo është e pamundur pasi nuk mund të ndërtohej në Evropë një vepër kaq madhështore në këtë kohë.
Sipas Sejfundin Vrabac, profesor dhe docent gjologjie prane Universitetit te Tulzes, kodra është një formacion gjeologjik natyrore e përbërë prej sedimenteve klastike dhe se forma e saj është si rrjedhojë e proceseve endodinamike dhe ezodinamike.
Piramida e Diellit eshte ekzaminuar edhe nga eksperti me i madh boteror ne lidhje me kete fushe, Zahi Haëass, sekretari i pergjithshem i Keshillit Suprem te Antikiteteve Egjiptiane, i cili ka gjetur gjurmë të shumtacivilizimi në piramidë megjithatë ai nuk mund të dalë në një përfundim ekzakt pa u bërë gërmime të tjera.
Dhe deri atëherë arkiologët kanë për të qenë skeptik me zbulimin e Osmanagic që nëse rezulton të jetë i vërtetë do të hidhte poshtë një pjesë të mirë të historisë antike.