Për të dytin vit radhazi shteti i Merilendit (SHBA) ka vënë shpërblim për ata që do të kapin një “Frankenfish”, një lloj të rrallë peshku me origjinë afrikane që mund të lëvizë edhe jashtë ujit.
Prej vitesh kjo specie me emrin Channidae vë në vështirësi ekosistemin lokal sepse mund të spostohet nga një pellg në tjetrin falë aftësisë që ka për të ecur me luspat shumë të forta dhe për këtë arsye autoritetet po kërkojnë të pakësojnë impaktin e tyre në ambjent.
Këto peshq nuk janë agresivë dhe nuk janë grabitqarë. Në këtë mënyrë po shtohen jashtëzakonisht shumë dhe kanë “pushtuar” tetë shtete në SHBA.
Për çdo ekzemplar të vrarë shteti i Merilendit paguan 200 dollarë. Sipas mediave lokale vitin e kaluar janë vrarë 82 peshq, por kjo nuk mjafton sepse një peshk Channidae bën 15 mijë vezë dhe çiftëzohet 5 herë në vit.
Gjithashtu “Frankenfish” mund të arrijë 1 metër gjatësi dhe kapja e tij kërkon eksperiencë./t.ch/