Një tërmet me magnitudë 6.9 ballë ka tronditur brigjet meksikane të Paqësorit, duke u bërë kështu tërmeti i dytë që godet zonën në 24 orët e fundit.
Lëkundja sizmike u lokalizua 127 kilometra në veri-lindje të qytetit Guerrero Negro, në një thellësi prej 6.2 miljesh, ka bërë të ditur Instituti Gjeologjik i SHBA.
Për momentin nuk raportohen dëme materiale dhe as në njerëz, si dhe nuk ka pasur alarm për tsunami. Më herët, një tërmet me magnitudë 6.5 tronditi malet në perëndim të vendit latin, në shtetin e Mikoaçanit.
Lëkundja, që u regjistrua tetë orë më herët, u ndje deri në Meksiko Siti, rreth 322 kilometra larg, por edhe aty nuk pati raportime për viktima.
“Lëkundja u ndje, por nuk pati dëme të mëdha”, deklaroi Agustin Lule, një zëdhënës i shërbimeve të emergjencës në Mikoaçan.
tch