Një fenomen i çuditshëm, i cili rishfaqet për herë të dytë në Kili, ka shqetësuar së tepërmi shkencëtarët. Një liqen u zhduk për herë të dytë brenda 2012-ës, duke lënë kështu shkencëtarët me “gojë hapur”.
Bëhet fjalë për… liqenin Cachet 2 në Patagoni të Kilit, që tashmë falë misterit të fenomenit të tij të çuditshëm, është bërë shumë i famshëm n gjithë botën.
Liqeni fillojë të “zbrazet” para pak ditësh, si rezultat niveli i ujit të ulet në më shumë se 31 metra vetëm 48 orët e fundit.
Por shkencëtarët, akoma nuk kanë mundur të shpjegojnë këtë fenomen.
“Deri më tani, shkaqet e fenomenit mbeten akoma të pa njohura. Liqeni u zbrazë shumë më shpejtë sesa mund të imagjinohej e pritej. Çdo gjë mori të tatëpjetën, kur liqeni ishte mbush përsari pas një periudhe 2-mujore”, deklaroi Fabian Espinoza, Drejtore e Qendër për Kërkime Detare dhe vijoji: “Që nga 2008-ta, i njëjti fenomen kishte ndodhur 11 herë”./ikub/