Nje grua indoneziane vuan nga nje semundje e çuditshme. Asaj i dalin shpesh qime celiku tek gjoksi dhe tek barku.
Ajo quhet Noorsyaidah dhe është indoneziane. Karakteristika kryesore: i rriten qime çeliku. Qimet e gruas arrijnë gjatësinë 20 centimetra dhe më pas bien, dhe ndër të tjera këto qime të çuditshme i dalin vetëm tek gjoksi dhe tek barku. Kohët e fundit i janë shënuar tre dhe totali është 35.
Dhe qimet janë me material hekuri, për tu saktësuar, çeliku. Doktorët në spitalin e Sirafuddin-it thonë që nuk kanë parë asnjëherë një gjë të tillë, e duket sikur është rasti i parë në botë. Shkaqet e kësaj sëmundje të mundshme nuk njihen. Noorsyaidah thotë se ndjen shumë dhimbje në momentin që qimet bien dhe rifillojnë të dalin duke i shpuar lëkurën.
Zhvillimi i kësaj sëmundje shumë të çuditshme daton në vitin 1991, dhe akoma nuk i është gjetur një shërim. Por deri tani nuk është gjetur asnjë zgjidhje për Noorsyaidah./ikub/