Një nënë në zi fajëson implantet në gjoks për vdekjen e foshnjës së saj.
Suzanne, 31 vjeç, nga Britania beson se implantet e prishura- të cilat përmbajnë silikon industrial, që zakonisht përdoret në dyshekë, helmuan foshnjën e saj.
Edhe mjekët nuk kanë gjetur arsye tjetër për vdekjen e foshnjes. Suzanne ka vendosur që të paralajmërojë gratë e tjera për këtë rrezik.
Asistent farmacistja thotë ka qenë e sëmurë dhe zbuloi se implantet e saj ishin dëmtuar duke përhapur silikonin industrial në trupin e saj.
“Silikoni supozohet të përdoret në dyshekë, jo tek njerëzit. Nëse më sëmuri mua kaq shumë, nuk kam asnjë dyshim se ka bërë të njëjtën gjë tek bebja ime e pambrojtur,” tha ajo.
Ajo ka edhe një vajzë 14 vjeç dhe tani pret që të heqë implantet e gjoksit. Ajo ishte 26 vjeç kur hyri në thikë për të pasur impiante gjoksi në Mançester në vitin 2007. Atëherë ishte shumë e lumtur me rezultatin. Gjithçka kushtoi 3800 stërlina dhe ajo thotë se ndjehej shumë femërore. Por vetëm pas gjashtë muajsh i nisën infeksionet.