Forumi Kuq E Zi
FILOZOFËT - ZENONI  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
FILOZOFËT - ZENONI  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
FILOZOFËT - ZENONI  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
FILOZOFËT - ZENONI  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1FILOZOFËT - ZENONI  Empty FILOZOFËT - ZENONI 15/6/2011, 16:20

Altin

avatar
Antar Special
Antar Special
Zenoni ka lindur ne Elea rreth vitit 490-430 p.e.s. Kur mësuesi i tij Parmenidi ishte rreth të gjashtëdhjetave dhe Sokrati ishte akoma i ri, Zenoni ishte mbi dyzet vjeç. Si një filozof eleat kryesor, Zenoni u interesua kryesisht t'u jepte përgjigje kritikave që i bëheshin Parmenidit, duke treguar se supozimet e tyre të çojnë në konkluzione edhe më qesharake, se sa ato që kritikojnë. Pitagorasit për shembull, mohonin konceptin bazë të Parmenidit, se realiteti është Një. Në vend të kesaj ata besonin në pluralitetin e sendeve, besonin se ekziston një sasi sendesh të ndara dhe të shkëputura dhe, për pasojë, lëvizja dhe ndryshimi janë reale. Argumentimi i tyre duket se është më afër kuptimit të zakonshëm ose dëshmisë së shqisave. Por vizioni i eleatëve, që ndoqi Zenoni, kërkonte një dallim të qartë midis dukjes dhe realitetit. Të filozofosh, sipas Parmenidit dhe Zenonit, nuk duhet thjesht të shikosh botën, por duhet gjithashtu të mendosh rreth saj, me qëllim që ta kuptosh atë. Ky theksim i lidhjeve logjike të ideve me njëra-tjetrën ështe karakteristika qëndrore e filozofëve eleatë, por kjo është veçanërisht e qartë në argumentimet e Zenonit.

Fakti, që shqisat nuk na çojnë tek realiteti, por vetem tek dukja dhe për pasojë nuk na japin dije të besueshme, por vetëm opinione është provuar nga Zenoni me anën e shembullit të farave të melit. Në qoftë se marim një farë meli dhe e hedhim në tokë, atëherë, ajo nuk do të bëjë zhurmë. Nga ky ndryshim, Zenoni nxjerr konkluzionin se shqisat tona na gënjejnë, sepse ose kemi zhurmë kur hedhim një farë, ose nuk kemi zhurmë kur hedhim shumë fara. Për të arritur të vërtetën, është, më e sigurt të ndjekësh rrugën e arsyes sesa atë të shqisave.
Katër argumentat ose paradokset e Zenonit. Në pergjigje të kritikave, që i bëheshin Parmenidit, Zenoni i rregulloi argumentat e tij në formën e paradokseve. Ai donte të tregonte se është me pak e mundur të provosh realitetin e lëvizjes dhe ndryshimit, në një botë me shumë sende, sesa në një botë me Një. Secila mënyrë, thotë Zenoni, ka vështirësi të pakapërcyeshme, por vështirësitë që lidhen me dhënien e provave të realitetit në lëvizje mbi bazën e konceptit të ekzistencës së shumë sendeve, janë më të mëdha, sesa ato që lidhen me pikëpamjet e Parmenidit. Të jeni të sigurt, thotë Zenoni, se kur një vëzhgues i rastit është duke parë një ngjarje, ai mendon se është duke parë lëvizjen e vërtetë. Për shembull, kur ai është spektator në një garë ose kur ai sheh dikë që lëshon shigjetën. Por, thotë Zenoni, kjo e gjitha është një iluzion, sepse edhe pse duket se ka lëvizje, është e pamundur të mendohet se çfarë është në të vërtetë lëvizja, ose ta vlersosh atë racionalisht. Për të provuar pamundësinë e lëvizjes në një botë të përbërë nga realitete të ndara ose nga njësi të shumta, Zenoni formuloi katër argumentët e mëposhtëm:

1. Hipodromi. Parmenidi thoshte se Njëshi eshtë i pandarë dhe si rrjedhim përbëhet nga një plenum (gr. i tërë) i përveçëm, i vazhdueshëm. Në kundërshtim me këtë, pitagorasit argumentonin për një botë pluraliste, duke thënë se bota është e ndarë në njësi të ndashme. Në qoftë se dikush do të llogariste distancën rreth një hipodromi, siç e bënin pitagorasit, ai do të thoshte se kjo distancë duhet të ndahet në njësi. Sipas këtij shembulli të lëvizjes, vrapuesi kalon një sërë njësish të distancës nga fillimi në fund të hipodromit. Por, Zenoni pyet:, "Çfarë tregon ky shembull? A ka atje me të vërtetë ndonjë lëvizje?" Për të realizuar garën, sipas hipotezës së Pitagorës, vrapuesi duhet të kalojë një numër të pafundëm momentesh. Por pyetja kritike është: si mundet ai të kalojë një numër të pafundëm pikash në një numër të fundëm kohe? Arsyeja pse ai do të kalojë një numur të pafundëm pikash është se, sipas konceptit pitagorian, çdo gjë është e ndashme; pra, distanca nga fillimi në fund të garës është e ndashme. Kështu që vrapuesi nuk mund të arrijë në fund të gares, pa arritur më parë pikën që është në gjysmën e rrugës; por, distanca nga fillimi tek gjysma e rrugës mund të ndahet gjithashtu për gjysmë, dhe ai duhet të arrijë më parë këtë pikë, që eshtë në një të katërtën e rrugës, përpara se të arrijë pikën në gjysmën e rrugës. Po kështu distanca midis fillimit dhe pikës, në një të katërtën e distancës, është e ndashme, dhe ky proces i ndarjes mund të shkojë në pafundësi, derisa ka diçka që mbetet: e cila gjithashtu është një njësi e ndashme. Atëherë, në qoftë se, vrapuesi nuk mund të arrijë një pikë pa arritur më parë në pikën e gjysmes së rrugës, dhe derisa ka një numur të pafundëm pikash, është e pamundur të kalohet ky numur pikash në një numur të fundëm kohe. Për këtë arsye, Zenoni konkludon se lëvizja nuk ekziston.

2. Akilidhe breshka. Në këtë shembull, Zenoni nuk paraqet ndonjë argument konstruktiv nga ana e tij, por thjesht provon se ku të çon premisa pitagoriane e njësive të shumta. Imagjinoni një garë midis Akilit të shpejtë dhe breshkës së ngadaltë, ku Akili është duke ndjekur breshkën. Duke qënë se Akili është sportist, ai e lejon breshkën të niset një start më përpara. Zenoni argumenton se Akili nuk mund t'ia kalojë kurrë breshkës, sepse ai gjithmonë duhet të arrijë në pikën në të cilën breshka e lë, kështu që logjikisht breshka do të jetë gjithmonë më përpara. Distanca midis Akilit dhe breshkës do të jetë gjithmonë e ndashme dhe, si në rastin e hipodromit, asnjë pikë nuk mund të arrihet pa u arritur më parë pika e mëparshme dhe, për pasojë, nuk do të kemi lëvizje. Akili, në supozimin tonë, nuk mundet kurrë ta kalojë breshkën. Ajo, që Zenoni mendon se ka provuar këtu, është se, megjithëse pitagorasit pretendojnë për realitetin e lëvizjes, teoria e tyre e pluralitetit të botës e bën të pamundur të menduarin e idesë së lëvizjes në një menyrë koherente.

3. Shigjeta. A lëviz shigjeta kur shigjetari godet shenjën? Këtu përsëri pitagorasit, të cilët kishin argumentuar realitetin e hapësirës dhe për rrjedhojë edhe ndashmërinë e saj, do të thoshin se shigjeta duhet të zërë një pozicion të caktuar në hapësirë. Por, që një shigjetë të zërë një vend në hapësirë të barabartë me gjatësinë e saj, është e njëjta gjë sikur të thuash se shigjeta është në qetësi. Derisa, shigjeta duhet gjithmonë të zerë një pozicion në hapësirë të barabartë me gjatësinë e saj, shigjeta duhet gjithmonë të jetë në qetësi. Për më tepër, derisa çdo sasi është e ndashme, hapësira, që zë shigjeta, është e pafundme dhe, si e tillë, mund të krahasohet me çdo gjë tjetër, ku në çdo rast çdo gjë duhet të jetë Një në vend të shumë. Pra, lëvizja është një iluzion.

4. Relativiteti i lëvizjes. Imagjinoni tre karroca me pasagjerë me gjatësi të barabartë, që janë vendosur paralelisht me njera-tjetrën, ku secila karrocë ka nga tetë dritare anash. Njëra karrocë ka qëndruar ndërsa dy të tjerat lëvizin në drejtime të kundërta me të njejtën shpejtësi.

A 12345678 A 12345678
B 87654321→ B 87654321
C ←12345678 C 12345678

Figura 1 Figura 2

Në figurën 1, karroca A ka qëndruar, ndërsa karrocat B dhe C lëvizin në drejtime të kundërta me të njejtën shpejtësi, derisa ato të arrijnë në pozicionet e treguara në figurën 2; pjesa e përparme e karrocës B do të kalojë katër dritare të karrocës A, ndërsa pjesa e përparme e karrocës C do të kalojë tetë dritare të karrocës B. Çdo dritare përfaqëson një njësi të distancës, dhe çdo njësi e tillë kalohet në njësi të barabartë të kohës. Derisa karroca B kalon vetëm katër dritare të karrocës A, ndërsa karroca C kalon tetë dritare të karrocës B, dhe derisa çdo dritare përfaqeson të njejtën njësi të kohës, del se katër njësi të distancës janë të barabarta me tetë njësi të distancës, gjë e cila është absurde. Cilatdo qofshin komplikimet e brendshme të këtij argumenti, pika kryesore e Zenonit është se lëvizja nuk ka një përcaktim të qartë, se ajo është një koncept relativ.

Në të gjitha këto argumente, Zenoni thjesht kundërsulmon kundërshtarët e Parmenidit, që i marrin seriozisht konceptet e tyre për një botë pluraliste, të një bote ku, për shembull, një vizë ose koha është e pandashme. Në vend që të provojë se bota është reale, Zenoni mendon se ai ka treguar se koncepti i një bote pluraliste të çon në absurditete dhe paradokse të pazgjidhshme. Ai përsërit tezën e eleatëve, se ndryshimi dhe lëvizja janë iluzione dhe se ekziston vetëm një qenie, e vazhdueshme, materiale dhe e palëvizshme. Megjithatë, këmbëngulja në kuptimin e zakonshëm të të parit të sendeve që realisht lëvizin dhe se me të vërtetë ndryshimi ekziston, çoi në lindjen e një përpjekjeje të re për tu marrë me problemin e Njëshit dhe të së tërës, dhe kjo përpjekje u gjet në filozofinë e Empedoklit.

JETËSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E ZENONIT

* Zenoni kur e hapi shkollën e tij çdo ditë mbushej me shumë studentë. Ai ishte shumë i ashpër me ta dhe kërkonte qetësi. Zenoni thoshte:
- Natyra na ka dhënë dy veshë dhe vetëm një gojë që të dëgjojmë shumë dhe të flasim pak.

* Një prej parimeve themelore të filozofisë se Zenonit ishte se, njeriu i nënshtrohej fatit të paracaktuar dhe të pashmangshëm. Një shërbëtor i tij vodhi dhe filozofi dha urdhër që ta rrihnin.
- Po unë jam i papërgjegjshëm, - kërkoi të shfajësohej shërbëtori, fati e do që unë të vjedh.
- Është e vërtetë, - u përgjigj Zenoni, - fati e do që ti të vjedhësh dhe po fati e do që ti të rrihesh mirë.

* E pyetën filozofin Zenon në se duhej të dashuronin njerëzit e ditur. - Për të bukurat do të na vinte shumë keq, - u përgjigj filozofi, - po të dashuroheshin vetëm nga budallenjtë.

* Ambasadorët e mbretit të Persisë, të ftuar një një banket po tregonin për zotësitë e tyre. Vetëm filozofi Zenon nuk tha asnjë fjalë. Atëhere ambasadorët i thanë:
- Por në qoftë se ti nuk thua asnjë fjalë, atëherë çdo t'i themi për ty mbretit tonë?
- I thoni, - u përgjigj Zenoni, - se keni parë një plak që dinte të heshtte mirë në tryezë.

* Zenoni filozofinë e vështirë dhe abstrakte të mësuesit e vërtetoi me aporitë e njohura të tij, kështuqë sa ishte gjallë, fitoi famë oratori të shkathët dhe mësuesi të talentuar. Sipas disa burimeve të pavërtetuara, u ngrit kundër tiranit Isarkut, dhe u kap, u torturua dhe u vra.

* Në aporitë e tij jashtëzakonisht spirituoze Zenoni, mjeshtër dhe "inisiator i dialektikës" (Hegeli), i cili të menduarit e pastër të shkollës elease e shndërroi në lëvizje të nocionit në vetvete, provoi, në realitet, jo vetëm kundërthëniet në njëmendësi por edhe në nocion, duke mos zgjidhur kurrë brenda të menduarit të tij abstrakt, dhe për këtë arsye Hegeli ka pasur të drejtë kur duke e krahasuar me Kantin, tha: "Antinomitë e Kantit nuk janë gjë tjetër veçse ajo që Zenoni e bëri këtu". Aporitë e Zenonit zbuluan disa kundërthënie në proceset e ndryshme, dhe mu me këtë fakt u vërtetua edhe dialektika e tyre e brendshme, të cilën ai ia atribuoi iluzionit subjektiv, opinionit mashtrues, joadekuatitetit të njohjes shqisore.

2FILOZOFËT - ZENONI  Empty Re: FILOZOFËT - ZENONI 29/5/2013, 16:14

E Sinqerta

E Sinqerta
Webmaster
Webmaster
Zenoni - i thirrur gjithashtu Zenoni i Ri (Greq: Ζήνων ὁ Κιτιεύς,
Zēnōn ho Kitieŭs), për ta dalluar nga Zenon Plaku ose Zenoni i Elesë
(rreth 490-430 para Jezu Krishtit), nxënës i Parmenidit dhe filozof i
shkollës eleate - u lind rreth vitit 335 para Jezu Krishtit në Cition (i
quajtur ndryshe Citium), në ishullin e Qipros. Ai jetoi në Athinë duke
filluar nga viti 312 deri në vitin 311 para Jezu Krishtit, duke
studiuar, mes të tjerash, filozofinë e cinikëve dhe të platonikëve; aty
themeloi rreth vitit 300 para Jezu Krishtit shkollën e vet, të quajtur
"Portika", nga stoa poikile, portiku i pikturuar i Agorës nën të cilin
mblidhte nxënësit e tij. Aty dha mësim pothuaj për dvzet vjet, deri kur
vdiq, rreth vitit 264 para Jezu Krishtit. Ashtu si perfaqësuesit e tjerë
të mëvonshëm të shkollës së tij, ai i dha fund vetë jetës. Ne zotërojmë
veçse copëza nga shkrimet e shumta të Zenonit. Shkolla vazhdoi deri në
mesin e shekullit III të erës sonë; tradicionalisht kjo kohë ndahet në
"Portiku i vjetër", "i Mesëm" dhe "i Vonshëm". Përfaqësuesit më të
rëndësishëm të Portikut të Vjetër kanë qenë, pas Zenonit, Kleanthi i
Asosit (331-232 para Jezu Krishtit), që u bë i famshëm me Himnin e
Zeusit dhe Krisipi i Solit që, në shtatëqind vepra sistemoi teoritë e
stoikëve. Ai zgjeroi doktrinën dhe e mbrojti nga kundërshtimet skeptike
të platonikëve. Krisipi është cilësuar shpesh si "themeluesi i dytë i
Portikut"; punimet e tij në teorinë e gjuhësisë dhe në logjikë kanë një
rëndësi të veçantë. Etapa e Portikut të Mesëm shquhet kryesisht nga
Panetiusi i Rodit (rreth 180-110 para Jezu Krishtit) dhe nxënësi i tij,
Posidonius i Apamesë në Siri (rreth viteve 135-51 para Jezu Krishtit).
Marrëdhëniet e Panetiusit me elitën drejtuese të Romës, benë që të
përshtatej stoicizmi në qytet, duke e bërë Panetiusin nismëtar të
stoicizmit romak. Nxënësi i tij Posidoniusi, themeloi më pas shkollën e
tij, ku shkoi, mes të tjerëve edhe njeriu i ardhshëm politik dhe
"filozofi"romak Ciceron, i cili e përshtati më pas doktrinën stoike tek
etika dhe teologjia e tij. Sa u takon tre përfaqësuesve më të shquar të
Portikut të Vonshëm, ata ndodhen në Romë.
Në Antikitetin klasik, shkolla më e lulëzuar e filozofisë ishte
ajo e "Portikut", themeluar nga Zenoni, i cili sigurisht, nuk qe
mendimtari më konsekuent i Antikitetit, por doktrina e tij erdhi në një
çast të përshtatshëm. Kur hapi shkollën e tij rreth vitit 300 para Jezu
Krishtit në Athinë, qyteti i Pallasit kishte shumë kohë që nuk ishte më
aq i gjallëruar dhe krenar, si kishte qenë një shekull më parë, në
epokën e Sokratit. Perëndimi i Athinës, veç të tjerash, përputhet me
perendimin e mbarë botës greke; dy dhjetëvjeçarë pas vdekjes së
Aleksandrit, perandoria e tij po shkatërrohej mes ngërçeve të luftërave
të përgjakshme, të brendshme dhe të jashtme. Familjet e pasura të
Greqisë i dërgonin fëmijët e tyre në Athinë për të ndjekur mësimet e
një mësuesi të filozofisë, nuk prisnin aspak që djemtë e rinj ta kalonin
aty jetën duke grumbulluar njohuri enciklopedike: ata vetëm dëshironin
që të rinjtë të përvetësonin parime dhe mësime të qarta, që do t'u
jepnin mundësi të ecnin pa shumë zhgënjime në një botë pak të sigurt dhe
tërësisht të paparashikueshme.

Mirëpo pikërisht këtë lloj mësimi
donte të përhapte Zenoni i ashpër i Citonit. Ai huazoi nga
aristotelianët armaturën themelore të diturise dhe të arsyetimit logjik,
ndërsa nga cinikët bindjen se mungesa e çdo kërkese u jep filozofëve
pavarësinë. Skepticizmi, që zotëronte klimën e kohës - deri në atë pikë
sa u fut edhe në filozofinë e Epikurit - i përgjigjej një bindjeje
tjetër të tij: asnjë filozofi nuk mund të ngrihej mbi një spekulim të
vetëm konceptual; "në shpirt nuk ekziston asgjë që nuk ka qenë më
përpara te shqisat".
Sensualizmi i stoikëve - domethënë bindja se çdo
njohje paraprihet në fillim nga përvoja ndjesore - ishte dobësuar shumë
në raport me atë të epikurianëve.

Në qoftë se për Epikurin (dhe
në terma frojdiste) "parimi i kënaqësisë" është ai që rregullon rrokjen e
ndjeshme të botës, në shkollën e Portikut flitet për një emocion të
vetvetishëm, për një entuziazëm për këtë apo atë dukuri, domethënë për
një parim pak a shumë të përcaktuar, sepse atë që "rrok" një njeri nuk
vjen nga ndonjë karakteristikë ndjesore dhe trupore, të cilën e ka që
nga lindja, por nga një fuqi e jashtme, mbi të cilën nuk mund të ndikojë
dhe së
cilës i është dorëzuar. Me anën e kësaj, kundërshtia e vjetër
midis botës së shqisave dhe një fuqie të një rendi tjetër, hynte nga
porta e shërbimit në Weltanschauung e Portikut, që e mbante veten për
"monist" dhe pretendonte të vepronte vetëm nga përvoja ndjesore. Ky
dualizëm i fshehur zbulohet gjithashtu në kozmologjinë stoike: bota,
para së gjithash, është krijuar në mënvre materiale, njëtrajtësisht. Por
në vend të lëvizjes së përjetshme të atomeve që rikombinohen në format
përherë të reja të përmendura nga Demokriti i Abderës dhe Epikuri,
stokët vendosen konceptin e "hilozoizmit", sipas të cilit çdo materie
është e gjallëruar që në fillim nga shpirti hyjnor i botës! Nga fakti që
stoikët, për të shpëtuar njëtrajtshmërinë e doktrinës se tyre,
përkrahnin, të paktën në teori, një monizëm të materies, duhej që
shpirti jetësor i materies të ishte po ashtu, në njëfarë mënyre,
material; për këtë bënë një materie jashtëzakonisht të hollë, një lloj
frymë të ajrit.

Dualizmi i fshehur kishte për stoikët një
përparesi të rëndësishme. Nga njëra anë, ata mund të ngrinin një teori
të hapur të njohjes sensualiste dhe empirike, të përvojës dhe të
analizës shkencore të botës. Krisipi i Solit (rreth viteve 281-205 para
Jezu Krishtit), pasardhësi më i rëndësishëm i Zenonit në drejtimin e
shkollës, arriti në këtë përfundim, sidomos me ndihmën e huazimeve të
shumta nga Epikuri. Nga njëra anë, etika e tyre nuk vepronte aspak nga
nevojat materiale të trupit, por nga detyrimi për t'u ngritur pikërisht
mbi këto nevoja, madje për t'i zhdukur. Për stoikët e Virtytit, që
dëshiron me ngulm shpirtin hvjnor të botës, kjo vjen nga një mirësi e
pafundme. Dhe arrihet nëpermjet guximit, heqjes dorë, thjeshtësisë dhe
paanësisë.
Ky Virtyt është një qëllim në vetvete: ai nuk do të shpërblehet
nga një jetë më e gëzuar pas vdekjes. I vetmi ngushëllim që i jepet atij
që jeton dhe vdes duke respektuar filozofinë stoike, do të jetë
krenaria që u çlirua nga frika, e cila buron nga materialiteti i
njeriut, duke u hedhur vetë, me vullnetin e tij të lirë, tek e
pashmangshmja. Modeli i një qëndrimi të tillë qe vetë Zenoni. Duke u
ndjerë përherë dhe më i dobët nga mosha, me dëshirë, ai e la veten të
vdiste nga uria. Morali stoik i heqjes dorë gjeti jehonë te konceptimi
romak i ekzistencës, që mbante vulën e etikës ushtarake e që përbënte
madhështinë politike të Romës. Në këtë mënyrë filozofia e Portikut u bë
më e përhapura midis elitave të Republikës, pastaj të Perandorise
Romake. Ciceroni,shkrimtari dhe burri i madh i shtetit të fundit të
Republikës, ishte përkrahës i doktrinës stoike. Seneka i Ri (4 para Jezu
Krishtit-65 pas Jezu Krishtit), i dënuar nga perandori Neron (nxënësi i
tij i vjetër), parapëlqente t'i kushtohej vdekjes; në shumë shkrime,
shpesh patetikë dhe përherë plot me moral të lartë, ndihmoi që më
përpara për përhapjen e doktrinës së Portikut. Në fund, Mark Aureli,
"filozofi mbi fronin perandorak", që ishte perandor nga viti 161 deri në
180 pas Jezu Krishtit, i duronte lodhjet dhe shqetësimet e pushtetit më
shumë me anën e mësimeve të filozofisë stoike sesa duke ndjekur prirjet
e tij për spekulime intelektuale. Ai qe perandori i vetëm i kulturuar i
historisë botërore. Koncepti stoik i detyrës - domethënë të bësh atë
për të cilën ka ngarkuar secilin fati - pati një ndikim të madh deri te
morali i Emanuel Kantit (1724-1804) dhe të pasuesve të tij. Në vetëdijen
popullore, "stoicizmi" u bë një virtyt ushtarak: të mos e lëshosh kurrë
veten t'i kthesh shpinën detyrës dhe të durosh çdo vuajtje duke
shtrënguar dhëmbët.

JETËSHKRIMET – KURESHTI NGA JETA E ZENONIT I CITIONIT( ZENONI I RI )

*
Zenoni i Citionit ishte bir tregtari, i lindur në Kitia të Qipros, në
vitin 315 shkoi në Athinë, dhe meqë përjetoi mbytjen e anijes, nuk u
kthye më nga ky qytet. Zenoni vdiq duke bërë vetëvrasje.

* Nga
veprat e shumta të Zenonit (midis të cilave më të rëndësishme ishin ato
që flisnin mbi shtetin, mbi natyrën njerëzore, instinktin, mirësitë dhe
mbi pasionet) janë ruajtur vetëm fragmente. Në filozofinë e tij stoike
-të cilën e ndan në logjikë, fizikë dhe në etikë - është i dukshëm
botëkuptimi unik dhe koherent, Në të - pos mësimit origjinal mbi njeriun
ideal, të mençurin, të cilin nga qetësia e patrazuar nuk mund ta hedhin
kurrfarë pasionesh, tronditjesh dhe veshtirësish -ka elemente qenësisht
të përpunuara të shkollës kinike - si dhe disa teza heraklitiane
(sidomos në mësimin mbi natyrën).

* Zenoni i C. përkufizoi
afektet si "lëvizje kundërnatyrore e shpirtit ose si synira të tepruar".
Arsyeja duhet të jetë mbi pasionet, mirëpo kjo gjë nuk arrihet ashtu që
një afekt ta përballojmë me tjetrin, ngase kështu do të arrihet vetem
qetësimi i shkurtër. Zenoni është i bindur se arsyeja mund t'i vërë
kufijtë e afekteve, të cilat janë "sëmundje të shpirtit". Ekzistojnë
katër lloje pasionesh: pikëllimi dhe kënaqësia (që janë të lidhura me të
tanishmen) dhe frika dhe lakmia (që janë të lidhura me të ardhshmen).
Sipas Zenonit, mëshira gjithashtu është sëmundje e shpirtit.

[i][b]* Zenoni i C. theksonte: I mençuri, ndryshe nga budallai, nuk
ndien kënaqësi, por gëzim, ai ka vullnet të fuqishëm, të cilin e drejton
plotësisht arsyeja, kështu që te ky arrijnë rastësisht vetëm "hijet e
pasioneve".

* Zenoni i C. konsideronte se është absurde të
ndërtosh tempujt, shtëpitë për hyjnitë, sepse madhështia hyjnore nuk
mund të përfshihet në veprat njerëzore.Në këtë drejtim përqeshi edhe
përfytyrimet mbi vendet mbitokësore dhe nëntokësore, për shpërblimin dhe
dënimin, si dhe teoritë mbi pavdekësinë individuale.

[/b][/i]

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons