Forumi Kuq E Zi
HERAKLITI  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
HERAKLITI  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
HERAKLITI  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
HERAKLITI  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

1HERAKLITI  Empty HERAKLITI 15/6/2011, 16:19

Altin

avatar
Antar Special
Antar Special
HERAKLITI i Efesit (Ἡράκλειτος ὁ Ἐφέσιος: Hērákleitos hó Ephésios, ὁ Σκοτεινός:- hó Skoteinós,"i errëti", filozof grek, sipas Apolodorit ka jetuar nga viti 544 deri rreth 480 p.e.s). Filozofët e mëparshëm u përqëndruan në përshkrimin se nga se përbëhen sendet, Herakliti e përqëndroi vëmendjen në një problem të ri, në problemin e ndryshimeve. Ideja e tij kryesore është se "të gjitha sendet rrjedhin", dhe ai e shprehu këtë koncept të ndryshimit konstant duke thënë se "ju nuk mund të kaloni dy herë në të njejtin lumë". Lumi ndryshon sepse "ujrat e freskëta rrjedhin gjithmonë nën ju". Ky koncept i rrjedhjes, mendonte Herakliti, duhet të zbatohet jo vetëm tek lumenjtë por në të gjitha sendet, duke përfshirë edhe shpirtin njerëzor. Lumenjtë dhe njerëzit shfaqin faktin magjepsës, që ndryshojnë parreshtur, por që mendimi për ta është i njëjtë. Ne kthehemi në "të njejtin" lumë, megjifhëse ujrat e freskëta kanë rrjedhur në të, po ashtu edhe njeriu është i njëjti person, si kur qe djalë. Sendet ndryshojnë dhe kështu marrin shumë forma të ndryshme, por, megjithatë, ato përmbajnë diçka e cila vazhdon të mbetet e njejtë gjatë gjithë rrjedhjes së ndryshimit. Midis këtyre formave të shumta dhe elementit të vetëm të vazhdueshëm, midis të shumtës dhe njëshit; atje duhet të jetë, thotë Herakliti, një unitet bazë. Duke zhvilluar veprën e fij dhe filozofinë më me influencë rreth viteve 504-501 p.e.s., ky njeri i shquar nga Efesi e përshkroi procesin e ndryshimit si një unitet në shumllojshmëri, dhe ai e bëri këtë me aftësi të tillë imagjinuese saqë, megjithëse disa nga idetë e tij mund të duken me fantazi, shumë nga ato, që ai ka thënë, kanë gjetur një vend të rëndësishëm tek filozofët e mëvonshmëm: si tek Platoni dhe tek stoikët, dhe janë admiruar shumë nga Hegeli dhe Niçja.
Rrjedhja dhe zjarri. Për të përshkruar ndryshimin si një unitet në shumëllojshmëri, Herakliti supozoi se duhet të jetë diçka e cila ndryshon, dhe ai argumentoi se kjo diçka është zjarri. Por Herakliti nuk bëri thjesht një zëvendësim të ujit të Thalesit ose të ajrit të Anaksimandrit me elementin e zjarrit. Ajo, që e çoi Heraklitin të përqendrohet tek zjarri, si një element bazë i sendeve, ishte fakti se zjarri sillet në një mënyrë të tillë, që të sjellë në mend sesi ndodh procesi i ndryshimit. Zjarri është, në të njëjtën kohë, një mungesë dhe një tepricë; ai duhet vazhdimisht të ushqehet dhe vazhdimisht jep diçka në formën e nxehtësisë, të tymit ose të hirit. Zjarri është një proces transformimi, me anën e të cilit, çfarë hidhet në të, transformohet në diçka tjetër. Për Heraklitin nuk ishte e mjaftueshme thjesht të përcaktosh diçka si element bazë, siç është uji, si një bazë natyre e realitetit, sepse kjo nuk do t'i përgjigjet pyetjes se si kjo lëndë bazë mund të kthehej në forma të ndryshme. Pra, kur Herakliti u përqëndrua tek zjarri si realitet bazë, ai jo vetëm përcaktonte diçka që ndryshon, por mendonte se kishte zbuluar vetë parimin e ndryshimit. Të thuash se çdo gjë rrjedh, do të thotë, për Heraklitin, se bota është një "zjarr i përjetshëm", lëvizja e vazhdueshme e të cilit sigurohet nga "masa e ndezjes dhe masa e shuarjes". Këto masa, për Heraklitin, kanë kuptimin e një lloj balance, që me gjuhën e shkëmbimeve financiare duhet thënë se "të gjitha sendet shkëmbehen me zjarrin dhe zjarri me të gjitha, ashtu si mallrat me arin dhe ari me mallrat". Me këtë shpjegim të shkëmbimit, Herakliti donte të theksonte se asgjë, në të vërtetë, nuk është në natyrën e sendeve. Në qoftë se ari shkëmbehet me mallrat; të dyja, ari dhe mallrat, vazhdojnë të ekzistojnë megjithëse ato tani janë në duar të ndryshme. Në ngjashmëri me këtë, të gjitha sendet vazhdojnë të ekzistojnë edhe pse ato ndryshojnë formën e tyre nga koha në kohë.

Ka një qëndrueshmëri në univers, sepse ekziston një proces i rregullt e i balancuar i ndryshimit ose rrjedhjes. Të njejtat "masa" vijnë dhe ikin sikur realiteti të ishte një zjarr gjigand, që ndizet dhe shuhet në sasi të barabartë, duke ruajtur ndërkohë inventarin e botës. Ky inventar përfaqëson gamën e gjerë të sendeve, të gjitha ato që kanë qenë forma të thjeshta, të ndryshme të zjarrit. Rrjedhja dhe ndryshimi qëndron në lëvizjet e zjarrit, lëvizje të cilat Herakliti i quan "rrugët e larta dhe të poshtme". Rrugët e poshtme të zjarrit, shpjegojnë kalimin në qenie të sendeve që ne ndeshim. Kështu, kur zjarri kondesohet, ai bëhet i njomë dhe kjo lagështirë, në kushtet e rritjes së presionit, bëhet ujë, dhe uji, kur "ngrin", transformohet e bëhet tokë. Në rrugën e sipërme, ky proçes është i kundërt, toka transformohet në lëng dhe nga uji dalin format e ndryshme të jetës. Asgjë nuk humbet në këtë proces transformimi, sepse, siç thotë Herakliti, "zjarri jeton në vdekjen e tokës dhe ajri në vdekjen e zjarrit; uji jeton vdekjen e ajrit, toka të ujit". Me këtë përshkrim, të transformimit të vazhdueshëm të sendeve në zjarr, Herakliti mendon se ka shpjeguar fillimet e unitetit midis njëshit, lëndës bazë dhe shumës së sendeve të ndryshëm në botë. Por është një tjetër ide e rëndësishme që Herakliti i shton konceptit të tij të zjarrit, e quajtur ideja e arësyes si një ligj universal.
Arsyeja si një ligj universal. Procesi i ndryshimit nuk është një lëvizje e rastit, por produkt i arësyes (logos) universale të Zotit. Kjo ide e arësyes vlen nga bindja fetare e Heraklitit, se gjeja më reale e gjithçkafe është shpirti, dhe vetia më e dallueshme dhe më e rëndësishme e shpirtit është urtësia ose të menduarit. Por, kur Herakliti flet për Zotin dhe shpirtin, ai nuk ka në mendje qenie të veçanta individuale. Për të ka vetëm një realitet bazë, që quhet zjarr dhe është kjo substancë materiale, zjarri, të cilin Herakliti e quan Njëshi ose Zoti. Në mënyrë të pashmangshme, Herakliti është një panteist, derisa të gjitha sendet sipas tij, janë zjarr. Shpirti tek njeriu është pjesë e Zotit, sepse Zoti është kudo; po ashtu urtësia dhe mendimi është aktiviteti kryesor i njëriut. Gjithashtu, edhe sendet pa shpirt përmbajnë parimin e arsyes, derisa ato përshkohen nga elementi i zjarrtë. Duke qënë se Zoti është arsyeja dhe derisa Zoti është një, ai është i pranishëm në gjithçka. Herakliti beson se Zoti është arsyeja universale, që i mban të gjitha sendet në unitet dhe rregullon lëvizjen dhe ndryshimin e të gjitha sendeve në përputhje me mendimin ose parimet. Sipas Heraklitit, këto parime ose mendime përbëjnë thelbin e ligjit. Pra, Zoti si arsye është ligj universal i qenësishëm në të gjitha sendet. Të gjithë njerëzit zotërojnë këtë ligj universal për aq sa ata zotërojnë Zotin ose zjarrin në natyrën e tyre, dhe sipas kësaj zotrojnë edhe aftësinë për të menduar.

Logjikisht, kjo llogari e natyrës racionale të njeriut, do të thotë se të gjitha mendimet e njëriut janë mendime të Zotit, përderisa ekziston një unitet midis njëshit dhe së tërës, midis Zotit dhe njeriut. Të gjithë njerëzit duhet të ndajnë një pasuri të përbashkët të dijes, derisa ata, të gjithë, kanë një lidhje të ngjashme me Zotin. Po ashtu ndodh edhe me gurët, të cilët ne i konsiderojmë një aspekt tjetër të botës. Ata, gjithashtu, marrin atë pjesë të arsyes së Zotit, e cila i bën ata të gjithë të barabartë në veprimin sipas "ligjit" të gravitetit. Por njerëzit, haptas, nuk ranë dakort dhe shpesh përpiqen ta bëjnë të paqëndrueshme atë pjesë të botës ku jetojnë. Duke njohur këtë fakt, rreth mosaprovimit njerëzor, Herakliti thotë se "ata, që janë zgjuar, kanë bashkërisht një univers të rregulluar; por në gjumë çdo njeri kthehet tek e tija". Pikërisht, si është e mundur për njerëzit të "flenë", me të cilën Herakliti duhet të kuptojë që janë pa mendim ose bile injorant, në qoftë se shpirtrat dhe mendjet e tyre janë pjesë e Zotit? Kjo është e pashpjegueshme. Më tej, ky koncept i një universi të përbashkët, i vlefshëm për të gjithë njerëzit, që mendojnë dhe pjesëmarja e të gjithë njerëzve në arësyen universale të Zotit ose në ligjin universal, është një nga kontributet me të vërtetë të rëndësishëm të Heraklitit në mendimin njerëzor. Ishte ky koncept i cili shërbeu si bazë për idenë kozmopolite të stoikëve, të idesë se të gjithë njerëzit janë qytetarë të barabartë të botës, sepse të gjithë kanë pjesë tek njëshi, tek arsyeja e Zotit dhe përmbajnë në vete një pjesë të zjarrit, shkëndija të hyjnores. Ishte ky koncept, i cili gjithashtu formoi bazën për një teori klasike të ligjit natyror, i cili me disa ndryshime, ka patur një influence të vazhdueshme në mendimin perëndimor dhe praktikat politike. Ky koncept, ashtu siç është predikuar nga stoikët, dhe u përshtat nga teologët kristianë të hershëm të mesjetës, është bërë një forcë dinamike në revolucionin amerikan dhe, bile është edhe në kohët moderne, një teori e gjallë e natyrës së ligjit.
Konfliki i të kundërtave. Edhe pse njerëzit mund të njohin urtësinë e përjetshme, që drejton të gjitha sendet, ata nuk i kushtojnë vëmendje kësaj urtësie, dhe kështu "provohet të jetë e pakuptueshme" arsyeja se si sendet ndodhen tek ata. Njerëzit janë në hall për çka u shfaqet atyre si një çrregullim i pakuptimtë në botë. Ata janë të mbushur nga prania e së mirës dhe së keqes; dëshirojnë paqe, që do të thotë fundi i luftës. Por Herakliti kërkon të shpjegojë luftën duke thënë se ajo është thelbi i vërtetë i vetë ndryshimit. Konflikti i të kundërtave nuk është një fatkeqësi, por një kusht i përhershëm i të gjithë sendeve. Në qoftëse ne do të mund të vizualizojmë gjithë procesin e ndryshimit, ne duhet të dimë, thotë Herakliti, se "lufta është e përbashkët dhe drejtësia është luftë, dhe se të gjitha sendet ndodhin nga lufta dhe nevoja". "Nga kjo perspektivë, - thotë ai, "ajo që është në kontradiktë" është në lidhje, dhe nga ajo që është e ndryshme, vjen harmonia më e bukur". Bile dhe vdekja nuk është më një fatkeqësi, sepse "pas vdekjes njeriun e presin gjera të papritura dhe të paimagjinueshme". Në të gjithë trajtimin e problemit të tij të luftës dhe çrregullimit, Herakliti thekson, përsëri e përsëri, se e tëra e gjen unitetin tek njëshi. Kështu që, çfarë duket se është ngjarje e palidhur dhe forcë kontradiktore, në realitet është qartësisht e harmonizuar. Për këtë arsye ai thotë se "njerëzit nuk dinë se çfarë është në mosvarrëveshje, është në pajtim me vetveten. Është një harmonizim i tensioneve të kundërta, ashtu si ajo e harkut dhe e fillit". Zjarri në vetvete shfaq këtë tension të të kundërtave, që në të vërtetë varet nga ai. Zjarri është një shumë tensionesh të kundërtash. Tek njëshi, të shumtat gjejnë unitetin e tyre. Kështu tek njëshi "lart dhe poshtë janë e njejta gjë", "e mira dhe sëmundja janë një", dhe "tek ne e njejta gjë është e gjallë dhe e vdekur, e zgjuar dhe e fjetur, e re dhe e vjetër". Kjo zgjidhje e konfliktit të të kundërtave, e çon Heraklitin ne supozimin e madh, se asgjë nuk humbet, por thjesht ndryshon formë; se zjarri i përjetshëm lëviz me hapa të matura duke ndjekur drejtimin e arsyes, se ndryshimi kërkon të kundërtat dhe sendet e ndryshme. Më tej, "te Zoti të gjitha sendet janë të bukur, të mirë dhe të drejtë, por njerëzit marrin disa gjëra të gabuara dhe disa të drejta". Herakliti arriti në këtë konkluzion jo sepse ai besonte se është një Zot personal, që gjykon se të gjithë sendet janë të mirë, por thjesht pasi ai mendonte se "është urtësi të pranosh se të gjithë sendet janë një", se njëshi merr formë dhe shfaqet në shumë forma.

JETËSHKRIMET - KURESHTI NGA JETA E HERAKLITIT

* Herakliti ishte kundërshtar i demokracisë, autor i ekspozimeve thumbuese polemike kundër pushtetit të demosit dhe forcimit të ndikimit "të masës". Refuzoi, pas fitores së demokracisë në vendlindjen e tij Efesin, të marrë pjesë në jetën shtetërore dhe u tërhoq në vetmi. Rreth 130 fragmente autentike janë ruajtur nga vepra e tij Mbi natyrën.

* "Gjithësia nuk u krijua as nga zotat, as nga njeriu, por ka qenë, është e do të jetë prore zjarr i pashuar".Herakliti
* "Të pavdekshmit janë të vdekshëm, kurse të vdekshmit të pavdekshëm, sepse jeta e këtyre është vdekja e atyre, vdekja e atyre jeta e këtyre".Herakliti

* "Për këtë logos, ndonëse është i amshueshëm, njerëzit nuk kanë kuptim as para se të dëgjojnë për të, as pasi të kenë dëgjuar: sepse edhe nëse gjithçka ndodh sipas këtij ligji (logosi), ata janë të ngjashëm me ata të papërvojë..."Herakliti

* "Lufta është babai i gjithçkahit, mbret i gjithçkahit".Herakliti

* Në tekstet etike dhe sociale, Herakliti flet si aristokrat mbi masën e cila është "e pangopur si kafshët", prandaj është kundërshtar i hedonizmit, ngase më të mirët e duan famën e amshueshme dhe jo gjërat që kalojnë shpejt. Më në fund, sikur "të ishte fati në kënaqësitë trupore, atëherë do t'i quanim fatlum qejtë kur gjejnë grozhla që të ngopen".

* Sipas Niçes, i cili dhe interpretimin origjinal të Heraklitit si mendimtar që gjeti idenë fundamentale në lojën e amshueshme të fëmijës dhe të artistit, "fama" e Heraklitit "ka të bëjë me njerëzit dhe jo me të", sepse "ai është i nevojshëm për pavdekshmërinë e njerëzimit", ndërsa atij si njeri "nuk i nevojitet medoemos pavdekësia".

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons