Apple mund të bëhet kompania e parë në botë trilion dollarëshe. Kjo pritet të ndodh brenda 12 muajve parashikojnë ekspertët e Uall Stritit. Javën e kaluar, kompania teknologjike kaloi në bursë për herë të parë Google.Kompania me bazë në Cupertino, Kaliforni, është aktualisht kompania më e vlefshme në botë me 590.82 miliard dollarë.Në fund të vitit 2011, Apple mbi dyfishojë fitimet duke arritur një fitim prej 13 miliard dollarë krahasuar me 6 miliard të të njëjtës periudhë të vitit 2010. Kjo u arrit falë shitjes së mbi 37 milion iPhone, 128% më shumë se një vit më parë.
Tim Cook, shefi ekzekutivi i Apple është shprehur se “mund të kishim shitur më shumë nëse do të kishim më shumë pajisje”.
Kompania gjithashtu shiti dhe një numër rekord iPad, 15.43 milion copë.
Megjithëse disa analiza tregojnë se kompania më e madhe teknologjike është Samsung, Apple pritet të shënojë shitje rekord në Kinë. Për këtë vit ajo pret që të shes mbi 40 milion iPhone vetëm atje. /F.S/