Anaksimeni. Filozofi i tretë dhe i fundit nga Mileti është Anaksimeni (585/4-528/5. p.e.r.) i cili ka qenë "shoqëruesi" i ri i Anaksimandrit. Duke vlerësuar përgjigjen e Anaksimandrit, në lidhje me përbërjen e sendeve natyrore, ai ishte i pakënaqur me nocionin e të pakufishmes si burim i të gjitha sendeve, deri sa ky nocion është shumë i papërcaktuar dhe i paprekshëm.Ai mundi të kuptojë pse Anaksimandri dha zgjidhjen e tij të ndryshme nga nocioni i Thalesit, se uji është shkaku i të gjitha sendeve. Arsyeja qëndron në atë, se e pakufishmja mund të të ndihmojë të shpjegosh sfondin e "pafund" të shumëllojshmërisë së gjerë të sendeve të fundme dhe specifike. Për Anaksimenin, e pakufishmja e papërcaktuar nuk ka kuptim specifik, prandaj ai zgjodhi rrugën e Thalesit duke u fokusuar mbi një substancë të përcaktuar, por në të njejtën kohë u përpoq të përvetësonte nga arritjet e avancuara të Anaksimandrit. Për të bashkuar nocionin e Thalesit mbi një substancë të përcaktuar, me konceptin e ri të Anaksimandrit mbi të pakufishmen në lëvizje të vazhdueshme, Anaksimeni përcaktoi ajrin si substancë primare, nga e cila rrjedhin të gjitha sendet. Ashtu si e pakufishmja, ajri është i shpëmdarë kudo; por ndryshe nga e pakufishmja ai ëshfë substancë materiale specifike dhe e prekshme, që mund të përcaktohet. Për më tepër, lëvizja e ajrit është një proces më specifik, sesa "shkëputja" e Anaksimandrit. Kjo e çoi Anaksimenin në formulimin e konceptit të respektueshëm të "rrallimit" dhe "të kondesimit" të ajrit si forma specifike e lëvizjes, që sjellin ndryshime në ajër. Edhe pse ajri është i padukshëm, njerëzit jetojnë vetëm për aq kohë sa mund të marrin frymë, dhe "ashtu si shpirti ynë, duke qenë ajër qëndron së bashku me ne, po kështu fryma dhe ajri rrethon gjithë boten". Por, për të shpjeguar se si ajri është origjina e të gjitha sendeve, Anaksimeni fut një ide të rëndësishme, sipas së cilës ndryshimet në "cilësi" shkaktohen nga ndryshimet në "sasi". Zgjerimi dhe tkurrja e ajrit përfaqësojnë ndryshime sasiore, dhe këto ndryshime, duke ndodhur në një substancë të vetme, shpjegojnë shumësin e sendeve të ndryshëm. Zgjerimi ose rrallimi i ajrit shkakton ngrohjen dhe, në ekstrem, zjarrin; ndersa tkurrja ose kondesimi shkakton ftohjen dhe transformimin e ajrit në objekt solid nëpërmjet një transformimi gradual ku, siç thotë Anaksimeni, "ajri, që kondesohet, formon erërat..., e në qoftë se ky proçes shkon më tej ai jep ujë, e akoma më tej jep tokën dhe nga kondesimi më i madh janë formuar gurët".
Megjithëse këta filozofë milesianë duket se kanë studiuar me temperament dhe interesa shkencore, ata nuk i kanë formuar hipotezat e tyre në atë mënyrë që sot i bëjnë shkencëtarët modernë; gjithashtu, ata nuk projektuan ndonjë eksperiment për të provuar teoritë e tyre. Idetë e tyre kishin një tipar dogmatik; ato janë më shumë një mënyrë pohimi pozitiv, sesa tentativa për hipoteza të vërteta. Por duhet të kujtojmë se çështjet kryesore, në lidhje me natyrën dhe kufijtë e njohjes njerëzore, akoma nuk ishin ngritur. Miletasit akoma nuk i referohen, në ndonjë menyrë, problemit të marrëdhënieve midis shpirtit dhe trupit. Reduktimi i të gjithë realitetit në një origjinë materiale, sigurisht e ngre këtë çështje, por kjo çështje është e njohur më vonë si një problem në historinë e mendimit. Cilado qoftë dobia e ideve të tyre specifike rreth ujit, të pakufishmes dhe ajrit si substanca primare të sendeve, rëndësia e vërtetë e miletsave është se ata, për herë të parë, ngritën çështjen e natyrës në instancë të fundit të sendeve. Ata bënë hapin e parë dhe direkt të hulumtimit mbi çështjen, se nga çfarë ëshfë e përbërë në të vërtetë natyra.
KURESHTI NGA JETA E ANAKSIMENIT
* Augustini për të pohon se Anaksimeni ka qenë i bindur se perënditë «nuk e kanë krijuar ajrin, por edhe vetë ata janë krijuar nga ajri».Kozmosi në esencë është identik me njeriun, ndërsa ajri e bën të mundur këtë unitet. Sikurse shpirti ynë që është ajër dhe si i tillë na drejton ne dhe nga ne krijon unitet, po kështu edhe fryma dhe ajri përfshijnë dhe mbajnë tërë kozmosin» (Diels, fragm.2).
* Sikurse për Anaksimandrin ashtu edhe për Anaksimenin procesi kozmologjik është periodik.