Në ditën e dytë të vizitës zyrtare në Turqi Kryeministri Berisha mori pjesë në Forumin e parë turko-shqiptar të biznesit dhe ekonomisë, i organizuar nga Unioni i Dhomave të Tregtisë dhe Bursave të Turqisë.
Në Forum ishin të pranishëm mbi 100 përfaqësues të biznesit dhe investitorëve më prestigjiozë turq, si edhe mbi 60 përfaqësues të biznesit shqiptar.
Në Forum mori pjesë edhe Zëvendëskryeministri dhe ministri i Ekonomisë së Turqisë, Ali Babaxhan dhe kryetari i Unionit të Dhomave dhe Bursave të Turqisë Irfat Hisarçikloglu.
Zëvendëskryeministri Babaxhan e vlerësoi këtë vizitë si shumë të rëndësishme, në një kohë kur shkëmbimet ekonomike dhe tregtare mes dy vendeve janë shumëfishuar, kurse investimet turke e kanë kapërcyer shifrën e 1 miliardë dollarëve.
Në fund të takimit, në prani të Kryeministrit Berisha dhe Zëvendëskryeministrit Babaxhan, u nënshkrua Memorandumi i Bashkëpunimit midis Postës Shqiptare dhe asaj të Turqisë.
Berisha takon shefin e diplomacisë turke
Në ditën e dytë të vizitës në Turqi, shefi i qeverisë shqiptare zhvilloi një mëngjes pune ministrin e Punëve të Jashtme të Turqisë Ahmet Davutoglu.
Në takim u vlerësua bashkëpunimi i shkëlqyer që të dy vendet kanë ndërtuar në fushën e sigurisë dhe në kuadër të NATO-s, si edhe u theksua roli i rëndësishëm, strategjik e i moderuar që Shqipëria ka luajtur në vijimësi në dobi të forcimit të paqes e stabilitetit në rajon e më gjerë.
Ministri i Jashtëm, bën të ditur njoftimi i Kryeministrisë, theksoi se Berisha ndodhet në një vend mik të vërtetë dhe të gjithë kanë kënaqësinë ta mikpresin në Turqi. Në këtë kontekst, ministri Davutoglu e uroi Kryeministrin Berisha për 100 vjetorin e pavarësisë së Shqipërisë.
Davutoglu vlerësoi arritjet e rëndësishme të Shqipërisë, në veçanti performancën e ekonomisë shqiptare, duke theksuar se ekonomia shqiptare, falë politikave dhe reformave të suksesshme të qeverisë, i ka qëndruar kësaj kohe të vështira për ekonominë globale.
Nga ana e tij, Berisha falenderoi për gatishmërinë e bashkëpunimit dhe shfrytëzoi rastin për t’i përsëritur mirënjohjen e të gjithë shqiptareve për mbështetjen që Turqia i ka dhënë në vijimësi Kosovës dhe njohjes ndërkombëtare të saj.
Berisha takon Erdogan
Vizita e kryeministrit Sali Berisha në Turqi ka nxjerrë në pah marrëdhenien e ngushte politike dhe ekonomike që dy vendet kanë ruajtur historikisht me njëri-tjetrin.
Pas nje takimi kokë më kokë me kryeministrin Berisha, homologu turk, Rexhep Taip Erdogan e vlerësoi Shqipërinë si një aleat strategjik të Turqisë në Ballkan.
Dhe duke qenë se në këtë kohë globalizimi, aleancat strategjike nuk kuptohen pa ato ekonomike, kryeministri Erdogan deklaroi qëllimin e Turqisë për të shtuar investimet në Shqiperi, edhe për shkak se sipas tij, investimet e huaja janë më të sigurta në një vend që s’u prek nga kriza ekonomike globale.
”Mund të them se Shqipëria është një ndër vendet e pakta në Europë dhe në Ballkan që nuk u prek nga kriza ekonomike. Shqipëria e kaloi këtë situatë pa vështirësi të mëdha, ashtu si Turqia. Shqipëria, me drejtimin e vet të suksesshëm financiar dhe ekonomik e kaperceu këtë periudhe. Sigurisht, duhet që duke u mbështetur fort në potencialet tona të vijojmë zhvillimin dhe mendoj se për sa kohë që do të jetë e sigurt dhe e stabilizuar, Shqipëria do të jetë shumë më e fortë”, theksoi Erdogan.
Në deklaratën e tij, kryeministri turk shtoi: “Përderisa Shqipëria është një shtet që po tërheq investimet e huaja, kjo ekonomi do të vazhdoje të fuqizohet akoma më shume. Aktualisht, volumi tregtar mes dy vendeve është 400 milionë dollarë. Sigurisht që kjo nuk është një shifër që tregon kapacitetin e vërtetë të dy shteteve. 30 biznesmenë turq kanë investuar në Shtetin Shqiptar, gjë e cila rrit dhe marrëdheniet ekonomike mes dy vendeve tona. Investimet e tyre kapin shifren e 1 miliardë dollarëve”.
TCH