Forumi Kuq E Zi
Topi:Shqipëria e sheh komunitetin e biznesit gjerman një partner të rëndësishëm të interesave ekonomike  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Topi:Shqipëria e sheh komunitetin e biznesit gjerman një partner të rëndësishëm të interesave ekonomike  Regjis10


Join the forum, it's quick and easy

Forumi Kuq E Zi
Topi:Shqipëria e sheh komunitetin e biznesit gjerman një partner të rëndësishëm të interesave ekonomike  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
Topi:Shqipëria e sheh komunitetin e biznesit gjerman një partner të rëndësishëm të interesave ekonomike  Regjis10
Forumi Kuq E Zi
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....


You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

LAKSI & E

LAKSI & E
Webmaster
Webmaster
Presidenti Topi mori pjesë sot pasdite në Forumin ekonomik të biznesit shqiptaro-gjerman, të mbajtur në Berlin, me pjesëmarrjen e një grupi të rëndësishëm të biznesit të të dy vendeve. Pas çeljes së punimeve të Forumit nga Drejtori i Marrëdhënieve me Jashtë të Dhomës Gjermane të Industrisë dhe Tregtisë së Berlinit, zotit Aksel Niçke, Presidenti shqiptar, Bamir Topi, në fjalën e tij përshëndetëse, pasi shprehu kënaqësinë e veçantë të takimit me përfaqësues të komuniteteve të biznesit, veçanërisht, të komunitetit të biznesit gjerman, falenderoi sipërmarrësit gjermanë dhe të gjitha strukturat shtetërore dhe private ekonomike dhe financiare gjermane, të cilat kanë shprehur interes për Shqipërinë dhe që aktualisht “ndodhen
në vendin e donatorit më të madh për vendin tonë, duke dhënë mbështetjen e tyre të madhe në procesin e gjatë të transformimit demokratik dhe evropian që Shqipëria tashmë ka ndërmarrë”. Gjithashtu, në fjalën e tij, Presidenti Topi vuri në dukje se:“Shqipëria po përjeton sot ndryshime të jashtëzakonshme politike,ekonomike dhe sociale dhe procese të thella përshtatëse me një shoqëri të lirë, demokratike e të ekonomisë së tregut. Ne jemi të vendosur të arrijmë me sukses këtë qëllim. Cili më mirë se ky qytet ku ne ndodhemi sot do të përfaqësonte shembullin ideal se kur ka vullnet politik, kur ka politika të drejta ekonomike dhe sociale, kur qëllimi i bashkon njerëzit, kur tregu gjen hapësirë, kur sipërmarrja shpërblehet dhe kur
njeriu shijon lirinë, ëndrra kthehet në realitet. Ky realitet politik,ekonomik dhe social quhet sot Berlin, kryeqyteti i vetëm i Gjermanisë”.Më tej, duke nënvizuar se niveli i shkëlqyer i marrëdhënieve politike dhe diplomatike ndërmjet dy vendeve tona jep garanci që hapësirat e bashkëpunimit e sidomos të pjesëmarrjes së potencialit ekonomiko-tregtar gjerman në ekonominë dhe në tregun e Shqipërisë të shumëfishohen në raport me ato aktualet, Presidenti shqiptar vlerësoi punën dhe kontributin e sipërmarrësve shqiptarë, të cilët, përkrah biznesmenëve gjermanë, janë kthyer në partnerë të rëndësishëm të shtetit shqiptar dhe promotorë të ekonomisë shqiptare, si dhe po i kontribuojnë të ardhmes së përbashkët të interesave të tyre e për pasojë të interesave të vendeve tona dhe të popujve tanë. Në vijim të fjalës së tij, Presidenti Topi shprehu mbështetjen e tij të plotë për të përkrahur misionin e rëndësishëm të sipërmarrësve të biznesit, gjermanë dhe shqiptarë, në fuqizimin e marrëdhënieve mes dyvendeve tona, jo vetëm në fushën ekonomike, tregtare e të turizmit, por dhe në ato të telekomunikacionit, infrastrukturës, energjisë,aviacionit civil e ushtarak, etj, duke theksuar se do të “përkrahë çdo nismë, çdo interes të shfaqur, çdo qëllim të ndershëm, çdo marrëveshje dhe çdo dëshirë që do të lindë nga ky forum i rëndësishëm”. Në përfundim të fjalës së tij, Presidenti Topi theksoi: “Shqipëria e sheh komunitetin e biznesit gjerman një partner të rëndësishëm të nteresave ekonomike të saj dhe unë sot gjej rastin të shpreh besimin e plotë se ju me përpjekjet tuaja të përbashkëta do ta çoni më tej zhvillimin e marrëdhënieve ekonomike mes Gjermanisë dhe Shqipërisë”. Gjatë punimeve të Forumit e morën fjalën gjithashtu: Presidenti i
Shoqatës Ekonomike Gjermani – Shqipëri, z. Hans-Jyrgen Myler, Presidenti i Komitetit për Evropën Lindore dhe Qendrore, z. Mihael Rabe, Kryetari i Dhomës së Tregtisë së Shqipërisë, z. Nikolin Jaka, si dhe mjaft përfaqësues e sipërmarrës gjermanë e shqiptarë të biznesit.

https://kuqezi.albanianforum.net

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons