Kryetari i Partisë Socialiste, Edi Rama ndodhet për vizitë në Londër ku u takua me deputetë e përfaqësues të lartë në parlamentin britanik.
Gjatë vizitës së tij, Rama u takua në mjediset e parlamentit anglez me Ed Milliband, Douglas Alexander, David Milliband dhe politikanë e ligjvënës të tjerë britanikë.
Në këtë takim është biseduar për integrimin sa më parë të vendit në Bashkimin Europian. Gjithashtu, Rama ka shpalosur programin e Partisë Socialiste “Për një Rilindje Shqiptare”, ku synohet rritja e punësimit dhe investimeve.
Nga ana tjetër, lideri i së majtës britanike, Ed Milliband përgëzoi Ramën për kontributin e partisë që ai udhëheq në reformat për integrimin europian të Shqipërisë si dhe ofroi mbështetjen për socialistët shqiptarë.
Kjo vizitë e Ramës në Londër vjen pak ditë pas asaj në Shtetet e Bashkuara ku zhvilloi një sërë takimesh intensive me zyrtarë të lartë amerikanë, ndër të cilët edhe me zv/ndihmës.Sekretarin e Shtetit për Europën, Philip Reeker.
TCH