Operacioni i koduar “Pranvera e fundit”, i zhvilluar nga Sektori kundër Krimit Financiar pranë Drejtorisë së Policisë të Qarkut Shkodër në bashkëpunim me inspektorët pranë Drejtorisë së hetimit tatimor Shkodër, ka bërë të mundur zbulimin dhe sekuestrimin e 18 830 paketa me cigare pa pullë fiskale dhe ma dokumentet tatimore.
Investigimi disa mujor i 42-vjeçarit B.Lishi, banues në qytetin e Shkodrës ka bërë që pjesëmarrësit në operacionin e policisë të ndërhyjnë befasisht duke bërë kontroll në automjetin dhe banesën e këtij shtetasi.
Në automjet i janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 42 (dyzet e dy) steka cigare të markave të ndryshe,
Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale: 18410 (tetëmbëdhjete mijë e katërqind e dhjetë) paketa cigare të tjera.
Materialet në ngarkim të të ndaluarit i kanë kaluar prokurorisë për veprën penale “Tregtim dhe transportim i mallrave që janë kontrabandë”, dhe “Ruajtja apo depozitimi i mallrave kontrabandë. /Anila Dushi/