Forumi Kuq E Zi
PDIU “rebelohet” ndaj Haxhinastos  Mirese10
Pershendetje vizitor i nderuar.
Me sa duket, ju nuk jeni identifikuar akoma ne faqen tone, ndaj po ju paraqitet ky mesazh per tju kujtuar se ju mund te Identifikohu qe te merrni pjese ne diskutimet dhe temat e shumta te forumit tone.

-Ne qofte se ende nuk keni nje Llogari personale ne forumin ton, mund ta hapni nje te tille duke u Regjistruar
-Regjistrimi eshte falas dhe ju merr koh maksimumi 1 min...
Duke u Regjistruar ju do te perfitoni te drejta te lexoni edhe te shprehni mendimin tuaj.

Gjithsesi ju falenderojme shume, per kohen që fute ne dispozicion për të vizituar saitin tonë.
Per cdo gje na kontaktoni ne Forumikuqezi@live.com
PDIU “rebelohet” ndaj Haxhinastos  Regjis10

Join the forum, it's quick and easy

Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.

Ju Mirpresim te gjithve ne forumin ton, ku do te gjeni argetim, humor, filma, lajme nga me te fundit, informacione nga me te ndryshmet, libra, programe per kompjuterin dhe shum e shum gjera te tjera. Per me shum ju ftojm te gjithve te REGJISTROHENI.....

You are not connected. Please login or register

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Vizitor

Anonymous
Vizitor
PDIU “rebelohet” ndaj Haxhinastos  PDIU-seliaNjë deklaratë i ministrit të Punëve të Jashtme Edmond Haxhinasto se, termi “Çamëri” nuk ekziston, ka provokuar një reagim therrës nga ana e Partisë për Drejtësi, Integrim dhe Unitet, që mbron interesat e komunitetit çam.

Ministri Haxhinasto, që është edhe zëvendëskryetar i LSI-së, e bëri këtë deklaratë gjatë një interviste për emisionin “Debat” të Alfred Pezës.

Në reagimin e shpërndarë me e-mail, PDIU ndalet në një shpjegim të hollësishëm të toponimisë, duke sqaruar se termi “Çamëri” vjen nga lumi që në antikitet quhej Thiamis. Po ashtu, termi “Çamëri”, sqaron PDIU, ka qenë term zyrtar i shtetit grek deri në vitet '40.

“Termi “Çamëri” është zëvendësuar pjesërisht me

termin “Thesproti” vetëm si term i një nëndarjeje administrative dhe jo si toponim gjeografik”, thotë PDIU në deklaratën e vet.

Duke përmendur rastet e shqiptarëve që janë ndaluar të hyjnë në Greqi për shkak të vendlindjes së tyre të shkruar në pasaportë, PDIU sqaron se në pasaportat e tyre është shkruar vetëm qyteti apo fshati i lindjes, si Paramithi, Gumenicë, Pargë, Margëlliç, Filat, etj.

Në lidhje me këto raste, thotë PDIU, shteti shqiptar në vend që të qëndrojë apatik, duhet të kërkojë dhe të shohë se si e kanë zgjidhur Maqedonia dhe Turqia këtë çështje me Greqinë dhe se si lejohet që shtetasit grekë të kenë në dokumentat e tyre vendlindje si Smirni dhe Konstandinupoli dhe jo Izmir apo Instambul, që janë toponimet zyrtare.

Është e papranueshme, thotë PDIU në deklaratën e saj, që ministri shqiptar i Punëve të Jashtme, që duhet të protestonte dhe të hidhte poshtë me argumente historike dhe të së drejtës ndërkombëtare këtë pretendim absurd të palës greke, i bën tezat e Greqisë të vetat.

“Shteti shqiptar duhet të kundërshtojë këtë qëndrim absurd. Në të kundërt, partia jonë do të përvijojë edhe e vetme betejën institucionale për të drejtat e mohuara”, e mbyll deklaratën e saj PDIU.

PDIU u bë pjesë e koalicionit qeveritar në nivel zv/ministrash vetëm pak kohë më parë. Kjo parti ka dy deputetë në Kuvend, votat e së cilës janë po aq të vyera në këto momente sa edhe katër votat e LSI-së.

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye  Mesazh [Faqja 1 e 1]

Drejtat e ktij Forumit:
Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi

Social Media Buttons