Policia kufitare në Sarandë ka marrë një takim me drejtuesit e anijeve të peshkimit, pas shqetësimeve që këta të fundit kanë përcjellë pak ditë më parë.
Kryekomisar Kastriot Skënderaj shef i Komisariatit të Kufirit në Sarandë tha se ishte vënë në dijeni të shqetësimeve të peshkatarëve, që janë akuzuar nga pala greke krejt papritur se po peshkojnë jashtë ujërave territoriale shqiptare dhe po merren masa për t'i mbështetur ata me çdo dokumentacion zyrtar që saktëson koordinatat e lundrimit në rast përballjeje me autoritetet greke.
"Une ne takimin qe pata me peshkataret, ju thashe se nese do te kete gjoba ne ngarkim te tyre, une ju kam thene qe do te veme ne dispozicion gjithcka qe ne kemi apo gjithcçka qe prodhohet ne Qendren e Kontrollit dhe Vezhgimit Detar qe eshte ne Durres. Ato do te sherbejne si prova, per nje konflikt gjyqesor qe peshkataret mund te hapin me shtetin grek, nese do te kete probleme te tilla te gjobave fiktive apo ne distance. Une mora persiper qe shume shpejt te bej nje takim me palen greke dhe shqetesimet e tyre t'ua ve ne dispozicion per zgjidhje pales greke", thote Kastriot Skenderaj, shef i Policise Kufitare te Sarandes.
Vetë peshkatarët kanë kërkuar prej kapitenerisë së Portit që t'i pajisë ata me harta detare të përditësuara.
Konflikti i lindur mes autoriteteve kufitare greke dhe peshkatarëve shqiptarë sipas autoriteteve të kufirit në Sarandë nuk mund të zgjidhet në nivel lokal pasi është një akt i pastër i mosmarrëveshjeve rreth kufirit detar dhe meriton të marrë zgjidhje në instanca më të larta të të dy vendeve. Ky skandal u denoncua nga Top Channel, ne rubriken "Shqiperia Tjeter", te gazetarit Marin Mema.
tch